Me armë të ftohtë dhe kanabis, arrestohet adoleshenti në Tiranë

Rovena Cerka

 

Një 18-vjeçare dhe një 29-vjeçar janë arrestuar pasi gjatë kontrollit në banesën e tyre u janë gjetur lëndë e dyshuar kanabis si dhe një armë e ftohtë.

Njoftimi:

Tiranë

Bien në pragat e Policisë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimim e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve K. B., 29 vjeç dhe A. Q., 18 vjeçe, pasi në rrugën “Fadil Deliu”, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. B., sherbimet e Komisariatit Nr.4 gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar kanabis dhe 1 armë të ftohtë, e cila kjo e fundit i përkiste shtetases A. Q.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar bënë ekzekutimin e urdhërit të ndalimit për shtetasin në kërkim R. G., 30 vjeç, sepse Gjykata e Shkallës së parë Tiranë,  ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Fshehje e të ardhurave”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. N., 24 vjeç, pasi u kap nga sherbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” duke vjedhur në mjetin e shtetasit E. K. Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi parash.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. H., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së këtij shtetasi, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan sende të ndryshme me vlerë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme

 

 

c.r / dita

Share This Article
1 Comment
  • Jo për gjë por për korrektesë.
    E lexova lajmin shqetësuar për fëmijën. Pashë vetëm njoftime për një 18 vjeçar e përpjetë.
    Nuk figuron ADOLESHENTI apo ishte ndonjë shtysë për t’a lexuar shkrimin me pa tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *