Me çfarë e trembin Tahiri e Llalla njëri-tjetrin?

redaktor
Kryetari i SHISH, Visho Ajazi Lika, Ministri i Brendshem Saimir Tahiri dhe Prokurori i Pergjithshem Adriatik Llalla, pas nje takimi mes drejtuesve te Institucioneve te Sigurise per hetimin e pasurive kriminale./r/n/r/nThe head of SHISH, Visho Ajazi Lika, Minister of Interior Saimir Tahiri and General Attorney Adriatik Llalla, during a meeting between the heads of security institutions for investigation of criminal assets.

A është kryeprokurori Adriatik Llalla diku peng i ministrit të brendshëm Sajmir Tahiri dhe ky i fundit a ia ka nevojën prokurorit për tu mbrojtur në këtë situatë mbushur me akuza konkrete? A kërkoi ministri i brendshem alibi shenjtori duke përdorur institucionin e akuzës dhe drejtuesin e saj? Po. Krejtesisht për fatin e keq unë them atë që nuk do të doja ta thoja, po.

E njoh prokurorin e pergjithshëm z. Adriatik Llalla nga koha kur ishte prokuror në Prokurorinë e Tiranës dhe them me bindje se profili i tij profesional e për rrjedhojë individual, ishte shumë herë më i lartë atëherë dhe ka zbritur ndjeshem sot.

Prokurori i Përgjithshëm priti tre ditë më parë ministrin e Brendshëm e pas takimit Tahiri sa nuk këputi frerin e kënaqësise duke lajmëruar se i kishte thnënë prokurorit Llalla ta hetonte për akuzat e Dritan Zaganit, oficerit të antidrogës akuzues i Tahirit, për implikime serioze me mjetet dhe të afërmit e ti në trafiqet e drogës.

Pas një shpjegimi dyditor politik dhe një barcolete të sforcuar të Ramës, nën sikletin e vizitës së Ambasadorit amerikan Donald Lu, dukej ashiqare se Tahirit i nevojitej Llalla dhe nuk përtoi t’i shkojë në zyrë. Përse??? Atje shkohet kur denoncon ose kur të denoncojnë dhe në rastin e dytë kur të thërret Prokurori.  Z. Llalla nuk na bëri të ditur se kishte thirrur Tahirin. As nuk na konfirmoi se kishte nisur hetimin për të pas kërkesës së tij për të shpejguar akuzat publike.

Ku është pra sikleti “Zagani” për z. Llalla dhe Tahiri? Prokurori i Përgjithshëm pas daljes në shtyp të intervistës së shefit të antitrafiqeve Dritan Zagani, duhej menjëherë të kishte nisur hetimet kryesisht për verifikimin e akuzave konkrete dhe nëse e ka bërë, që nuk konfirmohet prej tij, ta njoftonte publikisht. Z Llalla ka hall të përbashkët me Tahirin jo në implikim akuzash, por në mosveprime shteghapur për dyshime aspak të dobishme. Zagani akuzon për mosveprime prokurorë të Krimeve te Rënda. Llalla duhet të ketë narrë dijeni prej vartësve për këto akuza në kohën kur janë bërë veprimet dhe jo me daljen e intervistës.

Kemi shkelje të konsumuar, nëse nuk është hetuar, pas konstatimit të pranisë së elementëve të veprës penale, në kallzimet e ish-shefit të antitrafiqeve të Fierit, e më pas eprorëve të tij, më Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Përse e them këtë?  Oficeri Zagani më ka bërë të ditur se gjithë ato çka më tha mua, janë komunikime sa verbale aq dhe zyrtare elektronike me eprorët e tij dhe keto materiale janë në adresat zyrtare të Prokurorisë për Krime të Renda përcjellë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.

Zagani, thotë se eprori i tij në Drejtorin e Policisë i ka konfirmuar se materialet e tij shkresore dhe elektronike ia ka nisur Prokurorisë për Krime të Rënda sepse sipas tij kishte elemente të veprës penale. Dhe ata nuk kane nisur hetimin! Pas daljes së intervistës së Zaganit, z. Tahiri mund të shkonte te Llalla me cilësine e dëshmuesit për pyetjet e prokurorëve. Gjithaq, prokuroria duhej së paku të nesërmen të sekuestronte tre objekte e subjekte pa asnjë dilemë profesionale.

Së pari të sekuestronte audin a8 me targa AA003 GB. Së dyti të sekuestronte skafin në pronësi të shtetasit Sajmir Tahiri, ministër i brendshem, njëherësh pronar i makinës audi. Gjithashtu të sekuestronte gjithe postën elektronike të Dritan Zaganit me eprorët e tij në Fier, Tiranë, e në këtë vijë dhe të eprorëve të tij me njrëi-tjetrin, për këto pretendime.

Keto veprime duhen të ishin kryer. Ky mosveprim shkon në shkelje në adresë të Prokurorit të Përgjithshëm, duke lënë hapur dyshimin serioz të konsumit të veprës penale nga ana e tij.

E gjithë intervista e bërë nga unë, është biseda dhe veprimet hetimore te Zaganit me të cilat ai ka lënë gjurmë në sistem. Jane emaile mes tij dhe eprorëve të cilat ai mi ka treguar si intervistë. Nese dikush ka ndërhyre ka pasur kohë mjaft të fshijë, por gjurma mbetet patjetër. Aty janë dhe emailet me Alessandro Guilianin, ish-zëvëndës shefin e Guardias, z mnister dhe z prokuror.

Ne postën e tij elektronike të pasekuestruar besoj, janë edhe 11 emrat e pilotëve të trafikut të cilët dikush mund t’i ketë njoftuar të rrinë urtë. Ndaj Tahiri nuk e ka bindur Llallën të hetojë, por nga mosreagimi i prokurorit marrim vesh se ai, shefi i akuzës, ka rene ndoshta në ujdi me ministrin Tahiri për mosveprime. Me mosveprim mbrohen shumë vetë të akuzuar, ndërsa me veprim mbrohet e drejta dhe në këtë rast më e pakta procedura.

Prokurori i Përgjithshem duhet të flasë publikisht nëse ka nisur hetimin kryesisht dhe jo nëse ia ka bere qejfin ministrit Tahiri. Takimet e shpeshta të prokurorit me ministrin Tahiri, janë më shumë qoka dhe ndere të panevojshme, sepse nuk qendron fort drejt procedura dhe interesi publik.

Prokurori i Përgjithshem na premtoi shumë muaj më parë se ka ndër duar dosje që do të trondisin opinionin dhe bëhen shkak për ndryshim qendrimi të BE dhe partnereve ndaj Shqipërisë! Ndaj mundemi të pyesim pasi nuk kemi parë asgjë (jo sipas modelit Rama) kush t’i lidhi duart z. Prokuror? Rama? Tahiri? Meta? Basha? Berisha? Apo diçka ka ndodhur.

Ka shume dashuri në këtë sjellje Prokuror. Por jo ndaj ligjit. Tahiri ndoshta e ka rast të përsëritur të shkelë procedurën si në rastin Doshi, por ju s’u ndiet prokuror! Këtë herë punët janë më të thella z. prokuror dhe ministri duhej të ishte në hetim e jo të kërkonte apo t’ju jepte leje ju ta bënit këtë, duke dëshmuar teatër publikisht.

Një tjetër pyetje të fundit zoti drejtues i akuzës, përfaqësues i shtetit, jo pushtetit. A ia keni shkuar rixhanë Tahirit, apo jo?? Se janë dhe italianët kundër këtë herë me sa duket. Guiliani, bashkëpuntori i Zaganit, në trafik droge, sipas hipotezës së hetimit nga institucioni juaj, pistë e rrezuar pa u bërë dot akuzë zyrtare, do të flasë dhe dëshmojë, si qëndron kjo histori trafiku dhe kush rezulton implikuar, natyrisht sipas palës fqinje. Ju i kini kolegë. Nëse ata zyrtarisht konfirmojne pretendimet e Zaganit a do ta hetoni Tahirin sipas dosjes, apo sipas afrisë së pushtetit??

Zoti Prokuror mes jush dhe Tahirit ka një qasje pengu, për nga menyra publike e kryerjes se veprimeve. Flisni më mirë ju, që ne të mos hamendësojmë të gabuarën.

 

********

Autori është gazetari që kreu intervistën me ish-shefin e Antidrogës Dritan Zagani

 

Share This Article
16 Comments
  • PROKURORIA SHQIPETARE E DREJTUAR NGA LLALLA TE LUFTOJE KORUPSIONIN E KRIMIN E ORGANIZUARE DHE TE MOS BEHET POLITIKE NE PARLAMENT..

    • O Basri kari! Po ku je I sigurte ti qe ato mjete jane te Saimirit? A e di ti qe ajo AUDI eshte shitur qe me kohen e Sale Bythes, ish loqe ne kryeministri?

  • Filluat ju te Dites te merrni borxh nga Fari Balliu per te realizuar qellimet tuaja.Keni kohe qe jeni rreshtuar ne krahun antishtet e aleat te Berishvicit.
    Dikur Baba Faja i qahej Komisarit tij te cetes Martaneshit Jani Fullanit (babjt te mostres Fullani bankier) per nje kritike qe i kishte bere sekretari politik i qarkut Elbasanit Kadri Hoxha
    “Ne kete bote te jesh trim te vrasin
    Te jesh budall te ngasin
    Te jesh me bisht ta presin
    Te jesh pa bisht ta ngjesin”
    Edhe Tahir Ziu ministri qe djersin me shume dhe ne konflikt me tere te zezat,duhet te degjoj dhe pordhet tuaja se diku ju ka mbetur hateri

  • neqoftese jane te verteta ato qe thuhen per Ministrin e Brendshem, atehere nuk ka asnje shans qe te mos jete i pershire edhe kryeminstri dhe garancia e tyre eshte P. Pergjithshem. Kete prokuror e therrasin ne zyre sa here qe kane probleme Rama e Meta, ne nje kohe qe ai nuk varet nga ato, dhe menyra e komunikimit mes tyre duhet te jete zyrtare, me shkresa. Tavolinat jane per kompromise e jo per hetime, keshtu qe, mesa duket edhe zoti Llalla ha te njejten corbe si Tahiri, Rama e Meta.

  • Ore gazetare jeni ne terezi apo jo ju. Tjetri eshte arratisur ti shpetoje drejtesise bene akuza si ti vijne dhe ju thoni nisni hetimet bazuar ne ato cfare thote nje njeri qe eshte ndjekje penale.Po kush i beson akuzat e ketij te ikuri pervec jush, ku ishte me pare heroi juaj mor zoteri?
    Po e di cfare?- ti ke shkruar ne rubriken opinion dhe formalisht je ne rregull. Ky eshte opinioni juaj dhe ky vlen vetem per ty.
    Pa ditur fare per cfare jane takuar , ju filloni te shkruani e thirri ne zyre i dha ultimatum i tha te nxjerre pislleqet-hamendje si tu vije per mbare
    Hjade gazetari hajde -rrituni nje cike , behuni profesionalmos shkruani me sforco apo te urdheruar zoterinje gazetare. Askush nuk do nje qeveri apo minister te lidhur me trafikun e droges por ama kur akuzoni jepni fakte jo llogje kavaje

  • Jeni ne vete more? Cfare dokrrash shkruani Te sumtet e shqiptareve e dine si shkojne keto pune.Nuk eshte aq idjot Tahiri.Shantazhoni Felliqur, sa duket ashiqare.

  • Ky me idjotesite qe thote o ka probleme psiqike te renda apo semundje te persekutimit o eshte ‘KOQE KANDAR’ E JO GAZETAR!
    Te luash nuse-dajash si kalamajte me nje LLALLA e nje TAHIR sikur luajne ne oborrin e shtepise e jo sikur te jene 2 drejtues istitucionesh nga me te rendesishmit e shtetit ne cilin do vend!Edhe sikur te qendroje ndonje idjotesi e tij ky duhet marre ne ndjekje penale jo se kujt i plasi bytha per Llallen apo Tahirin por ketu pergojohet prokutrori i pergjithshem e ministri i shtetit nga me kryesoret edhe sikur ta kishin emrin sali apo mzi apo balli e fevzi.

  • na myten avokatet e tahirit,,,,,,,njeri i qan hallin se nuk eshte makina e tij tjetri , tjetri se po djersitet shume tjeri thote qe s’eshte aq budalla sa te merrej me kto gjera etj,,,etj…. po mire mor avoketer te se drejtes ku i gjeti leket ky i drejti me ble A8 edhe skaf ? ne nje kohe kur per skafet ishte e ndaluar ? pse nuk del ky zoteria te pergenjeshtroi qe audi ka qene i atij po e ka shitur,,qe skafi ska lidhje me te edhe shume te tjera ,,,,,,nuk hyn as salqeni ketu as koklopa or qorra partiake hapni syte edhe shikojini gjerat jasht konteksit te militantit,,,,,,e gjithe eshte lufte klanesh per mbizoterimin e trafikut fitimprures asgje me shume,,por ju e keni hallin ke interesat personale jo qe ky vend te udhehiqet nga drejtesia,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!!

  • Paraqitja e ministrit te brendshem, pas atyre akuzave te bera publik, te jep pershtypjen e atij qe eshte befasuar nga rrjedha e ngjarjeve, e atij qe nuk gjen dot forcen te mbrohet energjikisht sepse eshte dicka qe e mban peng, ne ate pozicion.
    Shkuarja e Zoterise tek organi i akuzes, eshte pjese e ketyre levizjeve coroditese, qe shohim dhe degjojme prej tij, ne pamundesi per tu perballur direkt me akuzat e ngritura. Prokuroria, po te ishte nje e tille, nuk ka nevoje per viziten e ministrit te brendshem, qe te hetoje mbi veprimtarine dhe akuzat ndaj tij.
    Atehere, cfare kerkon Zoteria tek zyra e Kryeprokurorit?
    Kerkon ti kujtoje ate kengen e vjeter, NE ATO MAJA RRIPA RRIPA?
    Apo donte ti “kujtonte” kryeprokurorit, qe ai eshte akoma ne ate zyre, pikerisht prej mosreagimit te qeverise ndaj akteve te turpshme (ku kryeprokurori godet me grusht nje prokuror)?
    Shoqeria jone shqiptare, vuan nga marrja peng e institucioneve shteterore, nga mungesa e etikes profesionale dhe e kriminalizimit total te administrates, nga mosndeshkueshmeria si hallke e fundit e ketij zinxhiri skllaverues.
    Meqe nuk jemi te Zotet, te bejme shtet, ne bejme teater kukullash si ky i Tahirit me Llallen!!!!!

  • Gjithmone RD ka prodhuar e prodhon trapa ose gazetaruc si ky tipi qe eshte as me shume e as me pake nje pordhe Berishjane qe ka mbetur akoma ne gazetari!Pas shuarrjes se Qim Pekeve,te Lutfi Dervisheve tash ne skenen gazetareske eshte ngjitur nje i perbetuar deri e vdekje i krykrimit Shqipetar .Ndaj edhe ky gazetaruc duke e ndjere se shtypi ka marre permasat e lirise shkruan pa drojtje duke mos menduar pricipalen ne kete pike se ata qe e njohin e e kane ne sojin e tyre nuk dijne shkrim e kendim.Fatkeqesi qe ka gjetur nje pjesez te kesaj faqjeje te mrekullueshme e nuk ka arritur te kuptoje qe redaksia duke qene ne lartesine e duhur i boton keto idiotizma duke nxjerre ne pah punen e larte e me nivel te sajen!I rekomandoj gazetarucit qe te beje nje gazete me Tos Lubonjen se i shkon shume per shtat e n.q.se nuk gjejne dot se kush mund e duhet te jete kryeredaktor i tyre i rekomandoj Ed Paloqen !

  • VR-Pse Saliu nuk thot asnje fjalë per KRYEPREKURORIN? Ky ka shume dosje ne dore dhe nuk vepron dot,pasi SB te vret naten e te qan diten.Rama pret reformen ne drejtesi me ligjin e bere nga nderkombetaret,ku PD nuk do e pranoi.Dhe ketu do dali MUTI sheshit.Llalla di shume gjera por nuk vepron dot.Edhe Tahiri di shume,ndaj PD e sulmon strategjikisht ne piken me te forte te qeverise aktuale per ta neutralizuar per te hequr dor nga drejtuesit kriminel e hajdut te PD-se. SI ESHTE PLEKSUR DHE BERE,DUHEN 200 PALE GERSHERE

  • Sa per dijeni jetoi ne emigracio dhe skame as nje lidhje politike ,me pelqen si gjith shqiptaret qe vendi te rregullohet sa me shpeit.Mendoja qe gazeta Dita eshte nga me te saktat por jame gabuar.Shkrime tendencize.

  • Një bravo të madhe gazetarit Çollaku dhe gjithë stafit të ”Ditës”.Në shqipëri të gjithë janë të përlyer duke filluar nga qytetarët e thjeshte deri në majë të kupolës.Krimi në shqipëri është ulur këmbëkryq.Aq shumë është kriminalizuar shoqëria shqiptare saqë ramua ka rënë në siklet e s’po gjen dot bashkiak pa të kaluar kriminale.Shqipëria është bërë një gropë e madhe haleje dhe është e pamundur të gjesh një person të pandotur.I tillë është edhe tahua.Për mua si qytetar më mjafton skandali i shitjes së ilaçeve të vjedhura nga i ati i tij.Ja kush është familja që ka rritur e edukuar tahon e ramos.Sa për komentuesit më sipër ose janë pa tru ose të punësuar në administratën e ”rilindasve”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *