Presidenti i Republikës Ilir Meta është ndalur në një prononcim për mediat pas aktivitetit të sotëm kundër trafikut të qenieve njerëzore.
I pyetur për zgjedhjen e Sali Berishës në krye të PD-së dhe bashkëpunimin me të si opozitë, Meta tha se opozita më e mirë ndaj të gjithëve janë shqiptarët e ndershëm, duke folur më tej për bashkim.
“Mendoj se opozita më e mirë ndaj të gjithëve janë shqiptarët e ndershëm. Ata thjesht kanë nevojë për t’u bashkuar dhe për të çuar përpara vendin”, deklaroi Meta.
I pyetur nga gazetarët për procesin e zgjedhjes së pasuesit të tij, Meta tha se është i bindur që Parlamenti do të përmbushë me përgjegjësi maksimale detyrimet e tij brenda afateve kohore.
“Besoj se Parlamenti i di detyrimet e tij dhe do ta përmbushë me përgjegjësi maksimale brenda kohës së duhur…Besoj se parlamenti do të bëjë punën e tij dhe unë do vijoj të bëj punën time deri më 24 korrik.”
j.l./ dita

Po ky bandit ka thene qe ky parlament eshte ilegjitim dhe i pamoralshem……
Sale terroristi eshte aristokrat para ketij korleonezi….,
Vetem sekretari i organizates baze di si ja nxjerr syte,delirit te Bllokut,.
Te lumshin krahet o Mete, kujdes cfurkun mos e len kur te ikesh, ta keshe me vehte …
Ky hajdut flet për shqiptarët e ndershëm.Fol ore për vëllait tënd Sali se të dy pirdhni në një potencial.hahaha