Rreth 36,5 kg kanabis janë sekuestruar në një kamion që po kalonte në Pikën Kufitare të Qafë-Botës, me destinacion Greqinë. Policia ka vënë në pranga Adem Alushin, 59 vjeç, nga qyteti i Sarandës.
Oficerët zbuluan gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e Alushit tip kamion “Benz-Mercedez”, me targë AA663FR, sasinë e lëndës narkotike fshehur brenda në depozitën e karburantit, në një vend të hapur posaçërisht për fshehjen e pakove. Kurse në Tiranë u arrestua një çift të rinjsh për shpërndarje narkotikësh.
Pjerin Gjeçaj, 37 vjeç dhe Brikena Frakulli, 32 vjeçe, sipas policisë u arrestuan në flagrancë pasi në rrugën “Todi Shkurti”, duke udhëtuar me automjetin e tyre tip “Volvo”, me targë AA309ME, u kapën me 47 doza heroinë, ose rreth 19 gramë.
