“Më bënë të vdekur 2 herë për 4 muaj”, reagon menaxheri i yjeve të futbollit

Ornela

Në media qarkulloi lajmi se menaxheri i yjeve të futbollit, Mino Raiola kishte ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare.

Burime të shumta reaguan menjëherë pas lajmit duke thënë se agjenti është shumë sëmurë, por nuk ka vdekur.

Vetë Raiola shkroi në Twitter se është hera e dytë në 4 muaj që e bëjnë të vdekur.

I lindur në Itali në vitin 1967, Mino Raiola ishte një nga agjentët më të rëndësishëm në skenën aktuale të futbollit, duke u praktikuar si i tillë që nga fundi i viteve 1980.

Në vitin 2020, ai u rendit i katërti në botë mes agjentëve, me një xhiro prej 84.7 milionë dollarësh duke mbyllur marrëveshje për shumën e 847.7 milionë dollarëve.

Ai ishte agjenti i disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit, duke përfshirë Erling Haland dhe Paul Pogba.

Raiola ka qenë edhe një kritik i paepur i FIFA-s, për mënyrën se si ky institucion e drejtonte sportin në nivel global.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Bejne vete gajat keta. Mos thane se vdiq nga fantazma covid? Mediat zyrtare jane perlesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *