Me “B.M.W” e vjedhur terrorizon Elbasanin, çfarë u gjet në makinë dhe në hotelin “shënjestër”

Gazeta Dita

Zbardhen të tjera detaje, nga ngjarja e nje dite me pare ne Elbasan, ku te shtenat me arme zjarri terrorizuan lagjen “Emin Matraxhiu”. “Panorama” ka arritur te mesoje se ka qenë një shtetas që ende nuk eshte identifikuar nga Policia, i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një hoteli në pronësi të shtetasit A.Ç., 49 vjeç banues në Elbasan.

Më pas ai është larguar me shpejtësi me mjetin B.M.W, i cili më vonë u gjet i djegur pjesërisht në lagjen “Haxhias”, shkruan “Panorama”. Në ambientet e brendshme të hotelit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një predhë armë zjarri e kalibrit 40 mm, e cila u ç’aktivizua nga njësia Anti-eksploziv.

Ndërsa në derën e mjetit u gjet një predhë armë zjarri me kalibër 7.62 mm. Mjeti është në pronësi të shtetasit A.D., 41 vjeç banues në Kamëz që është deklaruar i vjedhur në stacionin e policisë Golem me datë 13.07.2017.

Po punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Nenet 79/dh,22,278 dhe 150 të Kodit Penal. RAPORTIMI PER NGJARJEN DJE Qëllon me armë kallashnikov në qytet e më pas i gjendet mjeti i djegur. Makina “BMW” është gjetur thuajse e djegur në lagjen “Haxhias”, apo “Banesa”, siç njihet në Elbasan.

Policia konfirmon faktin se rreth orës 09:00 të paradites së të shtunës, nga një mjet tip “BMW”, që rezultoi me targa false, teksa ka përshkuar aksin rrugor te parku “Rinia” në drejtim të daljes së qytetit, shumë pranë vendit të quajtur “Ura e Bakallit” në lagjen “Emin Matraxhiu”, është qëlluar disa herë në ajër.

Fatmirësisht, gjatë këtij momenti në rrugë nuk ka pasur kalimtarë dhe të lënduar, ndërsa Policia pas informacionit të dhënë u vu në ndjekje të mjetit. Ky i fundit ka përshkruar rrugicat dhe më pas dyshohet se ka shkuar në lagjen “Haxhias”, dhe aty i ka vënë flakën makinës. Policia dyshon se mjeti i përket një shtetasi me iniciale B.B., por nuk bën me dije detaje nëse e ka ndaluar drejtuesin e mjetit.

Edhe pse nuk ka asnjë arrestim, apo të deklarohet ndonjë shoqërim në Polici, burime konfidenciale bëjnë të ditur se “janë marrë në pyetje disa persona të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes ku autori ka qëlluar në ajër teksa drejtonte mjetin, por ende nuk është vërtetuar identiteti i tij”.

Sipas Policisë, ndër të tjera, janë sekuestruar kamerat e disa bizneseve që përshkojnë këtë rrugë, për të bërë të mundur identifikimin e autorit. Blutë nuk konfirmojnë nëse të shtënat e armës kanë qenë të adresuara për një atentat të mundshëm, duke e lënë këtë ngjarje me mister.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *