Më 3 maj, mazhoranca dhe opozita përballen në Kushtetuese

Dita

Më 3 maj, PD dhe mazhoranca do të zhvillojnë betejën e radhës në Kushtetuese. Bëhet fjalë për padinë që forca më e madhe opozitare ka paraqitur në këtë gjykatë.

Mandati i gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese, aty ku 1/5 e deputetëve të Partisë Demokratike kërkojnë shfuqizimin e paragrafit 3 të nenit 5 që sipas tyre lejon Dvoranin të ushtrojë detyrën dhe pse ka dy vite që i ka mbaruar mandati.

Sipas nenit 5, paragrafi tre, Mandati i Gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, parashikohet “Gjyqtari, të cilit i ka përfunduar mandati apo i ka mbaruar mandati, sipas shkronjës “c” të nenit 139 të Kushtetutës, vazhdon të ushtrojë detyrën deri në emërimin e gjyqtarit pasardhës”.

“De facto një praktikë e tillë dhe përmbajtja e vetë ligjit, ka sjellë pasojën antikushtetuese që për këtë anëtar të Gjykatës së Lartë, mandati kushtetueses nga 9 vjet të shndërrohet me ligj në 11 vjet apo më shumë”, shprehen deputetët e opozitës në padinë e tyre. /  DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *