Mbyti me duar gruan e pronarit, Apeli i rrëzon kërkesën për pafajësi

J L

Gjykata e Apelit i ka rrëzuar kërkesën për pafajësi Fatjon Karmeshtnas, 35-vjeç, baba i katër fëmijëve i cili është dënuar me burgim të përjetshëm per vrasjen e Suela Sulës në bashkëpunim me bashkëshortin e kësaj të fundit.

Karmeshtna mbyti me duar Suela Sulën në 18 prill 2016, në tualetin e mobilerisë së saj në Bushat të Shkodrës, me urdhër të bashkëshortit Sadedin Sula.

Në provat kundër tij është edhe një regjistrim audio i bërë nga telefoni i viktimës.

Në këtë material dëgjohet se si Sadedin Sula dhe i dënuari, Karmeshtna, flasin me njëri-tjetrin.

Nga biseda rezulton se ata kanë një raport të ngushtë dhe Sadedin Sula dëgjohet të thotë së ka dyshime se e shoqja e tradhtonte dhe kishte frikë se do të ndahej e se do t’i merrte gjysmën e mobilerisë.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *