Me cilin e ka Berisha

redaktor

Erdhi dita dhe shkoi në vendin e tij edhe një ambasador tjetër i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe, pa qenë përjashtim nga rregulli, edhe ai iku nën peshën e mërisë berishiane dhe i hidhëruar me të. Zoti Arvizu, njeriu që mendoi se do të sillte në Shqipërinë politike frymën e pajtimit dhe të një mendimi tolerant, në fakt po ikën krejt ndryshe: Duke zbrazur një pjesë të dufit që i ka mbetur në zemër, dhe sado që kjo është vetëm maja e ajsbergut e hidhërimit të tij, përsëri është shumë. Ai la pas vetes hijen e një njeriu të paqtë, përgjithësisht zemërbutë, por që në disa çaste të veçanta mund të hidhërohej shumë shpejt, jo për gjëra vetjake, por kur ajo që kishte menduar se ishte fjala e një burri politik, i dilte fjalë e një rrugaçi apo spurdhjaku.

Nuk ishte përjashtim nga rregulli sepse, deri tani, të gjithë ambasadorët e Shteteve të Bashkuara kanë ardhur me një mendje tjetër dhe janë larguar me një mendje krejt ndryshe, gjithnjë lidhur me profilin politik, personalitetin dhe veçoritë njerëzore të Berishës.

Por ndryshe nga të tjerët, (përjashtojmë Rajersonin, që u bë për disa kohë anëtar i kryesisë së PD-së dhe më pas i vuri munxët Berishës), gjithë të tjerët që kanë ardhur në këtë vend, fillimisht kanë qenë të matur, nuk janë ngutur në deklaratat e tyre për staturat politike që kanë gjetur dhe, megjithëse e kanë njohur përgjithësisht gjendjen dhe natyrën e njeriut me të cilin do të duhej të punonin, përsëri, pak kohë më pas, pa përjashtim, kanë vënë duart në kokë. Asnjëri prej tyre nuk e kishte menduar se në këtë vend, që frymonte drejt Perëndimit, do të gjenin një anadollak të kohës së vjetër, tek i cili mëria ishte e mpleksur me hakmarrjen, ku pushteti ishte më i vyer se shteti, dhe prej të cilit mund të prisje edhe gjëmën më të madhe.

 

Ata që erdhën para Arvizusë nuk u ngutën në deklarimet e tyre. U përpoqën të krijojnë një marrëdhënie normale me një njeri anormal, sidomos anormal në politikë, dinak dhe i fshehtë, në të cilin forca e karakterit e shtynte drejt së mbrapshtës dhe më pas, drejt mizores. Ata u përpoqën të bënin këtë sepse përfaqësonin një vend të madh, në të cilin, jo një herë, ishin përplasur hallet e popujve të vegjël, dhe nga i cili ishin pritur shumë më tepër. Më pas, të gjithë, pa asnjë përjashtim, edhe kur qenë ambasadore të forta, edhe kur qenë ambasadorë të butë, ikën të hidhëruar me Berishën, plot mllef njerëzor dhe të pabindur se në këtë trevë, ku zakonisht thuhej se mikpritja ishte një virtyt i lindur, do të gjenin një zbues të mirësisë dhe të përkrahjes.

Arvizu e filloi ndryshe. Ai e nisi duke bërë një skandal politik, i justifikueshëm për të, por jo për shqiptarët, ai e quajti “burrë shteti” një njeri që sapo kishte vrarë katër vetë dhe ende e fshihte krimin në bodrumet e qeverisë. Arvizu u tremb nga një kundër-demonstratë që deshi të provokojë Berisha, si vazhdim i ëndrrës së tij makabre për të ndezur luftën qytetare; ai nuk e dinte se ky njeri i mbrapshtë, që Zoti e solli për të keqen e Shqipërisë, po bënte blofin e madh, dhe me naivitetin e një njeriu që politikën e mendonte si rrugë pajtimi, kur i mbushi mendjen të mos bëhej një demonstrim paralel, e quajti ” burrë shteti”. Tani, më shumë se secili prej nesh, vetë zoti Arvizu e di krejt mirë se ky ishte hapi i tij i parë në vazhdën e gabimeve drejt së cilave mund ta shtynte Berisha, por gjeti kohën dhe u ndal. Tani, edhe ai si të tjerët, po largohet i zemëruar, i ndarë, plot një vit pa u parë dhe pa folur, edhe ai po merr me vete pas-emrin e renegatit, të të shiturit, megjithëse, nga të gjithë diplomatët ai mund të jetë njeriu më i sinqertë që ka ardhur në këtë vend.

Pse u zemërua Berisha me Arvizunë? Përse ai nam e mallkon një diplomat të vyer amerikan, edhe duke e ditur se pas tij qëndron jo një njeri privat, por një departament i tërë, pa lejen e të cilit ai nuk mund të bëjë deklarata të forta dhe as të “ndezë” një sherr politik?

Shkaku është i njëjtë si me të gjithë të tjerët. Me zotin Arvizu mund të jetë më i ashpër, jo sepse ky i fundit bëri ndonjë gjë të veçantë, por sepse Berishës i duhej një shembull i një diplomati të lartë amerikan, me të cilin nuk i kishte prishur urat. I duhej një përjashtim nga rregulli, por edhe ky përjashtim nuk erdhi. Historia u përsërit.

 

Ka disa arsye të përbashkëta, mendoj unë, përse diplomatët amerikanë ikin kështu nga vendi ynë: Pikërisht kur bëhen të dashur për njerëzit më shumë se në ditët e para të karrierës së tyre në Shqipëri, dhe kur durimi i tyre ndaj Berishës ka mbërritur në pikën e vlimit.

Berisha, qoftë si njeri, qoftë si politikan, nuk është një burrë i fjalës, e sidomos nuk është një burrë i fjalës së mbajtur. Ajo, me të cilën mburret më shumë,kodi i nderit, ajo i mungon edhe më shumë. Në të gjithë historinë politike të pluralizmit politik, asnjëherë nuk ka pasur dhe jam i bindur se nuk do të ketë, një figurë politike, tek i cili, të jetë pleksur kaq fort e kaq gjatë, mashtrimi me të vërtetën, dhe ku kjo e fundit është e ngrirë prej kohe. Diplomacia botërore, sidomos perëndimore, është përgjithësisht ajo e fjalës së mbajtur, e krijimit të një raporti politik njerëzor, të qëndrueshëm dhe jo konjuktural. Berisha asnjëherë nuk është përpjekur të ecë drejt këtyre vlerave, por ka gjetur një rrugë të dytë, e cila, shpesh herë është e mbushur me enigma mafioze. Rrugën drejt depërtimit në mendimin politik amerikan, ai nuk përpjekur të gjejë përmes diplomatëve të saj në këtë vend, që janë syri e veshi i saj, mendimi politik e diplomatik; por përmes shërbimeve klientore, të paguara në shuma të mëdha, jo të xhepit të tij, të cilat, atë që prishte Berisha në këtë vend, përpiqeshin ta mbushnin në vendin tjetër. Krijimi i një dyzimi të tillë krijon të parën e parë serioze mes departamentit të Shtetit dhe një njeriu bukëshkalë.

Berisha, megjithëse i thërret kodit të nderit dhe të familjes, e ka shndërruar familjen e tij politike në modelin më të shëmtuar të mosndjekjes. Më pas edhe familjen e tij biologjike. Për të ruajtur atë, ai ka bërë gjithçka që ka mundur, duke kaluar deri në fshehjen e vrasjeve të ndodhura, aferave të rënda të krimit ekonomik , duke u bërë brenda familjes “një katërshe” që kishte zaptuar shtetin. Një diplomat perëndimor, që jeton me djersën e tij, megjithëse me paga të larta, nuk e ndjek dot mënyrën e jetesës berishiane, ku enigma e krimit shndërrohet në vila dhe pasuri të pazakonta. Ai gjen mes “kodit të nderit” të reklamuar dhe të vërtetës, burimin e krimit dhe, kur e bën të ditur atë në eprorët e tij, gjendet para mallkimit.

 

Berisha gjithnjë e ka matur diplomatët e huaj me atë masë që mat edhe ndjekësit e tij: Po më shërbeve, je burrë i mirë, në të kundërtën, thefsh qafën. Ditët e para të ardhjes së zotit Arvizu në Shqipëri ai mund të quhej si zv.kryeministër i parë i shtetit tonë; i përditshëm, i kudondodhur, i lakmuar nga stafi pëdëist. Tani, ai ka një vit që nuk ka folur me njeriun që e mori në mbrojtje, kur duhej dënuar. Stafi i Berishës nuk flet me të; njeriu hije, Basha, e mashtron duke mos i thënë ditën atë që i thotë natën; nëpër rrugë nxitën një fillesë revolte antiamerikane, zonja e parlamentit shkoi edhe më tej, duke i paraqitur vrasës ata, sepse tashmë nuk ishin “të tyret”, dhe, gjithçka shkoi si zakonisht, ata u shpallën armiq.

Zoti Arvizu po ikën. Jam i bindur se nëse do të përsëriteshin ngjarjet e katër viteve më parë, ai, Arvizu, i mbushur mend tashmë, nuk do të kishte thënë “burrë shteti” për një vrasës, por do të kishte thënë atë të vërtetë qe edhe sot e thotë në gjysmën e saj.

Zoti Arvizu, ju ishit një mik i madh i vendit tonë, figura e një diplomati të paqtë. Nëse ndonjë ditë do të keni mundësi të takoheni me staturat e larta drejtuese të diplomacisë amerikane, thuajuni ju lutem edhe këtë: Ju, përmes një ambasadori, na e sollët në pushtet një njeri të mbrapshtë. Është koha të shlyeni një pjesë të gabimit tuaj: Të na e hiqni. E di se nuk mund ta bëni dot, por të paktën thuajani vetes dhe lironi shpirtin. Dhe të jeni i bindur se edhe pasardhësi juaj do të ikë, kështu si ju, i mallkuar nga një njeri që zoti e solli si mallkim për vendin tonë.

Share This Article
16 Comments
  • Z. Arvizu!

    Ju urojme se pari festat e fund vitit, Juve dhe familjes tuaj.
    Ju falenderojme edhe per kontributin tuaj ne kater vite qendrimi ne Shqiperi; por porosine e shqiptareve :-Eshte koha te shlyeni nje pjese te gabimit tuaj , Te na e hiqni sa me pare , ATE qe akoma na rri mbi kokat e shqiptareve si mallkim .E nese do ta realizoni te jeni te sigurt se gjithmone shqiptaret do tu jene mirnjohes.

  • O’BEDRI,SHKRUAN POR SHKRUAN TERHIQ E MOS KPUT,PO A’NUK ESHTE MAFIOZLLEK,QE NGA PODEST GRUP PAGUHEN SENATOR,PER TE LAR MUT ME SHUR,NEPER BOT.PER POLITIKAN MAFIOZ,SI SALI SERBI DHE NEPER SHTETE QERA PERDOR AMERIKA PO TE NJEJTEN METOD?
    AMERIKA SHE DEPARTMENTI I SHTETIT KAN,DETYR TE BEJN POLOTIKEN QE CIA-DHE PODESTAT JUA PARAQESIN,KETE DIE OR BEDRI.KETE DHE VET DIKU NE KETE SHKRIM E KE THAN,SESI ESHTE E MUNDUR QE,DEPARTMENTI THOT QE NE KEMI POLITIKEN SHTETRORE,POR DIKUSH SI NJI,I PA NJOHUR HYN DHE THOT FJAL TE MIRA PER MAFIOZET,PRA KTA JU BESOIN ATYRE DIKUSHIT,SE E KAN POLITIKEN MAFIOZE PERCAJ E SUNDO,MOS U BENE HIPOKRIT.
    A’THUE SE NUK NJOFIN AMERIKANET,XHDO POLITIKAN SHQIPTAR?OR BEDRI KREJT POLITIKANET DHE SIUNET AMERIKA I NJEF,MA MIR SE TI DHE UNE,SE ATA NGA AMERIKA JAN TE REKRUTUAR,DHE PO TA THEM KE HARUAR,GJENERAL ORTOGEN,TE ATI KANALIT TE FAMSHEM?KUR E PA DHE E ZBULOI AMERIKA SE AI,KISHTE NDRYSHUAR SHUM,DHE NUK JU BINTE,MA AMERIKES,ATA E ARSETUAN DHE E CUAN NE AMERIK DHE E DENUAN ME 40,BURG,PRA KJO ESHTE VETEM NJI LOJ ME SALI BERISHEN DHE ASGJE TJETER.INERESAT PERSONALE I KAN PRISH,MARDHANJET MES ARVIZUS DHE SALIUT.SE SI NJERI DHE TJETRI JAN PA MORAL.SI MUNDET NJI DIPLOMAT KARIERE TE THOT PO LARGOHEM POR ME VJEN KEQ,QE SU TAKOVA ME NJI OLTA GAXHARI?NJI KENGETARE PA BREK,NJI KRAKURV,DHE JO NJI ARTISTE E MADHE E’NDERUAR.PRA PUSHT,KY PUSHTE SALI SERBI.POLITIKA AMERIKANE,ESHTE POLITIKA E TE FORTIT KETE DINE NJI HER E MIR OR BEDRI GJALI,DHE KUR TE FORTIT I HISH NR INTERESAT E TI,AI TA BENE SI TE THASHMSI NOREGES,APO SADAMIT,E SHUM SHEMBUJ KENI.VETEM TE ENVER HIXHA NUK KALOI,DHE KETE DINE,SEPSE AI,NUK KISHTE BERE PAZARE ME DJALLIN,DASHTET APO JO,KJO ESHTE E VERTET.THONI SE NA LA TE VERFER ENVERI.DAGORT POR TAHTI KUSH ESHTE I PASUR,MOS VALL POPULLI ESHTE I PASUR,APO VETEM ELITAT MAFIOZE TE SHTETIT?KRS,THOT MA LART,RESPEKTE AMBASADOR ARVIZU:PER CFAR KA MERITUE RESPEKT?A’PSE VRASESIN E QUJTI BURR SHTETI,DHE VRASESIN NR2,BASHEN YLLE NE NGRITJE,PER ATE KA RESPEKT?!!OR BEDRI THUJE TE VERTETEN SE POLITIKA AMERIKANE ESHTE SHUMFTYRSHE,NE POLITIK NUK KA MIQSI NE SISTEMIN E KAPITALIZMIT TE EGER MARCHATIAN,JO KAPITALZMI I EGER ESHTE,VETEM NJI LUGAT I PA NGIR NGA GJAKU I PUNTORVE,KJO ESHTE E VERTETA,DHE KAPITALIZMIT VETEM LEKU,DOLLARI,ARI,DIAMANTI ATOMI I INTERESON,DHE JO BARKATHATI POPULL.POPULLI JEN PER MARCHATIZMIN SI MIZAT,NE KRAHASIM ME KAPITALIN QE KAPITALIZMIT I FLEN NE ZEMER,DHE KONCERNEVE TE MDHAJA.POLITIKA AMERIKANE ESHTE HAKMARSE NDAJ SHQIPTAREVE,POR JU NUK E KUPTONI DOT,AJO AMERIK NUK JA FAL POPULLIT TON,SE KI POPULL NUK E LAN ANGLOAMERIKANET TE,ZBARKONIN NE SHQIPRI PLOT 50,VITE,DHE NUK ISHTE VET ENVER HOXHA,QE I BERI BALL,POR BASHKE ME POPULLIN,DHE PER ATE AMERIKA HAKMERET ME XHDO MENYR.NDOSHTA NUK JENI TE PAJTIMIT,POR UNE PO JUA BEJE NJI PYTJE:SA,DOLLAR KA FAL AMERIKA,PER POPULLIN,SHAIPTAR,SA INVESTIME KA BERE PER KTO 24,VITE AMERIKA QE TA RITETE,NIVELIN E PUNSIMIT DHE TE MIRQENJES,SA FABRIKA APO UZINA NDERTOI DHE SA PUNTOR PUNOIN,NE ATA QE AMERIKA KA INVESTUE,A ME TREGONI?UNE E DIJ SE FARE PAK,PER TE MOS THAN ASPAK,JO QE NUK INVESTOI,POR DHE ARMATIMIN E BERI RUSH ,ME SHKELZENIN DHE FATMIRIN,APO JO?PRA AMERIKA KA VJEDH,POPULLIN TON E JO QE E KA NDIHMUE.KTO PO TE DONI MUNDNI TI VERTETONI SESA KAM TE DREJT.PERSHENDETJE.

    • Edhe nje here, s”mundem mos me te komentu Or Shqiptar sharri!
      Asnje fjale nuk te bie ne toke. Nuk ka diplomaci ne fjalet e tua or mik, por thjesht te verteta te hidhura pa perdredhje.
      Ne jemi ketu ku jemi prej politikave te mbrapshta prapa perdeve, jo prej atyre qe thuhen me ze te larte.

  • Nje gjegje per pyetjen e autorit ne titullin e artikullit:”Me cilin e ka Berisha?”,lidhur me sulmet e ketij te fundit si pergjigje te deklarates se ambasadorit amerikan A.Arvizu ne intervisten e tij ne emisionin “Top Story”:
    Vleresoj lart analizen dhe konkluzionet e autorit te artikullit ne fjale,duke shprehur edhe falenderime per sherbimin qe ai i ben opinionit publik dhe lexuesve shqiptare kudo.Ne nje perpjekje modeste per te gjetur nje pergjigje per pyetjen e autorit ne titullin e artikullit,po hedh edhe une disa mendime…
    Eshte per te ardhur keq qe Sali Berisha mbeti i pakorigjueshem dhe i papermbajtshem ne gafa dhe sulmet ndaj ambasadoreve te SHBA.Na nxorri vertete bojen me Ameriken dhe Departamentin e Shtetit dhe po na tregon ne shqiptareve si bukeshkale ndaj miqve e mbeshtetesve tane me te medhenj,Amerikes dhe amerikaneve!Eshte pikerisht ky i fundit,Departamenti i Shetit i SHBA ,kunder te cilit jane drejtuar goditjet prej te marri nga Berisha.Paranoja e tij e vjeter,miqesia me interes dhe perfitim personal me lideret dhe ambasadoret amerikane kish qene kurdohere “xhaketa e jetes”(Life jacket) amerikane per pushtetin e tij dhe mburoje e mundshme ndaj denimit te merituar qe e pret per te gjitha krimet e tij dhe vjedhjet masive nga familja e tij multimiliardere.Ai e keqperdoroi mbeshtetjen fillestare te Departamentit te Shtetit nder vite te pushtetit te tij autokratik e keqberes dhe kur i tregojne kufirin tek thana e ze frika dhe hidhet ne sulmet e njohura delirante te nje mendjeje te semure:sulmon ambasadoret per te sulmuar ne te vertete institucionin e nderuar amerikan qe drejton dhe udhezon te derguarit e tij te larte diplomatike.Pra si te thuash “bjeri pragut qe te degjoje dera!”Kushdo e kupton se Berisha e ka ditur dhe e din mire qe ambasadoret e vendeve te tilla te medha si ata te Amerikes,nuk flasin si individe,aq me shume kur bejne deklarata publike qe lidhen me udheheqes e ish udheheqes te larte te nje vendi ky sherbejne.Por kete rradhe ai e mori hapur,publikisht,me ze e figure, vleresimin negativ,pergjigjen,ndonese mjaft te matur, nepermjet ambasadorit Arvizu,ambasadorit qe ne analize te fundit ka qene nje nder mbeshtesit dhe perkrahesit me te hapur nga te gjithe ambasadoret pararendes.Pakes me maturi por ne te ikur edhe ai nuk duroi dot dhe ia dha “hakun” Berishes dhe Bashes publikisht sic e meritonin,ndonese shumekush mund te kerkonte qe Shkelqesia e tij,zoti Aleksander Arvizu,te ishte edhe me i hapur ne kritikat e tij,por ato i tha pak e sakte, ne nivelin e larte te ndjenjes se detyres dhe te statusit te tij te nderuar diplomatik.Kusurin me siguri do ta mesojme shume me vone nga arshivat e Departamentit te Shtetit nga faqet e raporteve te ambasadorit dhe te udhezimeve zyrtare te derguara perfaqesuesit te tij,ambasadorit Arvizu.
    Si perfundim,dua te theksoj se deklaratat e ambasadorit A.Arvizu nuk ishin “llafe” te leshuara rruges,por te peshuara e menduara fort mire nga vete insitucioni qe e drejton,Departamenti amerikan i Shtetit.Une do te thosha se kjo perben nje ndihme tjeter te ketij departamenti per vendin tone,per te mesuar e luftuar te keqen ne origjinen e vet dhe per te pare me sy kritik te kaluaren dhe ecur me te vendosur dhe pa gabime te tjera drejt vendosjes se nje gjendje te re e me te shendoshe te shtetit demokratik ne Shqiperi.Si te tilla na duhet t’a falenderojme perzemersisht perfaqesuesin e larte te SHBA-se ne Shqiperi,Aleksander Arvizu dhe t’i urojme suksese te reja ne te ardhmen.Shpresojme te mbetet mik nderi i Shqiperise e te na vizitoje si mik i nderuar ne te ardhmen.

  • nuk e kuptoj pse ka njerez qe habiten akoma me Sa-leh Berishen! Qe prej ardhjes ne pushtet ka be interesat e greqise dhe serbise,mjaft te shihni historine e tij politike nga fillimi e deri me tani! PD eshte nje parti thjesht antishqiptare! por me e rrezikshmja eshte mentaliteti dhe formimi i popullit tone,i cili eshte thjesht antishtet e antikomb, thjesht anarkik! por,nuk na lejohet nje qendrim i tille! ne nuk rrethohemi nga Belgjika,Danimarka apo Norvegjia! Ne jemi mes shteteve qe duan te na pjekin te gjalle dhe ky mentalitet i yni eshte thjesht i pafalshem!
    respekt per z.Bedri Islami i cili shkruan si i ka hije nje shqiptari!

  • per,Nizamin.
    flm,mik,po une jam kocke e vjeter,dhe nuk muj me u perdredhe si,shelne prej stuhis,jam lisi i ahut,per te mos than rrapi jam tek qendra e katundit.Dhe,nuk jam hipokrit,se jetoi dhe veproi me mundin dhe gjersen time,dhe vetem nen gur te mullirit qe nuk kam kalur,qerat gjera krejt i kap provu,jeta dje vetedija kombtare ma kan imponue or mik,64,vite kam,por 50,vite i kam,lufte per egzistenc,lufte per te rujt familje,lufte per ta luftuar jugosllavin,kam ca vite burg,kam ca vite perpekje per jet a vdekje,por ne fund nji tull e kam ne.KALAN E KOSOVES,dhe politiken e amerikes dhe te kapitalizmit jem ka e jetoi ne zvicer ce,35,vite or mik.ju pershende,por po ta them,hipokrizin dhe demagogjin e urej.

  • BEDRI ELEZI,REPLIKO ME ‘SHQIPETAR SHARRIN’
    —————————————————————————-
    I respektuari gazetar,jo vetem per etike intelektuale por edhe si gazetar nga te paktit profesionist,i pa varur e i lire duhet te replikosh me shqipetarin me pseudonimin ‘shqipetar sharri’ per disa arsye:
    -Ai edhe pse nuk eshte gazetar por shqipetar 24 karad i ben ‘autopsine’ mardhenieve shqipetaro-amerikane ne kete çerek shekulli si askush deri me sot.
    -Ai ,pa ja ditur nivelin intelektual,nuk e vulgarizon informacionin e nuk i bajatos politikat antishqipetare salisjane e bìberjane te mbeshtetura nga jashte nga ‘zeri ameriqise’ e nga brenda ‘zeri i b.q e fevzise’ ne dy emra te nivelit medioker si Sali ‘Norvegjezi’ apo Arvizu ‘Pekmezi’ POR I BEN ANALIZEN 25 VJET TE KETYRE MAREDHENIEVE E ARRIN NE KONKLUZIONIN SA INTELIGJENT E RRACIONAL QE:”Shqipetaret te keqen nuk e kane patur nga ‘Katovica’ e ‘kAmunistat’ qe na çliruan e ndertuan por nga ‘pertej oqeanit nga biberajt nga forcat me reaksionare qe na shkaterruan me ‘teorine famekeqe te ‘terapise se shokut’ nuk na dhane asnje qindarke por e blene tere PASURINE E KOMBIT SHQIPETAR ‘ me 6 milion dollare nga Bejker aqe para sa i perdorin Arxhidat e ‘supermbesat’ e krimit per te fshire sot b…..
    Sot ish Shqiperija eshte nje kolono e xhvatur si nje prostitute e vjeter e ngelur pa dhembe PA SISTEM POLITI E EKONOMIK qe u ka ngelur ne dere ‘antishqipetaro-amerikaneve’ me emrat xhon Taçi apo Xhin Fazlliq. e kompani qe nuk ua ble njeri!
    Respektin me te madh per ‘politologun’,’gazetarin’,’analistin’–‘Shqipetar sharra’

  • Z.Arvizu erdhi dhe iku si sherbetor i Berishes .Ato fjalet e fundit te Arvizuse per Berishen jane per te genjyer ndonje budalla .Ai i mori te dhenat nga J.Wiverst per Berishen por Amerika ka disa rruge per te marre informacion dhe informacionet ishin kunder Berishes i cili e ktheu shtetin ne nje diktature teper te rrezikshme .dhe Ballkani mund te kthehej ne nje lufte ku te perfshiheshin te gjitha shtetet e europes sepse rusi bente dhe ben ceshte e mundur per ketePrandaj SH.B.A urdhroi ambasadorin te ishte teper i kujdeshem se me fjalet e tij kishte demtuar SH.B.A.SHqipetaret mund te beheshin nje baze e terrorizmit kujtoni largimet per ne Siri.Per SH.B.A eshte e qarte se SHqipetaret.kane vuajtur 50 vjet nga diktatura dhe nuk durojne me ate

  • kur krruhet cuni i shpifur i shiqeres me diplomatet amerikane e europiane – hapu shpelle e vicidollit te futemi te gjithe – por me nje kusht kete sallomin ta fusim tek bira e shiqeres ose e teta lilit me mire…

  • Z.Bedri Islami, me kot lodheni me fakte e argumente me Salih Berishen, kete mizerje politike ,kriminel ordinero-politik dhe surrat te urryer nga shumica e shqiptareve!

    Ky person sherrbudalla ,pervecse Zotit qe s’na ka dashur kurre, na u shpif ne sofren e varfer por te ndershme shqiptare e na u be peshqesh e na trazoi jetet tona nga interesat e Shteteve te Bashkuara, te cilat gjeten te ky person fshatar nga nje fshat i humbur i Tropojes, njeriun me adapt sipas rekomandimeve te Elez Biberajt, se do kishte ndikim edhe ne Kosove,atbote nen regjimin e eger ushtarak te Serbise.

    Ky gangster politik qe shan mbare e prape pa teklif ambasadoret e Shteteve te Bashkuara, kur te gjithe “dhiten ” ne breke prej tyre dhe keta nuk e sikterisin dot megjithse e duan te burgosur e aq me mire te vdekur, duket se ka nje mbeshtetje te forte nga segmente te caktuara te administrates amerikane, lobinge si “Podesta Group” te paguara nga parate e popullit shqiptar e kush e di edhe plane te CIA-s per te depertuar ne vendet e Konferences Islamike si spiun (spajun) !

  • vazhdim….Meqe as z.Bedri e as une,ketu qe prekin sentimentet e ndokujt qofte dhe ne Amerike ,ku une jam shtetas dhe i betuar per atdheun tim te dyte ,si per memedheun tim, nuk e di se si mund t’i hiqet kjo vemje nga trungu akoma me kembe e lisit shqiptar!

  • Ramizi i vari melqit ne qafe ujkut Berisha -shqiperine,ju lumte z.Bedri ti po e ngre zerin ne kupe te qiellit ,Mos ja jepni shkopin harbutit,Sali, se se po u vret me shkopin tuaj.por ky vend eshte vakuf-pa zot,vidhe arme,municione,armatime,mina,zkzploziva,avjone,tanke,autoblinda, topa,karburant,ndertesa,ndermarrje,uzina,fabrika,linja prodhimi,gjologji,minjera,nafte me koncesione,pyje,lumej ,magazina tregtie,djegeje shkrumbe e hi institucionesh komisarjateve ,dekumentacionesh ,vjedhje direkt te B.SH. shume here ,nje raste 350kg monedha te hershme ne sterlina turke dhe italnjane,rasti dyte me tronditess, me ordiner, me degjenerues,7.13 milard lek vjtra.vend-vakuf pa zot/,pop mba murin se po bije. /i marri Sali premto -dhe budallaj popull shpreson,djalli Sali qeshe neper ballo vallzimi ne presidence me presidentin,ishe guvernatorin hajdut,me kr.prokurorin,qe ka per detyre te ndeshkoi vrasesit e vjedhesit .nje shkendi ndez nje mal ,ne po na digjet mali ,dhe shikojm nga syt,deri sa te digjemi vete .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *