McAllister: BE është në dijeni të ndikimit rus dhe turk në Ballkan

DITA Online

Në debatin mbi pranimin në BE të Ballkanit Perëndimor, eurodeputeti gjerman David McAllister thotë se ka ardhur koha që rajoni të lidhet më afër me Bashkimin Evropian.

“Nëse njerëzit mendojnë se po ecën hap pas hapi, gatishmëria për të reformuar rritet”, tha kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian.

Ndërkohë, në një intervistë të dhënë për gazetën “Faz”, McAllister nënvizon se Serbia dhe Mali i Zi, janë më pranë se kurrë hapjes së negociatave.

Dhe sipas eurodeputetit gjerman, interesat e këtyre dy vendeve duhet të merren parasysh nga BE, duke shtuar se kjo i shërben njëkohësisht edhe zhvillimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor.

“Interesat e vendeve si Serbia dhe Mali i Zi duhet të merren parasysh në vendimet e BE. Kjo vlen, për shembull, në zhvillimin e tregut të brendshëm ose të rrjeteve të energjisë”, thekson McAllister.

Sa i përket vitit 2025, i cili u fut në lojë nga BE për një pranim të mundshëm, ish-kryeministri i Saksonisë së Ulët tha se duhet të inkurajojë shtetet.

“Aderimi përfundimisht varet nga fakti nëse një vend përmbush kushtet politike, ligjore dhe ekonomike”, u shpreh ai.

Në të njëjtën kohë, McAllister paralajmëron se BE është e vetëdijshme se ka një rritje të ndikimit të vendeve si Rusia, Kina apo Turqia në rajon, që kërkojnë të shtrijnë interesat e tyre.

Por ai nuk ka pranuar të shprehë, se në cilat vende është më i pranishëm ky ndikim.

“Ka pasur aktivitete në rritje të Turqisë, Rusisë, Kinës dhe Shteteve të Gjirit për vite me rradhë. Rusia ka zgjeruar praninë e saj në disa vende të Ballkanit Perëndimor. Është bërë një përpjekje për të ndikuar në mënyrë selektive në fushatat e dezinformimit”, u shpreh McAllister.

Komisioni i BE kishte premtuar gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, se nëse do të arrijnë të implementojnë të gjitha reformat e kërkuara, atëherë në vitin 2025 i gjithë rajoni do të jetë pjesë e BE-së.

Përveç Serbisë dhe Malit të Zi, përfshihen Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Kosova dhe Maqedonia.

a.s/dita

Share This Article
4 Comments
  • Nuk duhet te kemi asnje iluzion. Boll! Me kete iluzion 30 vjecar te hyrjes ne BE ne do te na duhen edhe 30 vjet te tjera te hyjme ne BE.
    Shkaku i njohur nga ne te gjithe eshte korrupsioni qe stimulloi 30 vjet klasa e korruptuar e Shqiperise se sotme.
    Sa te kemi kete klase ne krye, nuk ka Europe qe mund te na pranoje.
    Klasa politike e sotme e Shqiperise dhe Europa jane dy gjera krejtesisht te papajtueshme,

  • Mire rusin e pruri Basha, po turkun kush po na e sjell. Mbulojeni pak ate Skenderbeun, ju lutem..
    Se na merziten turqit ene masandeja nuk na i rregullojne xhamite. As aeroportin nuk na e ndertojne…megjithese faturen ja ka lene popllit dhe buxhetit te shtetit. Punoni vellezer..per Qiperine

  • Nuk duhet te kemi asnje iluzion. Boll! Me kete iluzion 30 vjecar te hyrjes ne BE ne do te na duhen edhe 30 vjet te tjera te hyjme ne BE.
    Shkaku i njohur nga ne te gjithe eshte korrupsioni qe stimulloi 30 vjet klasa e korruptuar e Shqiperise se sotme.
    Sa te kemi kete klase ne krye, nuk ka Europe qe mund te na pranoje.
    Klasa politike e sotme e Shqiperise dhe Europa jane dy gjera krejtesisht te papajtueshme….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *