Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
VIDEO: “Pse Rama nuk ka asnjë lidhje me Enver Hoxhën”, disa mendime mbi dhunën, socializmin e (pa)mundur dhe zaptimin e shtetit nëpërmjet partive
Kendi i Kryeredaktorit Kryesore Lajmi i fundit
“Një gazetar pasanik është një gazetar që qelbet erë, unë do ta pushkatoja”, leksioni i fundit i Montanellit, lista e pagave dhe historia e Senekës
Kendi i Kryeredaktorit
Ushqimi që u shpik shumë pranë Shqipërisë, sot është privilegj i të pasurve
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Me cilin te flasesh? A flitet me kercurin?
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Letrat e Lexuesve > Me cilin te flasesh? A flitet me kercurin?
Letrat e Lexuesve

Me cilin te flasesh? A flitet me kercurin?

anazapta
Published April 1, 2013
Share
SHARE

Nje kryetar qeverie me bllok e kalem ne dore, qe shkon ku e ndalojne bodyguardet, shkruan bosh, flet kot, degjon asgje e shikon hiç, nuk ka se ku te shkoj me keq. Ky shtet ka marre fund, e kjo tashme eshte nje fakt i ezauruar. Problemi me i madh i maxhorances te neserme, te Edi Rames me ekipin e aleatet e tij, eshte se si do ta kaperxejme kete batak ku kemi rene. Sepse vendi eshte ne prag te katastrofes.

Ato qe kryeministri po reklamon ne kete fund te dyte, eshte njesoj sic deklaronte ne fundin e tij te pare, se “leket e shqiptareve jane te pastra”, nderkohe qe mendjen e tij malinje projektoheshin skuadrat ushtarake te sulmit mbi popull e te helmimit te krahinave me avione tip alla Gazidede. Pothuajse me te njejten ngarkese punon edhe sot krahu i erret i kokes te tij, mbushur me hakmarrje, arrestime, shpifje, genjeshtra e grabitje.

Pas 24 qershorit, do ta shohin konkretisht, se si ky vend jo vetem qe nuk eshte drejtuar, por eshte shtrydhur, perdhunuar, grabitur, deformuar, e sabotuar. Administrata jeton me tuba oksigjeni ne hunde. Ajo eshte moralisht e shkaterruar, profesionalisht pa efektivitet e krejtesisht e paralizuar.

Ndersa kryeadministratori i qeverise, ky mumje e paballcamosur, ky i paditur “i madh” pervecse detyrohemi ti degjojme lloj lloj kllapirash 42 grade celsius, ka kurajon e flet per terma ekonomike, te cilat e duan nje minimum aftesie, me te cilen ky nuk ka asnje pike kontakti. Flet per norma e taksa, i atribuon opozites cdo lloj budallalleku qe i peshperisin zhgarravinat qe mban pas veshi, emerton taksa te nje fare Koleke (qe dreqin e di se kush eshte, ne mos klienti i tij) e ka “trimerine” qe te permend e te “tall” edhe Marksin, ne rolin e gjoja te vetmit “antikomunist” qe kane mbetur ne Europe.

Po si ka mundesi qe ky koqe kandari, ne vend ta lexoje ate, te pakten aq sa e studjojne universitetet gjermane, kerkon te fitoje pike, duke e permendur a thua se e ka patur sekretar rinie, ne kohen kur kendonte “në ara, fabrika, kantiere”? Sepse, do te kuptonte me se fundi se menyra se si ka drejtuar deri tani, e ka ndare shoqerine tone ne grupe (klasa) te privilegjuara e te varfera, kurse vet shtetin e ka kthyer ne nje instrument qe mbron grupet e privilegjuara.

Ka koncentruar kapital te dyshimte ne njerin krahe e ne krahun tjeter ka rritur nje pakenaqesi masive, duke e veshur vendin me antagonizma te theksuara e te pamerituara sociale, premisa te plota per te rithemeluar komunizmin e derivatet e tij. Ky perzierje zvarranikesh qe e meriton nje tatuazh te Marksit ne balle, ne vend qe te lexoje e citoj ende sh. Enver, nuk do te bente keq qe tani ne pleqerine e thelle te kuptonte me se fundi, se komunizmi eshte mposhtur, pikerisht se jane zhdukur kushtet te cilat e lindin ate, ashtu sic nuk di te bej ky, e paralelisht me prodhimin e madh bota e perparuar ka formuluar e zbatuar reforma adekuate ne perputhje me aspiratat me te larta te shoqerise njerezore.

Po me cilin te flasesh? A flitet me kercurin? A flitet me ate qe te degjuarit e te folurit nuk e ka funksion te trurit, por funksion te organeve te tretjes?

Boll! Na eshte merzitur jeta me kete menyre qeverisje, themeli i te te ciles eshte ngjizur me egoizem fshatarak mesjetar e me paranoje kusarie. Na ka ardhur ne fyt grupi “udheheqes”, kjo Byro e re Politike qe rrethon kete kokerr diktatori e qe para pallavrave te tij e kokes te tyre nuk stepen me para çdo paturpesie. Te kerkosh ndryshimin e perparimin ne regjimin e tij te sotem, eshte njesoj si ti kerkosh ministrit te tij te kultures kulture e jo bageti, ministrit te shendetesise humanizem e jo histeri, ministrit te ekonomise ekonomi e jo palle ariu, ministrit te transportit cilesi e jo dobiçeri, njesoj si ti kerkosh kusarit te trokas ne dere, para se te “komunikoj” me klientin, e t’ja shumfishoje atij ate qe “i ze dora e i sheh syri”.

Ndaj data 23 qershor do te jete data e proves te madhe, nese shqiptaret ne 20 shkurt te 1991 e hodhen me te vertete monumentin e diktatorit, apo vazhdojne dhe e mbajne ate ende, biles te gjalle. Na qofte per hajer!

Nga Bardhyl Ermini

anazapta April 1, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?