Vetëm natën e të premtes policia e Tiranës ka pezulluar plot 28 patenta në kryeqytet. Sipas burimeve zyrtare gjysma e tyre janë për shpejtësi të rrezikshme për përdoruesit e rrugës, shpejtësi që në radar është regjistruar plot 173 km/h.
“Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm janë pezulluar 15 Leje Drejtimi për shpejtësi të rrezikshme për përdoruesit e rrugës, 13 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.
Katër persona janë arrestuar për shkak se drejtonin mjetet e tyre në gjendje të dehur, mes tyre dhe një shofere 37-vjeçare.
Policia Rrugore e Tiranës apelon për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor duke kontribuar në rritjen e sigurisë së jetës në rrugë.
o.j/dita

Mos ipaskan bere namin,e dine keta se ne Zvicer per shpejtesi te tille te sekuestrohet makina dhe gjykohesh ne gjykate si vrases dhe merr deri ne dy vjet burg,kshu behet ligji e jo duke bere gallate me disa pabuksa qe kan marr makina me lek borxh,se ndrysha nuk ka si justifikohet dikush me makine te shtrenjte pa asnje dite pune.
ne autostrade vetem gjobitesh me kete shpejtesi Toni, 29 mbi limitin
O gjermani i fundit! E para ajo rruge nuk eshte autostrade, dhe e dyta limitin e ka 90 km/ore. Kuptove tani? Quani autostrade nje rruge qe eshte turp ta quash edhe superstrade. Eshte thjesht nje rruge interurbane, kaq
titulli thote autostrade Daku. Po te thoshte superstrade eshte ndryshe, interurbane po ndryshe.
Gjermani fundit mos i be llogarite si Lulu Hollandezi, limiti shpejtesise ne Zvicer eshte 120 km/ ne ore,duke qene me 170km/ne ore dhe duke bere minus faljen prej 6km/ ne ore del me shume se 29,lexo ligjin Zviceran qe eshte ne tre gjuhe dhe e kupton llogarine.Nuk eshte problemi ketu por ne Shqiperi keto behen nga njerez te pa ditur dhe qe i ka punesuar partia.I njejti gabim u be dhe me rrugen e kombit,ku taksimi normal duhet te fillonte per te huajt duke bere ligj te paisjes me tikete ne xham,prsh ne Zvicer cdo automjet ka vignetten ne xham prej 40 fr.
Toni, s’kam udhetuar ne autostradae zvicerane. Kam vajtur disa here ne Sankt Moritz dhe kam frike per vdekje nga policia, se ata jane shume strikte dhe mua personat shume strikte s’me pelqejne. Jane te mire per ushtare, prandaj Vatikani i merr atje ushtaret. Sa per taksen e rruges se Kombit, qe do t’ia vesh vetem te huajve, nuk e di nese eshte e drejte, se mund te quhet diferencim rracial dhe nuk e di se ç’kemi firmosur ne BE per te drejtat legale. Po ashtu edhe per ticket fiks javor, mujor, vjetor, vignetat qe thua ti, se per 1 vajtje-ardhje nuk eshte e drejte qe une te paguaj nje periudhe kohore. Une do isha per disa postblloqe çdo 30 km nga 1 euro. Kush ben vetem nje segment e del me perpara paguan vetem per nje segment 30 km e jo tere autostraden. Per mua me mire do ishte ta mbante autoriteti rrugor e te merrte vete te ardhurat, meqe shteti e ndertoi.