Mbytet skafi në ujërat greke, 18 viktima

anazapta

Mbytja e një motobarke në ujërat e Greqisë ka shkaktuar të paktën 18 viktima. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së kaluar në ujërat e detit Egje pranë ishullit grek Mitilene.

Forcat e shpëtimit kanë mundur të nxjerrin nga uji deri në mesditë 18 trupa të pajetë. Viktimat ishin të gjithë klandestinë dhe i përkisnin moshës nga 20 deri në 45 vjeç.

Një i mbijetuar 20-vjeçar u ka thënë autoriteteve se në bordin e skafit ndodheshin edhe dy skafistë turq. Roja bregdetare e Greqisë saktëson se për shkak të temperaturave të ulëta nuk ka gjasa të ketë të tjerë të mbijetuar.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *