Me dhjetë mijë lekë në muaj

Dita

Dita jonë, a të kujtohet
Se kanë nja dy vjet
Na ishte një opozitë
Që sot është në pushtet?

Ndodhi dhe një rast i rrallë
Që s’ka ndodh për qindra vjet
Një femër ministre lufte
Zuri vend në kabinet.

Që të gjithë u gëzuan
Se është punëtore dhe e rreptë
Dhe vetë biondja u zotua
Të luftojë çdo të padrejtë.

U betua Mimi jonë
Sala SHQUP-in s’do gëzojë
Po iku dhe viti i dytë
Zonja se ç’tha e harroi.

Projektligjin e Saliut
Që ish-ushtarakët gjoboi
Opozitë e asaj kohe
Asnjëherë nuk e votoi.

Ministrja e revoltuar
Për këta mijëra debitorë
Që kusari ka ndëshkuar
S’ka ndërmend ta anulojë.

Zonjë, janë familjarë
Edhe larg nga pensioni
Me dhjetë mijë lekë në muaj
Ç’mund të bëjnë, a na thoni?

O mbani fjalën e dhënë
Ose pranoni dështimin
Statusin mënjanë po lëmë
Të paktën hiqni fitimin.

Këto vargje i kam shkruar për gjithë kolegët e mi që janë persekutuar nga këto dy qeveri

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *