Mbytet në det 26-vjeçarja shqiptare, shpëton vajza e vogël

J L

Një 26 vjeçare shqiptare  gjeti vdekjen në një plazh në Itali, ndërsa mundi të shpëtojë e bija.

Nëna e re humbi jetën, ndërsa vajza e saj e vogël u dërgua në spital në Metaponto. Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune, pranë Lido Nettuno të Metaponto (Matera), një nga vendpushimet bregdetare në Basilicata.

26 vjeçarja, e cila kishte shkuar në Basilicata për pushime u mbyt ndërsa po lahej me vajzën e saj gjashtë vjeçare.

Rojet e shpëtimit kanë ndërhyrë në kohë, por nuk kanë arritur ta shpëtojnë nënën e re.

Emri i viktimës ende nuk është bërë i ditur.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *