Mbytja e 9-vjeçarit në Shkodër, një tragjedi për këngëtaren Elisabeta Marku. Zbulohet lidhja me të

redaktor

Mbytja aksidentale e 9-vjeçarit në lumin Gjadër në Shkodër, ka tronditur edhe këngëtaren Elisabeta Marku.

Joq mëson se këngëtarja e muzikës popullore Elisabeta Marku është motra e madhe nga babai e djalit të mitur që vdekjen paraditen e sotme.

Edhe pse nëna e tij tentoi ta shpëtojë duke u hedhur në lumë, ajo nuk mundi që ta nxirrte të gjallë të birin.

NJOFTIMI I POLICISË
Me datë 28.07.2017, ora 10:50,kemi marre njoftim se ne lumin e Gjadrit është mbytur një femijë.

Menjëherë Sherbimet e Komisariatit Vau Dejës kanë shkuar ne vendngjarje te cilët njoftojnë se është shtetasi F.M, 9 vjeç, nga fshati Naraç, pa shenje jete.

Nga informacinet paraprake mesohet se femija ka qenë i shoqëruar nga nëna e tij M. M, 42 vjeçe, e cila ka hyrë në lum për të shpëtuar të birin.

Shtetasja M. M. është jashtë rreziku për jetën dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *