Mbytet në plazhin e Spillesë 32-vjeçari

Leda Hysa

Një 32-vjeçar ka nderruar jetë pasi u mbyt në plazhin e Spillesë

Policia njofton se i riu me inicialet J.Xh, banues në fshatin Luz i Madh, Kavajë, fillimisht është nxjerrë nga uji me ndihmën e pushuesve teksa ndodhej në gjendje të rëndë.

Pasi i është dhënë ndihma e parë, me mbërritjen e ambulancës ai është transportuar për në spital, por ka ndërruar jetë rrugës.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur rreth orës 12:00, ndërkohë që theksohet se grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

 

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *