Me çekiç e sëpatë, këto janë vrasjet horror që kanë tronditur vendin

Bora Basholli

Shqipëria është tronditur jo pak herë nga krimet e rënda në familje, ku fëmijët shkojnë deri në marrëzi duke vrarë ata që falin jetën, prindërit. I tillë ishte edhe rasti i sotëm në Tepelenë, ku 35-vjeçari Arjan Shahaj vrau me sëpatë babain e tij.

Teksa bën një kërkim në arkivën e kronikës së zezë, janë të shumta rastet që kanë tronditur opinionin publik shqiptar, shkruan Ballkanweb.

Më poshtë janë sjell në vëmendje disa nga ngjarjet e rënda, ku protagonistë të krimit janë fëmijët, që kryesisht vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa viktimat, prindërit.

7 qershor 2018

Një vit më parë, Dibra dhe mbarë opinion publik u tronditën nga një ngjarje e rëndë, ku 26-vjeçari Qemal Sela vrau me automatik dy prindërit e tij. Krimi ndodhi brenda banesës së tyre, ndërsa i riu kishte vetëm pak ditë që kishte ardhur nga Anglia, vend ku kishte emigruar prej vitesh, ndërsa ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.

29 qershor 2017

Një tjetër ngjarje e rëndë ishte edhe ajo e Xhafzotajt në Durrës, ku Leonard Nika, 29 vjeç vrau dy prindërit e tij. I riu vuante nga sëmundje e shëndetit mendor, ndërsa akuzonte prindërit se ata ishin bërë shkaktar të ndarjes së tij nga gruaja.

24 dhjetor 2017

E rëndë ishte edhe ngjarja e ndodhur në zonën e Shkozës, ku Selman Alija, 28 vjeç në atë kohë, masakroi për vdekje me çekiç babain e tij 74-vjeçar, Fejzo Alija, e më pas trupin e hodhi në liqenin e Farkës. I riu vuante nga probleme të shëndetit mendor.

11 tetor 2011

Vetëm 16 vjeç, Lorenc Muça vrau babain e tij, duke deklaruar se i doli në mbrojtje nënës së tij. Ngjarja ndodhi në fshatin Fag të Shëngjergjit. Gjithçka nisi kur babai i dehur, Kujtim Muça, po dhunonte bashkëshorten brenda në banesë, ndërsa i riu e qëlloi atë me çifte.

 

 

b.b/dita

 

 

Share This Article
7 Comments
  • Dhuna permanente ne familje dhe mungesa e ngrohtesise ,,,pergjate kohes se rritjes se femijve,,,gjeneron femije te dhunshem ,me mungese totale empatie.gati me instikte kafsherore.
    Per mua , te paret fajtore jane prindet.

  • Prinder kishte dhe monizmi.Po vrasje te tilla nuk njohem.
    Llafazanet thone: I vriste diktatura,sot vrasin njeri tjetrin.Te na rroj demokracia.

  • mirel @……..
    Eshte droga ,i nderuar mirel .E mbolllen kete katrahure politikanet .Shume te rinj e kane mare .I kerkojne lek prinderve te tyre dhe ,pastaj ndodh tragjetia .Kohe te veshtira dhe kjo do perseritet edhe here te tjera ,me keqeardhje .Nje mesuesja e ime me thonte ,tani jetoj ne Itali tek motra e ime ,pa deshire time ,jam e detyruar .Djali i vetem i imi ,mer droge ,me kerkon para ,me ka rrahur disa here per kete .Nuk dua ta coj , ta denancoj ne polilici .Dhe kjo eshte zgjidhja ,qe kam ikur nga shtepia e ime e tj e tj .Droga eshte dhe nuk eshte semundja nervore qe shkruhet ketu ,i nderuar mirel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *