Një pushuese në plazhin e vjetër të Vlorës është mbytur mëngjesin e sotëm.
Viktima është identifikuar si Shoha Baci, e moshës rreth 60-vjeç, ndërsa dyshohet se shkak për vdekjen e saj është bërë një atak kardiak gjatë kohës kur ishte në det.
Kanë qenë pushuesit e tjerë ata që kanë hyrë për t’i dhënë ndihmën e parë gruas, por pavarësisht ndihmës gruaja nuk ka mundur të mbijetojë.
Ambulanca dhe policia kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje
Pritet që trupi i 60-vjeçares t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, për të zbuluar shkaqet e vdekjes.
j.l./ dita

Veçse kjo foto nuk eshte e plazhit te vjeter, prandaj mos nxirrni foto si ato te Saliut qe i gjen nga Afganistani dhe i nxierr sikur jane ne Shqiperi. U be rruge, dreqi e mori qe te pa vertetes ti themi me pahir te vertete!
Po ca ke me plazhin a te dhjefsha mendjen. E do rrugen dhe ne det?