Me 10 lojtarë në pjesën më të madhe të ndeshjes, por Hertha Berlin largohet me një fitore të çmuar nga transferta e Leipzig.
Kryeqytetasit dhuruan surprizën më të madhe të kësaj jave në Bundesligë me fitoren 3-2 ndaj nën-kampionëve të Gjermanisë.
Golin e parë, miqtë e gjetën që në minutën e 5-të, por dy minuta më vonë Torunarigha i la miqtë me 10 lojtarë.
Leipzig nuk përfitoi nga ky fakt, madje pësoi edhe golin e dytë në minutën e 31-të kur Salomon Kalou gjeti saktësisht katërkëndëshin e mbrojtur nga Peter Gulacsi.
Skuadrat u rikthyen në fushë për një tjetër pjesë të nxehtë dhe kështu ndodhi pasi Davie Selke shtangu stadiumin “Red Bull Arena”, ndërsa Willi Orban ngushtoi diferencën duke rikthyer në lojë ekipin e drejtuar nga Ralph Hasenhuettl që gjeti edhe golin e dytë në minutat shtesë, por nuk arriti të arrinte barazimin duke dalë me humbje nga kjo ndeshje.
