Më 15 gusht hyn në fuqi ligji i ri anti-duhan

Edona Llukacaj

Më 15 gusht hyn në fuqi ligji i ri “për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”. Ky ligj sjell disa risi për duhanpirësit dhe subjektet.

Siaps këtij ligji, do të ndalohet përdorimi i cigares elektronike, duhanit me ngrohje apo shisha/nargjile, në ambiente të mbyllura. Për to do të aplikohen për to të njëjtat kufizime, si për format konvencionale të duhanpirjes.

Masat penalizuese ndaj subjekteve që gjenden në shkelje të ligjit, gjithashtu, rriten. Siaps ligjit të ri anti-duhan, gjoba për të gjithë subjektet që shkelin ligjin për pirjen e duhanit në ambientet e brendshme është 300 mijë lekë. Nëse ata do të kapen në shkelje të përsëritur brenda një periudhe 3-mujore, masa administrative 2-fishohet, duke arritur arrin në 600 mijë lekë.

Ndërkohë që, nëse subjekti i tatueshëm i penalizuar për herë të dytë dhe gjendet përsëri në shkelje brenda një afati kohor 1-vjeçar, atëherë ndaj tij vendoset gjobë në vlerën e 300 mijë lekëve dhe pezullim të aktivitetit deri në shlyerjen e masave të gjobës.

Ligji i ri, gjithashtu, ndalon promocionin e fshehur nëpërmjet ngjyrave të logos së produkteve të duhanit.

Ndërsa, nga ana tjetër, parashikon heqjen nga tregu nga qarkullimi të paketimeve të vogla, që kryesisht kanë nga 10 cigare. Megjithatë, kjo është një masë që do të zbatohet 2 vjet pas hyrjes në fuqi të ligjit.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *