Më butë Luli! Më lehtë Luli! Më ulët zërin!

redaktor

Para një viti, pas fjalimit të Lulzim Bashës më 8 dhjetor 2014, duke u munduar të bëja një analizë të shpejtë të sintaksës, u përpoqa të ve në dukje plagjiaturën e tij stilistikore, me shkallëzimet treshe të përcaktorëve dhe enumeracionet e shumta në fjalitë e tij. Në shkrimin tim theksoja se, ky lloj shkallëzimi tresh, në vështrimin e stilit sintaksor, dëshmohet se është i trashëguar fillimisht nga sintaksa leniniste. Vëzhgimi im kishte të bënte me theksimin e faktit se: solemniteti i tonit që kërkon të ushtrojë tek dëgjuesit Lulzim Basha nuk arrihet duke kopjuar Lenini. Plagjiatorët e Leninit harrojnë kushtet social-historike kur jetoi ai. Harrojnë ndryshimin epokal që synoi dhe arriti ai. Lenini, kur u drejtohej turmave, kishte bërë të vetën “porosinë” e Viktor Hygoit: “Njerëzit mundohu t’i hutosh se, për t’i bindur, nuk i bind dot!” Kjo do të ishte e vetmja mënyrë që do t’i shkonte më përshtat parullave të tij revolucionare. Ashtu, si edhe në ritet fetare, të cilat interesohen më shumë për formën (madje vetëm për formën, muzikalitetin e saj) sesa për përmbajtjen e tekstit që duan të kumtojnë, edhe udhëheqësit të Revolucionit të Tetorit nuk i mbetej rrugë tjetër komunikimi. Përpiqesha gjithashtu të tregoja rrugën se si ka mbërritur ajo nga Lenini, nëpërmjet Enver Hoxhës, Ramiz Alisë dhe Sali Berishës deri tek Lulzim Basha. Për të mos ju mërzitur po tregoj vetëm shembujt nga fjalimet e të sipërpërmendurve:

Lenini: “Merita e tyre (Marksit dhe Engelsit, shënimi I.M) qëndron në atë që, ata me një analizë shkencore, i treguan proletariatit të të gjitha vendeve, rolin, detyrën, misionin, si varrmihës të kapitalizmit dhe ndërtimin në vend të saj të një shoqërie të re pa klasa” (vini re përsëritjen e kotë sinonimike treshe: rolin, detyrën, misionin.)

Enver Hoxha: “Të luftojmë, të punojmë, të jetojmë si në rrethim!” ose: “Nuk kanë lindur as dje, as sot dhe askurrë, ata burra që të frikësojnë shqiptarët”.

Ramiz Alia: “Rron Partia, rron Shqipëria, prandaj rron edhe Enveri!”

Sali Berisha: “Më së pari, më lejoni të shpreh mirënjohjen time të pakufishme ndaj qindra e mijëra qytetarëve shqiptarë, të reja dhe të rinj, burra dhe gra, fëmijë dhe të moshuar, që më shoqëruan mua nga Koshovica në Tropojë, me mikpritjen më të çiltër, më fisnike, më entuziaste që kam provuar ndonjëherë”

Po le të flasim pak për 8 dhjetorin e 2015-s.

Nga fjalimi i mitingut të sivjetshëm, Lulit, përveç plagjiaturës stilistike leniniste me enumeracione treshe që po duket i ka të pamundura t’i shmangë, përsëri i mbetet shumë për të bërë në drejtim të administrimit të kujdesshëm të vokalit, (zërit). Kur flet nëpër mitingje, nuk mjafton trashja e zërit dhe theksimi vend e pa vend i frazave. Për të përftuar solemnitetin e dëshiruar, ai duhet të synojë rrugë të tjera, në përputhje me mundësitë vokale që ka. Dhe, në fakt, ato mundësi i ka. Veçse duhet t’i administrojë mirë ato. Duhet të jetë sa më pak butaforik, dmth sa më normal… Të jetë vetvetja. Kaq e thjeshtë është, prandaj kam edhe bindjen se, me pak përpjekje, Luli mund të arrijë ta përmirësojë këtë mangësi. (Pak minuta vokalica para mitingut do t’i bënin gjithmonë shumë mirë atij.) Për të mos qenë qesharak dhe të bëhet burim humori, veç atyre që thamë më sipër (për çjerrjet me trashësi variable të zërit) Lulit i duhet gjithashtu, që tonin ta përputhë kurdoherë me natyrën e temës së komunikimit… Gjithsesi, për këtë Luli nuk mund të akuzohet për plagjiaturë, si në rastin kur imiton stilin ligjërimor leninist me enumeracionet treshe, siç nuk harroi të bënte me bollëk edhe këtë 8 dhjetor të 2015-s. Vini re vetëm tre fjali të tij: “Të ikin, Të largohen, të shporren! Kjo është zgjidhja që vjen nga vuajtja, dëshpërimi, zhgënjimi…Ikni, largohuni, shporruni!”. Me që është mësuar me enumeracione treshe dhe nga stili i tyre leninist ai nuk e ka të mundur të shkëputet, po ja them dhe unë një këshillë treshe për zërin, që të mos bëhet tjetër herë qesharak: Më butë Luli! Më lehtë Luli! Më ulët zërin!

Share This Article
10 Comments
  • Mire ja thua o Ilir, por gjete kujt t’ja thuash. Histeriket jane bere kaq te neveritur sa nuk e vrasin mendjen si duhet ta shprehin semundjen e tyre. Fatkeqesia e tyre eshte se jo vetem qe s’na kane bindur ndonjehere, por tashme as mundin te na hutojne me. U mesuam me ta dhe na duken si bisha qe ndjellin vetem kobe. Ndaj u pergjigjemi sic e meritojne: Hengshi kokat tuaja o pjella perverse! Pershendetje Ilir Mborja!

    • Kujdes thepin Luli, se mos te dhembe kur ta shkulin hurin nga suma! Se ketu ne Shqiperi nuk eshte si ne Hollande, ketu …kane thep.

  • Tani bej edhe nje analize te fjalimeve te Rames, nje imitues(apo plagjator sic te pelqen ty) i shkelqyer i propagandes dhe arrogances enveriste, keshtu thjesht per “par condicio” qe te na mbushesh mendjen qe je i paanshem ne gjykimin tend. Me qete Ilir dhe me i paanshem te lutem se fajet nuk i ka vetem Luli me Saliun. Edhe per ty duhet te vleje keshilla e Metes ” me qetesi dhe dashuri”.

  • Per kompletimin burre shtetit te pa burrit Lulzim Basha.
    Propozoj nji studio per Lulin qe te interpretoj cdo dy ore ne dite para pasqyres ne duet me ushtrimin dhe perpunimin e germazit me vokalica.Ku ti vihet nji dirigjent me pages kuptohet 300 leke ora.
    Studioja ti caktohet tek universitetit “Sali Rame Berisha” Plepa Durres.

  • Po ky Luli do te zer mend ndonjehere apo jo? tjetri i thote hiq dore nga treshet, ai po ne te tijen. cudi e madhe me Lulin. zerin e ben si gjel deti, apo nuk jemi dhe ne prag te vitit te ri tani…

  • ilir mborja ;;; ka ikur ajo kohe qe populli i besonte me sy te mbyllura revolucionereve , ??? REVOLUCIONERET NE FRANCE MBARUAN TE GJITHE NE GIJOTINE … LENINI … VDIQ ..DHE TROCKI U PERZU ME DHUNE NGA STALINI … POR FJALA ESHTE SE POPULLI DON TE HAJE .DON PUNE DHE SI PLASI PER FJALIMET E BUKURA ….ME PREMTIME JANE NGOPUR … TANI DUAN TE HAJNE .. DHE BASHA BERISHA JANE NE PIKA TE DOBTA PER REVOLUCION… SE ISHIN NE FUQI .DHE SBENE GJE VETEM VODHEN RREJTEN …MJER SHIPERIA NE CFARE DUARSH KA RENE …

  • Po ti lodh shkronja kot me Lulziun o z. Mborja. Duhet te jesh i zanatit qe i ben nje analize kaq te detajueshme. Sh sy e veshe te mprehte. Jam kurioz te di a i ridegjon fjalimet ai mbasi i mban? Ka ndonje me dy fije mend ta korrigjoje? Ka ndonje nga stafi qe lexon artikujt dhe keshillat e tua? Edhe keq me vjen per Lulziun edhe per te qesh. S’eahte per ate pune Lulziu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *