Një ngjarje e rëndë është shënuar që në orët e para të mëngjesit.
Një pushues është mbytur në plazhin e Shëngjinit.
Mësohet se viktima është Besnik Marlika, 78 vjeç nga qyteti i Krujës.
Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje.
Sipas policisë, dyshohet që pasi ka hyrë në det për tu larë, Merlika është ndjerë keq nga ana shëndetësore.
I moshuari, rrugës për në spital kur po transportohej me ambulancë, ka ndërruar jetë.
Megjithata policia sqaron se grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
j.l./ dita
