“Më 8 dhjetor shijuam avantazhin e të pasurit një kryeministër artist”

Saimir Lleshi

Protesta e së martës pasi disa incidente nga militantët demokratë, por policia nuk ndërhyri në asnjë rast çka do ta acaronte situatën.

Publicisti Gilman Bakalli shkruan se prirja për ta kthyer protestën në terror është një strategji diabolike që kërkon të përhapë më shumë frikë se sa të shkaktojë dëme materiale, siç edhe ndodhi. Ai vlerëson rolin e kryeministrit në këtë drejtim.

“Me 8 dhjetor shijuam avantazhin e të pasurit një kryeministër artist, i cili, larg logjikës ushtarake të pararendësit të tij, iu përgjigj logjikës teatrale të protestuesit terrorist me mentalitetin e producentit të artit. Duke i lënë fushë të lirë një loje teatrale gjigante, ku heroi kryesor shfaqej dhe zhdukej pas një tymnaje, si një variant primitiv e komik i Vojo Kushit. I cili, pa bombë në dorë, por me zjarr dhe shkop druri përpiqej ta hapte Bunkerin nga sipër!,” shkruan Bakalli.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *