Më e keqja ndodhi. Ajo që kishim paralajmëruar që në shtator të vitit të kaluar ndodhi. Një ish qiramarrëse, e dëbuar nga shtëpia ku jetonte prej 70 vjetësh, ndërroi jetë në mënyrën më jodinjotoze, para syve të të gjithëve. Jo sepse ajo vuante nga ndonjë sëmundje e pashërueshme, por nga i ftohti, në mes të rrugës, para Bashkisë Durrës. Sofia 87 vjec jetonte së bashku me nipin e saj 67 vjec prej 6 javësh në një stol në lulishten para bashkisë. Atje konsumonte atë pak pension dhe lëmoshat e qytetarëve. E pra ajo nuk ishte njeriu që nuk kishte punuar asnjëherë dhe nuk ishte as kumarxhie që ta kishte lënë shtëpinë në kazino. Ajo ishte një qytetare e ndershme e cila kishte punuar gjithë jetën për të mos vdekur në lulishte e mbuluar me kartona. E kishim paralajmëruar tragjedinë që në orët e para të saj. Kishim thënë se të pastrehët që po hidheshin në rrugë, një ditë edhe mund të vdisnin nëse shteti do i linte pa i sistemuar.
Ia thamë këtë gjë të gjithë autoriteteve që duhej të kishin veshë për të dëgjuar dhe zemër për të dashur të kuptonin. Ia thamë qeverisë që po gabonte duke i nxjerrë jashtë qiramarrësit e ish banesa shtetërore pa i sistemuar ata në mënyrë adekuate dhe efektive. Qeveria na u përgjigj se ishim komunistë dhe se edhe kleri i lartë fetar i kishte falenderuar për kthimin e pronës. Por ama shërbesën e fundit kësaj viktime nuk po ia kryen tani askush. Olldashi dukej i kënaqur që po u shërbente pronarëve në dorë urdhërat e ekzekutimit që do i bënin një palë të pasur dhe të tjerët në mëshirë të fatit. E djathta triumfoi par exellence. Pronari mori pronën e blerë dikur nga stërkatragjyshi, që jo në pak raste kishte qenë ushtarak i lartë i perandorisë otomane apo kapterr i qeverisë së mbretit Zog. Kurse qiramarrësit duhet të shkonin e të vrisnin veten.
Ia thamë edhe Gjykatës Kushtetuese, por ajo e gjykoi të drejtë aktin normativ sepse qeveria u kishte ofruar kredi shtresës së prekur. Gjyqtarët e kësaj gjykate e besuan kollaj këtë gjë sepse mbase vetë ata kanë mundësi të marrin kredi dhe u duket se e gjithë bota jeton si ata. Me një naivitet fëminor u besua që Sofia 87 vjece,dhe nipi i saj Llazi 67 vjec, mund të merrnin kredi për 30 vjet që Sofia me superpensionin e saj 100 mijë lekë të vjetra në muaj do paguante këstet e kredisë deri sa të bëhej 1 17 vjec dhe pastaj do jetonte e lumtur!
Ia thamë prapë qeverisë me një peticion të nënshkruar nga përfaqësuesit e 678 familjeve në vigjiljen e Krishtlindjeve. I thamë që është dimër dhe njerëzit e moshuar, apo ata të sëmurë, mund të vdesin nga i ftohti. Por mesa duket qeveria nuk na besoi sepse iu duk cudi që mund të vdesësh nga i ftohti në një vend të ngrohtë si i yni. Sigurisht, nëse ke zyrën e ngrohtë, nëse të shërbejnë cdo ditë kafe të ngrohtë në tavolinë, nëse makinën e ke të ngrohtë dhe ujin në rubinetin e banjos së kryeministrisë e ke po aq të ngrohtë, i ftohti është një nocion i harruar.
Ia thamë edhe opozitës së asaj kohe. Vumë re që ajo e bëri menjëherë pjesë të kauzave të veta elektorale. U menduan plane për të anulluar aktin normative nëse do vinin në pushtet, plane që të mundësohej strehimi masiv i gjithë kategorisë, plane për ndërtime e plane për financime. Por pas zgjedhjeve vendimi i parë ishte lidhur me foton zyrtare që hijeshonte muret, duke harruar se cfarë ndodh përtej atyre mureve. Më e rëndësishme u bë cështja se mustaqet e kujt ishin më të hijshme, ato të thinjurat e Ismail Qemalit, apo ato më brune të Bujar Nishanit. Kaluan ditë dhe akti normativ për debimin e mbi 3000 familjeve vazhdon të bëjë kërdinë atje jashtë, por qeveria është shumë e zënë me ndarje tortash pushtetesh e ngrenie drekash pune. I ftohti erdhi prapë me vjeshtën por qeveria e re është më shumë e fokusuar se kush do ngrohë karriken e rradhës.
Ia thamë edhe bashkive. Madje vetë nipi 67 vjecar i viktimës thotë se shkoi disa herë të takonte Vangjush Dakon por ai i tha se dy pleqtë e shkretë, viktima të një shteti modern që quan të drejtën e pronës më të shtrenjtë se të drejtën e jetës, ishin bërë turpi i bashkisë. Ata i kishin nxirë faqen Dakos dhe bashkisë së tij prandaj duhet të iknin së bashku me kartonat e tyre në një lulishte tjetër, ndoshta në një bashki tjetër. Kjo deri sa të bëheshin turpi edhe i bashkisë tjetër…
Jo vetëm ne, por edhe Avokati i Popullit u investua në dhjetëra deklarata për shtyp e rekomandime. Por edhe fjalët e tij ranë në veshin e shurdhër dhe zemrën gur. Tani viktima iku nga stoli i lulishtes.
Iku edhe nga inventari i Entit Kombëtar të Banesave që tani ka një të pastrehë më pak. Iku edhe nga lista e kredive duke kursyer lekët e interesave që do paguante shteti, sipas besimit naiv të gjyqtarëve komodë kushtetues. Iku edhe nga lista e hallexhinjve që qeveria e re ka thënë se do sistemojë para se të vinte fushata elektorale e rradhës.
Por kjo ikje në këtë formë është krim. Shteti nuk garantoi dot as të drejtën e jetës së kësaj të moshuare që nuk pati thjesht fatin e keq lidhur me shëndetin. Ajo pati fatin e keq që jetonte nën drejtimin e një qeverie të mbrapshtë, nën gjykimin e gjykatave që ende besojnë se gomari fluturon dhe nën drejtimin e një kryebashkiaku që beson se varfëria është turp.
Ajo pati fatin e keq edhe të ngathtësisë së një qeverie të re që kutururepset mes estetikës së ngjyrave, fjalimeve të thurura bukur dhe vëmendjes mediatike. Humbja e jetës së viktimës, vërtet u nis nga një akt mizerabël i qeverisë që iku, por u bitis dhe rëndon njëlloj edhe në përgjegjësinë e mosveprimit të qeverisë së re, duke u regjistruar kështu si viktima e parë zyrtare pas 23 qershorit. Nëse kjo dosje një ditë përfundon në Strasburg, ky i fundit do thotë që mosveprimi shkeli në mënyrë thelbësore të drejtën e jetës së garantuar nga neni 2 i Konventës.
Akti normativ pa dyshim që ishte dhe mbetet një akt kriminal. Autorët u larguan nga pushteti jo për të këmbyer karriket, por për të zhbërë mbrapshtinat e tyre. Nëse ka një akt normativ që është në kushtet e nevojës ekstreme dhe urgjencës është pikërisht ai akt që do anullojë aktin e vjetër normativ që sot po vret njerëz. Gjithashtu urgjente është nevoja për të sistemuar të gjithë të pastrehët e kësaj kategorie qoftë edhe përkohësisht. Për këtë nuk duhet shumë punë, nuk është e domosdoshme as konsulenca e Tony Blair, as fotografia e Ismail Qemalit në mur dhe as ndonjë kombinim i bukur ngjyrash. Për këtë akt duhet vetëm vullnet dhe nëse ky mungon atëherë harram ato 1 milion shpullat e shqiptarëve.
Analiza e Dorian Matlise, ne cdo paragraf, pershkruan katerciperisht KRIMIN e shemtuar te Qeverise qe IKU, te “Drejtesise” PRO qeveritare, por edhe TURPIN e Qeverise se Re me ngadalesine, qe po perpiqet te zgjidhe Problemet e akumuluara. Kryefjala mbetet “DREJTESIA”! Ne se nuk rivendoset Ajo, te tjera Krime MAKABRE do te ndodhin! Nuk eshte teper te kujtoj c’beri “DIKTATURA” per te likujduar pasojat e shkaterrimit nga TERMETET (Fatkeqesi Natyrore) ne Diber, Shkoder, Fier, Lushnje etj. Mirenjohje Dorian Matlise per shkrimin!
Kjo qe ndodhi aty ne Durres ju mbuloi me turp ju dursakeve si njerez mizore
Si nuk doli njeri ta ftonte ne ship plaken e shrkete ? Turp, shume turp
Ai kreytari I Bashkise se Durresit duhet te japi doreheqjen….
3000 APO 5000 FAMILJE ISHTE E NEVOJSHME TE DILNIN NGA PRONAT E SEKUESTRUARA NGA PUSHTETI KOMUNIST, QE PO KESHTU I NXORRI ME 1945 EDHE PRONARET E LIGJSHEM. ATA, TE PAKTEN SHUMICA, I KISHIN BLERE ME PUNEN E TYRE QOFTE NE PERANDORINE TURKE APO QOFTE NE KOHEN E ZOGUT. NJE PRONE E REGJISTRUAR NE HIPOTEKE E KA NJE ZOT. NUK DOLI NGA DETI SHQIPERIA ME 1944 DHE T”U KTHEHEJ PRONAREVE ISHTE NJE E DREJTE E TYRE E KERKUAR EDHE NGA BASHKIMI EUROPIAN. NGA ANA TJETER, NE KETA 23 VJET TE GJITHA QEVERITE DUHEJ TE KISHIN MENDUAR EDHE PER KETA QE DO TE NXIRRESHIN NGA SHTEPITE. DHE ISHIN TE GJITHa mundesite. Te pakten per ata qe nuk kishin mundesi tjeter si rasti i fresket. Shume te tjere kane pasur mundesi dhe nuk dilnin dhe jane po keta qe kane marre edhe kredite. Per keta shteti nuk duhej te kishte asnje pergjegjesi. edhe Entin e banesave e kane perdorur si kane dashur ata qe e kane pasur ne dore qe nga Dash Shehi e deri te LSI-ja qe sill nga Skrapari e jepi metra katrore pa fund. Per hallexhinjte qe nuk kane pasur mundesi per kredi qe nuk kane qene dhe aq shume duhej t”u jepej falas qofte nje minimum metrash ne bashkepunim shteti qendror ai vendor dhe ojq-te qe na kapardisen televizoreve.
Av .Matlija
Jam shume e inatosur dhe shkrimi i juaj me inatosi me shume .
Do e filloj qe nga fillimi
“katragjyshi ka qene ne sherbim te Zogut ,i perandorise otomane ….Mjaft Avokat ,mos me caj kaptnin dhe ti me dosjet e tua ,me kane ardhur ne maje te hundes dosjet dhe katragjyshet Dhe ai i yti besoj se per Zogun do kete brohoritur ,edhe ti per xhaxhi enferrin ke brohoritur .
Jemi ne pastaj jane ata !
I the qeverise ,i the gjykates ,i the Vangjushit ,djallit dhe te birit .
Pse nuk u ngujuat aty AV ??? KU JANE AKTIVISTET E SHOQERISE CIVILE ??? IGLI TOTOZANI CFARE BEN DHE PSE NUK E MORI NE ZYRAT E TIJ KU SHERBEHET KAFJA E NGROHTE ?????
PERSE ???
PERSE TUSHE OSMANI E PIU FOTOKSINEN NE ERRESIRRE ??
PERSE LIRAK BEJKO U DOGJ NE MES TE DITES NE TROTUAR ????
SEPSE NE JEMI TE GJITHE TE VDEKUR !
Av .detyra e juaj ,e Iglit e shoqerise civile dhe pse jo e imja eshte te mos lejoj qe kto gjera te ndodhin .Nga nje gazetar mund te pres nje artikull dhe Gjegj Thanasi ,ka respektin tim …na e perplasi ne fytyre problemin .Ne si te paafte ,JU SI RROGETAR TE PAAFTE TE NJE SISTEMI BASTARD …E VRATE !
Dorian , duke marre shkas nje here nga nje artikull i ngjashem ne nje gazete te respektuar kam interpeluar bashki ,asistent social ,AV E POPULLIT ,{sa inat me kte emer …gjithmone ne emer te popullit} ,gazetar ,kr e K.H , K.Pinderin {i vetmi qe me dha disa rrugezgjidhje } dhe e di cfare …mu refuzua te ndihmoja kte te mitur qe abuzohej .Po pra po ,askush nuk i mundesoi ksaj femije qe dikush ti jepte nje mundesi jetese . A e dini pse ???? SEPSE ASKUSH NUK DO TE DALI JASHTE NGA ZYRA E NGROHTE ,JEMI THJESHT NUMRA ,STATISTIKA !
Nqs HYGOI do te jetonte sot ‘Te mjeret ” e tij nuk do na benin dot konkurrence
Avokat ,PROBLEMIN NUK E KEMI ME ATA QE NA BEJNE KEQ {olldashi,qeveria e re dhe e vjeter ,mustaqet e jarit dhe Ismailit } PROBLEMIN NA E KRIJOJNE
INDIFERENTET
JANE KETA {NE } QE TE VRASIN !!!!!!!!!!!!!!
Po ti qe komenton, ku ishe? Pse nuk u ngujove? Pse nuk shkove te takosh ndonje minister apo kryetar bashkie? Pse nuk bere te pakten nje shkrim gazete sa per te thene? Ben vetem nje koment, dhe ate me emer te fshehur
Pikerisht ,sepse nuk me pelqejne gjerat qe behen “sa per te thene” !