Me Erdoganin deri në vetëmohim

Elton Tafaruci

Miqësisht, kështu u tha se e priti Recep Tajip Erdogani kancelaren gjermane Angela Merkel sot në Stamboll. Një veprim prej artisti, pasi ai kishte dërguar më përpara këshilltarin e tij Yigit Bulut, i cili kërcënon haptazi në intervista se Turqia mund t’i pezullojë të gjitha marrëveshjet e bëra me BE-në, në qoftë se ajo nuk i bën lëshime vendit të tij në bisedimet e ardhshme.

Shpërthim force mund ta quash një gjë të tillë, ose irracionale ndoshta, por për Merkelin ky është thjesht një realitet që ajo ka kohë që duhet ta ketë marrë në konsideratë. Ajo ka nevojë për Turqinë, sepse për momentin nuk ka asnjë alternativë ndaj marrëveshjes me Erdoganin në politikën ndaj refugjatëve. Dhe Erdogan e di këtë dhe e shpalos fuqinë e tij të re me kënaqësi.

 

Pothuajse çdo ditë ka shembuj për këtë: fushata gjyqësore kundër satiristit gjerman Jan Bëhmermann (dhe kundër shumë të tjerëve), arrestimi i gazetarëve, heqja e imunitetit të deputetëve kurdë për t’i futur madhe edhe në burg.

Dhe papritur është gati skena për shpërthimin e ardhshme të adrenalinës nga ana e Erdoganit: kur Bundestagu gjerman të diskutojë në fillim të qershorit për një rezolutë për gjenocidin turk ndaj armenëve, pritet me siguri që do të ketë një tjetër shpërthim. Të gjitha këto Erdogani i bën jo vetëm për të ngacmuar Gjermaninë dhe vendet e tjera të BE-së, por se Merkeli i ka dhënë atij me politikën ndaj refugjatëve një fuqi shtesë. Dikush si Erdogani nuk heziton edhe që ta përdorë atë.

Politikë simbolike për publikun gjerman

Për publikun në Gjermani, Merkeli u takuan në fillim të vizitës së saj të dielën në Stamboll me përfaqësues të shoqërisë civile – por jo me përfaqësues kurdë, dhe as me gazetarë të persekutuar. Edhe në intervista në gazeta ajo shprehu shqetësim në lidhje me përshkallëzimin e gjendjes së brendshme politike në Turqi, për të shtuar me ngut që ajo u qëndron marrëveshjeve për politikën ndaj refugjatëve.

Po tani? Pas bisedës me Erdoganin u tha vetëm: takimi nuk ishte në gjendje t’i sqaronte të gjitha çështjet e hapura. Dhe se nëse heqja e vizave të BE-së për turqit do të bëhet deri më 1 korrik, është shumë e pasigurt. Por kjo qe në fakt e qartë tashmë.

Politikë e fortë interesash

Deri tani është shkruar shumë për faktin se Merkeli i është dorëzuar presidentit egocentrik turk. Por kancelarja nuk është shumë romantike si tip, ajo nuk ka frikë prej politikës së interesave dhe llogaria e saj aktuale është: dëmi që mund të shkaktohet, nëse marrëveshja me Erdoganin prishet, është më i madh se humbja e kredibilitetit, që ka ndodhur tashmë, sepse ajo vazhdon edhe më tej të bisedojë miqësisht me pushetmbajtësit në Turqi.

Kjo mund të tingëllojë cinike, por ndoshta kjo është për momentin e vetmja gjë që i mbetet kancelares. Në rast se dështon politika e saj evropiane për refugjatët (apo ajo që ka mbetur nga plani fillestar), atëherë pushteti i Merkelit është vërtetë i kërcënuar edhe brenda vendit. Dhe pas më shumë se dhjetë vjetësh në detyrë, ajo nuk dëshiron ta përjetojë një gjë të tillë.

Share This Article
2 Comments
  • gabimet e merkel po vazhdojnë nga dita në ditë!!
    nuk mundet që në një përballje me peshkaqenin të shpresosh se duke i dhënë një gisht të shpëtosh trupin!!ai këkon të hajë të gjithë,gishti është vetëm kafshata e parë!!
    kështu dhe me erdoganin!!historia e tij në ngjitjen politike ka treguar se ai nuk ndalet par asnjë gjëje!!ai është gati ta çojë vëndin e tij në luftë civile,lufta me kurdët nuk është luftë civile,thjeshtë për të plotësuar çmëdnuritë e tij!!
    merkel e mbylli,të mos them me turp,me një dështim të madh karrierën e saj si kancelare,në mos atë politike!

  • Si vazhdon ta duroje populli gjerman kete aventuriere te rrezikeshme,jo vetem per Gjermanine,por dhe per gjithe Europen:
    Lejoi te futet nje Gjermani,nje mase e madfhe dhe e pakontrolluar emigrantesh,me nje mentalitet krejt tjeter me mentalitetin perendimor dhe tani e con dhe me tej kete gjest me pasoja historike,duke u shtrire ne shtrat me nje sulltan diktator si Erdogan,qe burgos dhe vret zerin demokratik turk,vazhdon te vrase dhe te ushtroje terror kundrejt popullit kurd ,vret te rritur dhe femije siriane qe perpiqen te kalojne kufirin, siriano-turk.cfrytezon femije siriane duke i detyruar te punojne ne fabrika turke etj,
    Duket,qe populli gjerman shkon me llogjiken,qe ajo qe e shkaktoi kete katastrofe,ajo duhet ta zgjithe,por vec Merkel,eshte e pa afte dhe po e thellon dhe me tej ate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *