Një person rreth i moshës 45-50 vjeç është mbytur ditën e sotme në Liqenin Artificial të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00.
Sipas dëshmitarëve, personi ka hyrë në liqen dhe nuk ka dalë më. Në vendngjarje janë policia dhe zhytësit që po kërkojnë trupin. Ende nuk dihet identiteti i tij.

