Shoqatat e transportit kanë ashpërsuar kërcënimin e tyre ndaj Bashkisë së Tiranës për rritjen e çmimit të biletave. Ata thanë se më 1 janar do të pezullojnë shërbimin e transportit.
Përfaqësues të shoqatave zhvilluan sot një takim me kryebashkiakun Erion Veliaj.
“Më 1 janar nuk ka transport publik, nuk jemi në gjendje. Nuk ka shërbim. Që nga dhjetori i 2014 nuk kemi çmim bilete, aktualisht punojmë një vit pa çmim bilete”, tha një përfaqësues i shoqatës së transportit.
Ata deklaruan se kanë 4-5 muaj pa u dhënë pagat punonjësve, ndërsa janë zhytur në borxhe dhe kredi.
“Problemi ynë kryesor është çmimi i biletës. Sot kemi arritur atje ku nuk mban më. Dhe nëse është keqkuptuar në konferencë për shtyp, për greva, bëhet fjalë se ne nuk kemi mundësi të vazhdojmë më. Jemi në borxhe. Nuk kemi fuqi ekonomike. Jemi firma private, 7 kompani që po mbajmë 70% të lëvizjes së Tiranës”, thanë ata.
Por, nënkryetari i Bashkisë, Arbian Mazniku tha se çmimi i biletave nuk do të rritet. “Unë besoj që janë shprehur që nuk kemi të bëjmë me kërcënim se sa një situatë në vështirësi financiare dhe po e shohim nga ky këndvështrim. Ne duhet të shohim mënyra që të gjejmë zgjidhje që shërbimi të vijojë të funksionojë”, tha Mazniku. /Dita/

pse mos te bejn presjon privatet kur shteti rrumpal i sali berishes gjerat qe perbejn sigurin kombetare ja la privatit
Te shporren maskarenjte se na ROPEN se gjalli me cmimin,sherbimin mizerabel,levizjen si breshke dhe sjelljen e personelit si RRUGACE!
Te duket vetja ne URBAN sikur je ne MAKINEN E BURGUT!!!
T’u behet thirrje te gjithe pronareve te autobuzeve dhe furgonave te lire ne Tirane dhe rrethe qe te mbulojne transportin urban ne Tirane qe ne daten 1 janar!!!
Boll me kercenimet e ketyre MAFIOZEVE qe kane siguruar fitime prallore!
Sa ishte ne Basdhki Lul Basha nuk guxuan te kercenonin,kur qeveria ia kaloi kompetencen Bashkise,ndersa tani u kujtuan prap se ashtu i ka nxitur BERISHA per te konfliktuar Bashkine me qytetaret!
ASNJE RRITJE CMIMI!
TE ZHDUKEN HAJDUTET E URBANEVE!!
KUJDES,ERION VELIAJ!
Keta horra i ka nxitur Sali Berisha per t;ju kercenuar qe ju te RRISNI CMIMIN E BILETES 700 LEKE,qe t’ju ngreje POPULLIN KUNDER JUSH!
Eshte skenar KRIMINAL i DJALLEZUAR!!!
ASNJE RRITJE CMIMI!
Te shpallin falimentin dhe te ikin prej ketij biznesi me fitime PRALLORE!
Ka plot pronare dhe shofere autobuzesh e mikrobuzesh qe jane gati ta marrin persiper kete pune deri sa te marre rruge!
Linjat kryesore si KINOSTUDIO-KOMBINAST,UNAZA,TIRANA E RE etj duhet t’i kete nen administrim Basdhkia e jo privati!!
Nuk e kane seriozishte,pasi u iken fitimi. Katasrtofen ta gjejne te vetja e tyre, pasi kane shofera e ne radhe te pare fatorino hajdut. gjeni per fatorino njeres hallexhinjer e jo cunak alkoli e bixhozi. Vendosni karten elektronike e do shikoni se sa do fitoni edhe me kete cmim qe ka sot bileta.
Bashkia e Tiranes te marre borc nga bashkite e tjera nga nje ose dy autobuza dhe te zeroje kontratat me privatet si hape i pare. Se dyte te porosise nje flote te re autobuzash dhe privatet le ti mbajne stoqe mjetet e tyre.
Mund te perdore si shofere dhe shoferet e ushtrise.
1 janari dite pushimi,s’del kush nga shtepia. 😀 😀
Nuk paska autobuza Bashkia-detyrim numer 1 i bashkise eshte transporti publik.
Sa pedonale dhe meditoriume te tjera dashka te ndertoje Edvin Ramiu.
Njerezit duan dhe te shkojne ne pune or Rami, pervecse te meditojne perballe kryeministrise.
Ky shtet duhet tia veje kufirin tek thana ketyre te pafytyreve qe vetem njerez nuk mund te quhen. kur njerezit jene ne veshtiresi ekonomike keta kerkojne lluks. le tua heqe bashkia licencat, kjo eshte zgjidhja
SHERBIMI URBAN ESHTE NJE SHERBIM PRIVAT DHE CMIMIN E TIJ E VENDOS TREGU I LIRE.
CDO DEVIJIM NGA KY RREGULL ESHTE KOSTO PER TE GJITHE NE.
Ju ne Shqiperi nuk dini edhe te kopjoni. Monopoli nuk privatizohet. Cmimet i dikton tregu kur ka konkurence dhe jo ne kushte monopoli. Prandaj ne rast se ata nuk bejne sherbimin, atehere hiquni licencen. Ne Amerike autobuzat dhe metroja jane “public” , pra jo private.
Une
kam qene nje nga fatorinat e pare kur u vendosen autobuzat [tip furgoni 20 vendesh] ne unaze dhe po u them qe te ardhurat qe grumbullon unaza jane te jashtezakoneshme,por problem eshte se 50% e lekeve shkojne ne xhepat e fatorinove+shoferave.Ata nuk dine te sherbejne per popullin,e kane mendjen vetem tek fitimi,urbanet levizin me shpejtesine e breshkes [ 40-50 minuta nje xhiro] ndalojne edhe ku nuk ka per te zbriturapo hipur njeri.
Kurre mos u fryfshi !
Bashkia duhet shterngohet ca si fillim te bleje autobuza t’i administroje vete dhe le te zhduken tronaret e firmave.Pastaj le te bejne bilancin se si do dalin.
Jane cmendur pronaret e autobuzave bashke me autobuzat. Me cmimin qe kerkojne keta karabushet urbane i bie qe per nje vajtje ardhje ne dite nje pensionist te shpenzoje 42 mije lek te vjetra ose nje te treten e pensionit (30 dite here 1400 leke ne nje vajtje ardhje). Karabushlleku nuk ka brire.Paska autobuza ne vend te brireve. Cmenduri private per pasurim brenda nje nate ?
Sherbimi urban ne Tirane eshte katastrofe…Bashkia ne vend qe te ushtroi kontroll te rrebte per zbatimin e kritereve kontraktuale ju kreh bishtin duke kerkuar “rrugzgjidhje”…Druaj qe edhe keta ustallaret e rinje e kan gjetur rrugen e zarfit.
Le ti heqin fatorinot dhe biletat te blihen ne. kiosks prane stacioneve sic e ka gjithe bota