Më bën përshtypje qëndrimi i z.Dule

anazapta

SMS në DITA

Në 0689073730

DITA e dashur! Më bën përshtypje qëndrimi i z.Dule. Pse kërkon doemos trajtim të veçantë për zonën e minoritetit, kur me Kushtetutë e realisht janë të barabartë me shqiptarët? Të thotë konkretisht, cilat të drejta u janë shkelur?

Pastaj si nuk u ndje për operacionet “fshesa”, për detyrimin e ndryshimit të emrave e fesë si kusht mirëtrajtimi, për të drejtat e çamëve, të emigrantëve tanë në Greqi, për ligjin e luftës, marrëveshjen për detin e shumë të tjera, por flet për bojkot? Ndoshta synojnë të krijojnë kushte për pavarësi nga pushteti qendror deri, pse jo, edhe në shkëputje? Le t’i gjykojnë ata që paguhen për këtë. Me këto kushte nuk ke ç’e do ortakërinë. Ju përshëndet Goni.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *