Dje kam udhëtuar në autobus me Kryetarin e Partisë Socialiste, apo siç e thërresin ndryshe Kryeministrin e pas 23 qershorit. Isha kurioz të shihja nga brenda autobusin e Rilindjes, aq shumë të përfolur këto kohët e fundit sidomos nga Berisha. Që Edi Rama është ndryshe nga të tjerët dhe që i bën gjërat ndryshe, kjo dihet. Futja e autobusit në fushatë, me të cilin udhëtojnë skuadrat e deputetëve sipas qarqeve dhe një numër gazetarësh të shtypit dhe TV-ve, është një risi që tërheq vëmendjen.
Gjatë këtyre udhëtimeve kryepasagjer është Edi Rama. Improvizohet një bashkëbisedim me gazetarët, të cilin e pyesin zotin Rama për aspekte të veçanta të fushatës, për kandidatët dhe pjesë të programit të PS-së . Dje pra udhëtuam drejt Elbasanit me skuadrën e Rilindjes për atë qark. Dhe biseduam me zotin Rama.
Ajo që më bëri përshtypje ishte qetësia olimpike e Edi Ramës dhe një siguri e forte ne fitoren qe e pret. Kjo qetesi dhe siguri e Edit është vënë re edhe në takimet e tjera të kësaj fushate, ku ai nuk bën diversionet e zakonshme të kundërshtarit të tij politik. Edi Rama flet ngadale, argumenton, arsyeton dhe ka një vijë mendimi të qartë se çfarë do të bëjë pas 23 qershorit
kur t’i hipë kalit të pushtetit, pasi të ketë zbritur Berisha. Mirëpo pyetja si do të hipë në atë kalë, mbetet. A do ta lejojnë besnikët e Berishës në KQZ dhe në Kolegjin Zgjedhor këtë? Sepse, këtu ka dy probleme jo të vogla, të cilat ia parashtrova dje zotit Rama: E para, a e trondit ndopak optimizmin e tij ne fitore fakti qe kemi një KQZ gjysmake dhe të politizuar?
Me fjalë të tjera, a beson zoti Rama se pasardhësja e Arben Ristanit në krye të KQZ-se qe do ti certifikoje atij fitoren? Dhe tjetra: Janë denoncuar tashmë me dhjetëra mijë dublime në listat e zgjedhësve. A nuk përbëjnë këto dublime një risk të madh për procesin dhe rezultatin e zgjedhjeve?
Përgjigja e zotit Rama në autobus: “Përsa i përket KQZ-së është një problem i njohur tanimë. Ne nuk e kemi problem, në kuptimin që nuk do të na pengojë për ta zhvilluar deri në fund fushaten dhe per t’i fituar zgjedhjet. Ne rast se pastaj KQZ-ja e kthyer në një organizatë partie fanatikësh do të guxojë të ndërhyjë për të prekur rezultatin, aty, sigurisht, që fjala i kalon popullit. Është populli që vendos se çfarë do të bëjë. Mirëpo, ndërkohë, e përsëris ne jemi të gatshëm që ta riformatojmë KQZ-në, ta rikthejmë në ligjshmëri, të marrim pjesë në këtë proces, ku praktikisht jemi prezent në të gjitha nivelet e tjera dhe të bëhemi edhe ne garant, nëse na jepen mundësitë për të ndodhur kjo. Nëse jo, është përgjegjësia e tyre le ta mbajnë. Sigurisht, është diçka shumë e keqe për zgjedhjet, shumë e keqe për Shqipërinë, por e përsëris është autorësi ekskluzive e palës tjetër”. Ja kështu u përgjigj Rama. Pra Rama e di defektin e KQZ-së, por e anashkalon, e injoron, sikur nuk ishte KQZ-ja që bëri gjëmën e zgjedhjeve të 2009-s dhe të 2011-s! Dhe pas manipulimeve dhe dhënien e pamerituar fitores kundershtari, kemi pare ankimimet e opozitës për vjedhje të votave.
Në vijim, Rama shtoi edhe diçka tjetër në përgjigjen e tij: “Asnjëherë nuk do ketë mundësi që të ketë zgjedhje të pastra me Saliun dhe me nje parti qe kurre nuk i ka fituar realisht zgjedhjet, por ka perfituar qofte nga ndasitë në anën tjetër, qoftë nga mangësitë në gjithë infrastrukturën zgjedhore. Jemi të vetëdijshëm që ka probleme me listat, jemi të vetëdijshëm që ka probleme me gjithë infrastrukturën zgjedhore”, tha Rama. Po pse të mos veprojë kështu Berisha edhe këtë radhë? Ai i ka të gjitha pushtetet nën këmbët e veta, ka Ministrinë e Brendshme me Flamur Nokën, Ferdinant Ponin dhe Arben Ristanin. Ka Shërbimin Informativ dhe KQZ-në, ka policinë dhe ushtrinë… dhe po e kërkon si kurrë ndonjëherë një mandat të tretë qeverises.
Duke u marrë me ironinë që ka bërë Berisha për punën e autobusit të PS-së, deputeti Ben Blushi tha dje se “Kam dëgjuar edhe Saliun që është marrë me batutën e autobusit. Autobusi ynë duhet të garojë me një karrocë këtë radhë. Në rastin tjetër, Saliu është edhe karrocieri, edhe kali edhe kamxhiku, por edhe balta dhe karroca e tyre ecën gjithë kohën në baltë. Ne do të shkojmë ne stacionin e fitores shume me shpejt se karroca e Saliut”. Blushi, përveç atyre që tha, harroi të shtonte se, ndërkohë që PS udhëton me autobus, Berisha fluturon me helikopter. Kjo nuk është thjesht një metaforë. Precedentët nuk duhen injoruar. Thirrjet “kujdes” po vijnë rregullisht nga të gjitha anët. edhe per kete arsye, pas 23 qershorit nuk do ketë më asnjë kuptim të thuhet: Na vodhën zgjedhjet!
Nje gje eshte shume e sigurte .Po i humbi zgjedhjet Rama, justifikimi dihet ” Nai vodhi Saliu ” Po une do ta quaja me shume turp, po te m’i vjedhin votat e te mos jem i zoti t’i ruaj, prandaj refrenit te votave te vjedhura,i ka dale BOJA.
“mali”! Ti ne daç quaje turp, ne daç quaje mekat, por nje gje eshte e qarte si drita e diellit: Sali Berisha, detonatori i demokracise shqiptare, eshte ne ate vend ku eshte, vetem ne saj te vjedhjes se votave pa as me te voglin dyshim. Rreziku i vjedhjes se votave, jo vetem qe nuk eshte nje refren qe i ka dale boja sipas jush, por eshte nje fakt tejet kokeforte, unikal dhe i denje vetem per vendet e afrikes dhe te lindjes se mesme ku sundojne diktatore dhe jo per nje vend si Shqiperia qe aspiron per tu bere pjese e Europes se Bashkuar. Ne Shqiperi, “Rreziku i vjedhjes se Votave” ka patur dhe ka vetem nje emer ne keto 23 vjet postkomunizmit, ai quhet komunisto-fashisti i fundit i europes ne krye te nje shteti, Sali Ram Berisha. E majta asnjehere nuk ka humbur ne keto 23 vjet, qofte dhe ne 1992-shin, asaj ia kane vjedhur gjithmone votat nepermjet jo vetem shfrytezimit prej krimineleve te vjedhjes se votes se besushmerise naive por dhe gabimeve te se majtes, kultures se pandeshkueshmerise se pari ndaj vjedhesve te votave,por dhe sofistikimit te menyrave dhe teknikave te vjedhjes, pergatitjes se falangave te vjedhesve gjate kater vjeteve ne pushtet.
Edi Rama ne autobuz paska thene:
– “Ne rast se pastaj KQZ-ja e kthyer në një organizatë partie fanatikësh do të guxojë të ndërhyjë për të prekur rezultatin, aty, sigurisht, që fjala i kalon popullit”!!!
Si qytetar i thjeshte me duket shume e PAPRANUESHME NJE SPJEGIM I TILLE!!!
– Nuk besoj se ka njeri ne Shqiperi(perfshi edhe pacientet e spitalit nr.5),qe te mos e marre me mend,qe Sali Berisha,para se te mendoje per te organizuar zgjedhje te LIRA E TE NDERSHME,e vret mendjen SE SI T’I VJEDHE ATO!!!
Prandaj po HESHT Edi Rama per KQZ-ne???
Per cfare i duhen PS-se mitingjet e pallavrat e tjera,kur Berisha ka NGRITUR NE KEMBE TERE ADMINISTRATEN SHTETERORE(mbeshtetur fuqishem edhe nga hajdutet e OSBE-ODIHR),qe t’i vjedhe votat LEGALISHT????
UJQIT PO E SHQYENIN GOMARIN E SHKRETE,AI MERMERISTE:”ISHALLA JAM NE GJUME”!!!
O Edi Rama!
Ne se i ke shitur zgjedhjet pa filluar,NA E THUAJ HAPUR!!!
Po me GROSSRUCKUN apo BETTELLIN a nuk ke gje per te thene???
Po per amerikanen MCORMACK,qe tha se NUK JEMI ARBITER,a ke gje per te thene????
Te gjitha shenjat tregojne se Berisha do t’i vjedhe ZGJEDHJET rehat me pelqimin e PERENDIMIT!!!
DHE GOMARI FLE REHAT!!!
Zini radhen ne 5 te mengjesit dhe shkoni familjarisht si ne kohen e Enverit se nuk u be qameti per nje dite.Rrasini pataten barbarit asnje vote pd .Te shkoje ke shpella ne Vicitol se thone qe edhe ate ja mori ARIUT te shkrete duke i dhene nje shporte me manaferra.
Kot ia keni bere ato pyetje Rames. Nuk e di pergjigjen. As ai, as te tjeret ne autobus. Thjesht nuk e dine
Ndonjehere…
ndonjehere…me duket sikur te gjithe jane me Berishen…
Gazetar Shehu ia paska thene shkoqur: KQZ certifikon zgjedhjet, or bir, e di ti kete apo s’e di?! Ti nuk ia heq dot te drejten KQZ-se ta bej kete, se kush tjeter e ka kete te drejte? Dhe, mos u justifiko se ata e kane kthyer KQZ-ne ne organizate partie, se shqiptaret e dine: org partie ka qene ajo, edhe kur ishit ju ne te!
Te dhenat prej kzz-ve a si quhen do shkojne detyrimisht atje. Ata do bejne veprimet e fundit. Askush nuk e perjashton dot mundesine e gabimeve, madje edhe prej zonave ku do te fitoj PS dhe Europianet e saj. Dhe KQZ ka formalisht te drejten ta korigjoj shkresen tuaj…
Po, duke mos qene ju atje, ata do kujtohen, dhe jane te justifikuar, ta kafshojne nje çiçkëz melçine qe ia keni lene ne qafe!
E ka ne dore populli?!, thote Edi Rama.
Keshtu tha edhe me 21 Janar, Edi Rama, dhe vajti u fsheh, pastaj: Jo, nuk i kam derguar une, tha…
Se vritet populli, pastaj, nuk vriten politikanet shqiptare…
Plotesoni vendet ne KQZ, te kini njerezit tuaj, organizaten tuaj atje, qe te keni mundesi te thoni te verteten sipas jush, se paku…
Po nuk qete ju atje, kot qe i beni zgjedhjet.
U rrofte Autobuzi pastaj!
Nje pyetje shoqerore per ju: A ishit me 21 Janar ne bulevard? Nese jo nuk te drejten me te vogel morale per te folur per ate dite. Nese ke qene mund te debatojme se u fsheh apo jo Edi Rama ate dite. Une them JO se e kam pare me te dy syte. Dhe jam qeros por jo qorr.
Saliu do te perpiqet me te gjitha menyrat per te vjedhur votat dhe per ta kthyer rezultatin elecktoral ne favor te tij , kjo tashme dihet dhe besohet nga te gjithe pasi ai I ka dhene keto prova ne cdo zgjedhje pas’92-it. E vetmja menyre per te mundur saliun dhe per ta larguar nga pushteti eshte pjesmarja masive ne votime e elektoratit opozitar dhe hedhja e votave ne bllok per PS dhe aleatet e saj . Saliu dhe falangat e tij mund te manipulojne kur ka diference te ngushte votash sic ndodhi me Tiranen ne zgjedhjet e shkuara lokale, por ai do te jet krejtesisht I deshtuar per manipulim rezultati ne rast te nje ftoreje te thelleper opoziten ne shumicen e qarqeve, Prandaj te dashur miq , meraku I vjedhjes votave mos te kthehet ne dekurajim, por ne mobilizim per pjesemarje ne zgjedhje dhe vote massive per koliconin “ALEANCA PER SHQIPERINE EUROPIANE”. Me shume se 65% e shqiptareve nuk e do kete qeveri, prandaj eshte momenti ti themi JO ! me vate plebishitare, RILINDJE !
hahaha Edi vdes te bej pak politike te tille. Mendon se popullit i ben pershtypje pse vajti Edi ne Elbasan me autobus, makin, apo tren. ASPAK. Populli do vepra konkrete. Absurdi i rradhes i Edit eshte ky. Nje i tille ka qen edhe fakti qe jeton me gruan ne shtepi me qera, pa harruar pushimet nudo aq te deshiruara. Nga ky person une nuk habitem per asgje. Thjeshte duhet ta injorojme me voten tone.