Me dyzetë e ca bashki!

redaktor

Vargje të nënshkruara,

Kapo Labi

 

Ditë, ca miq vetëm na lanë

Midis nesh më s’do t’i kemi

Disa borxhe na i kanë

Ndaj dy fjalë do ua themi.

 

Ç’na bëre o kryetar

S’dëgjove zënë e miletit

Bashkë me Jaçen ti na hoqe

Trëndafilat e Përmetit.

 

Mallakastra heroike

Më duket të zuri vapa

Nostalgjia për kusarë

Ndaj i vajte Kaçit mbrapa.

 

Kënga labe nuk u shkon

As për ju, as për ballshjot

Se askush nuk të dëgjon

Kur bashkohesh me idiot.

 

O matjanë, i ratë pikës

Se ju doni mbretëri

Latë mësuesen e fizikës

Se nuk doni dituri.

 

Pogradec, o vend i rrallë

Kurrë nuk e kam menduar

Se bashkoheni me kusarë

Arkitekten e larguat.

 

Urime zonja Voltanë

Bëre si të tha partia

Po nuk e hodhe paranë

Ndryshe nuk merret bashkia.

 

S’prisnim ta ndërronit kranë

Se nuk u lejon Serbia

Ata katër djem ju vranë

Po prapë nuk u prish krushqia.

 

UDB-ja me Salinë

U mbytën, u injoruan

As për pula, as për thij

Një kacidhe s’u dërguan.

 

Mbarësi në jetën tuaj

Me krye kusarin plak

Me serbët e kriminelët

Ishalla bëheni çirak.

 

Nderime o miqtë e mi, me dyzetë e ca bashki! Kapo Labi, Tërbaç, Vlorë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *