Më 4 maj samit global, Von der Leyen: Çfarë duhet për të mposhtur Covid-19

Leda Hysa

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njofton se më datë 4 maj do të zhvillohet samiti global i reagimit ndaj koronavirusit.

Në një video-mesazh, të publikuar nga Delegacioni i BE në Tiranë, Presidentja e KE thekson se për të mposhtur koronavirusit, duhet një bashkëpunim global mes qeverive në të gjithë botën, shkencëtarëve, shoqërisë civile, biznesit dhe qytetarëve.

“Reagimi ndaj pandemisë së coronavirusit mund të jetë vetëm global. Ne kemi nevojë për bashkëpunim global midis qeverive në të gjithë botën, shkencëtarëve, shoqërisë civile, biznesit, qytetarëve. Më 4 maj do të zhvillojme samitin global të reagimit ndaj coronavirusit. Së bashku ne jemi më të fortë dhe do ta mposhtim këtë virus”, thekson Ursula von der Leyen.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Ja prisni t´ja u thote lideri global se c´duhet. Deri ne daten 4 maj, Endri Fuga me siguri do ja shkruaje disa batuta qe gjigandi t´i lexoje ne fjalim.

  • Cfare, serish politikanet do shetisin pakez me avione, se u ndrydhen shume brenda?! E serish buxhetet e boshatisur do zbrazen edhe me, me biletat e ekipeve te ndryshme?!
    Skype dhe mesenger aty jane! Beni samite nepermjet internetit! Keshtu mbani edhe ajrin paster nga kerozina (vajguri) e avionve. Edhe nga korona jeni te mbrojtur dhe nuk na i ngjisni neve bagetise poshte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *