Mbyten dy të rinj, njëri në lumin Mat, tjetri në Gjirin e Lalëzit

anazapta

Dy të rinj humbën jetën sot, pasi u mbytën në ujë. Rastet e veçanta u regjistruan në Mat dhe në plazhin e Gjirit të Lalëzit.

Një 20-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur,  u mbyt në lumin Mat, në zonën e Klosit, ku kishte shkuar për t’u larë me shokët. Ndërsa Besim Maja, 22 vjeç, nga fshati Borizanë i Krujës u mbyt në det në Gjirin e Lalëzit.

Mësohet se polumbarët kanë nxjerrë trupin e 20-vjeçarit të mbytur në lumin Mat, ndërsa po vijojnë kërkimet për të riun nga Borizana e Krujës.

 

 

 

Share This Article
1 Comment
  • Mos ia fusni kot. 20 vjecari nga Klosi vuante nga epilepsia dhe eshte mbytyr ne nje grope uje. Mos iu referoni personave qe nuk dine te bejne lajme te sakta. Ju lutem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *