“Mbytja e Moskva e acaroi shumë”, dëshmia për gjendjen e Putin: “Ka nisur të besojë marrëzitë që transmeton TV rus”

redaktor

 

Prestigjiozja “Financial Times” ka bërë një analizë të gjerë të luftës në Ukrainë, por dhe për përpjekjet e forta që po bëhen nga ana e ukrainasve dhe perëndimit që t’i japin fund luftës sa më parë me anë të diplomacisë.

Në artikullin e saj “Financial Times” shkruan se presidenti rus Vladimir Putin nuk është më i interesuar në përpjekjet diplomatike për të zgjidhur konfliktin dhe në vend të kësaj dëshiron të pushtojë sa më shumë territor ukrainas.

Sipas “FInancial Times” tre persona të informuar mbi bisedat me presidentin rus i thanë gazetës se Putin po shqyrtonte seriozisht një marrëveshje paqeje me Ukrainën muajin e kaluar.

Megjithatë, ata thanë se ai tani nuk mund të shohë ndonjë zgjidhje përmes bisedimeve diplomatike dhe beson se ato janë në një “rrugë pa krye”.

Një person i informuar për bisedimet tha: “Putini sinqerisht beson në marrëzitë që dëgjon në televizion [rus] dhe ai dëshiron të fitojë shumë”.

Qasja e tij u ashpërsua pas fundosjes së luftanijes ruse Moskva, për të cilën Ukraina ka marrë përgjegjësinë.

i.b. / dita

 

Share This Article
6 Comments
  • Putin dhe Kiril duke u lutur bashkë diton e pashkës Ortodokse.
    Dy spiunë të KGBsë,që flasin në emër të perandorit dhe krishtit.
    Kulmi i mashtrimit dhe maskarallikut universal.

    • dhe hitleri,dhe stalini,dhe vekja jonë,dhe palloshi artist,pak më i dobët se hitleri,dhe alFredo kaCo,besojnë në ato që thonë!!psh saliu ynë,lider i lindur,qëndronte para pasqyrësh dhe mësonte përmëndësh fjalimin që do mbante!!pasi e kishte përsëritur disa herë,bindej që e kishte shkruar ai vetë dhe se gjithçka ishte e vërtetë!!
      enveri bisedonte me shokun mali pizga,shokun xhel gjoni dhe mbi të gjitha me shokun hekuran,dhe më në fund i jepte leje gjermanive të bashkoheshin!!
      si e thua dhe ti,të tërë këta kanë një delir të tmerrshëm i të qënit të ajshtëzakonshëm!!
      të garantoj se NJËSHI ynë do ti bënte konkurencë xhuxhit NJËSH të rusisë pa pikë problemi,po të uleshin në atë tavolinën si fusë futbolli!!pavarsht se ky vesh çitjane!!kanë të njëtën prerje në tru!!katror dhe të lëmuar!!nuk ju qëndron asnjë fjalë nga ato që i vijnë nga jashtë!!këta dëgjojnë vetëm zërin e tyre,dhe atë nga brënda!!
      ky ska fatin të dëgjojë alFredo kaCon tonë.ta kishte atë mundësi??
      kishte lujt menç me kohë!!

  • Kirill e Putin dy djaj qe diten e Pashkeve ordhodokse vrasin femijet sllave ordhodokse ne Ukraine.

  • Te jesh drejtues shteti do te thote te jesh ne radhe te pare njerezor,civil, njohes i shkelqyer i psikologjise njerezore dhe i mardhenieve ndermjet njerezve,familjes,shoqerise dhe shteteve. Te jesh nje spiun apo ushtarak profesionist , nuk do te thote se je nje drejtues i mire i shoqerise apo shtetit, por edhe ne mardhenie me te gjera. Ne shoqerine komuniste 70 vjeçare sovjetike dy cilive mbahen mend per njerezor, i pari Hrushovi qe denoi krimet e stalinit dhe te berias dhe i dyti Gorbaçovi qe shperbeu komunizmin dhe dhunen shteterore , e akoma me keq terrorizmin shteteror komunist qe fatkeqesisht po mundohet ta riktheje Putini. Se ku do dale ky nuk i dihet akoma, por qe eshte i humbur kjo nuk diskutohet e Ishalla nuk merr te tjere me vete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *