Në një anketë të zhvilluar nga ueb-faqet e njohura për të rritur ‘XCritic.com’ dhe ‘Vivid Entertainment’, adhuruesit e filmave pornografik më së shumti në zhanrin e tyre të preferuar të filmit, do të dëshironin ta shihnin aktoren e famshme të Hollivudit, Mila Kunis. Fakti është se Mila Kunis nuk zhvishet aq shpesh në filma, mirëpo, ndoshta kjo është pikërisht arsyeja që edhe më shumë e shton dëshirën për aktoren seksi, sepse 38 për qind e të anketuarve, pikërisht votën e tyre ia kanë dhënë asaj.
Si aktorja e dytë më e preferuar për ta parë në filma për të rritur, është ylli i ri i aktrimit Jennifer Lawwrence me 23 për qind të votave, derisa e treta më e preferuara është bukuroshja latine Sofia Vergara me 15 për qind të votave. Në pozitën e katërt gjendet ylli tjetër i aktrimit Angelina Jolie, me 13 për qind të votave dhe fakti se ajo tashmë ka hequr gjinjtë e saj për shkak të rrezikut për t’u prekur nga kanceri, nuk ka ndikuar aspak në preferencën e adhuruesve.
Në pozitën e pestë është këngëtarja dhe aktorja e re Selena Gomez, e cila ka marrë 12 për qind të votave, derisa në top-dhjetëshe gjenden edhe bukuroshet si Kate Upton me 11 për qind, Candice Sweanspol me 10 për qind, Adriana Lima me 9 për qind, Megan Fox me 9 për qind dhe Christina Hendrics me 8 për qind të votave.
Por të mendosh se ndonjërën prej këtyre dhjetë bukurosheve vërtetë do të mund ta shihnim në një film pornografik, do të ishte çmenduri, duke marrë parasysh statusin dhe suksesin e tyre të jashtëzakonshëm në Hollivud, si dhe faktin se të gjitha janë milionere, prandaj nuk kanë nevojë as për famë dhe as për para. Por ekziston thënia e vjetur “kurrë mos thuaj kurrë”, kështu që mund të ndodh çka do në botën e shoubiznesit.