Më fyen në drejtorinë e Portit të Vlorës

anazapta

Letër e nënshkruar

Luan Toto

E nderuar redaksi e Dita-s, po ju drejtohem si një lexues i rregullt i gazetës. Dje paradite m’u desh të shkoja në drejtorinë e portit detar të Vlorës. Planin e kisha për të takuar drejtorin e ri për të diskutuar disa probleme që mendoj unë se duhen zgjidhur në port, por dhe për udhëtimin e trageteve. Në kohën që shkova drejtori nuk ishte aty dhe u përballa me një zonjë që mbiemrin e ka Vajza. Me arrogancë më kërkoi të dilja përjashta dhe thirri disa badigardë që filluan të vënë dorë mbi mua për të më qëlluar. Nuk e prisja një reagim të tillë dhe jam krejt i shokuar. Me këtë denoncim dua të bëj një apel për shtetin që të vendosin njerëz të përgjegjshëm nëpër institucione dhe të mos veprojnë me arrogancë. Mua më njeh gjithë Vlora për punën time dhe jam në një moshë që kurrë s’do guxonte njeri të më prekte me dorë, por këta agallarë të rinj duket se i kanë hipur kalit për së prapthi. Unë jam një anëtar i PS-së, nuk e di se ku shkon PS-ja me këta njerëz. Kam shumë për të folur, por i bëj thirrje dhe kryeministrit të tregohet i kujdesshëm me njerëzit që vënë në krye të punëve. Me respekt nga Luan Toto, Vlorë.

Share This Article
3 Comments
  • Po ku kujtojne se jane keta ne arat e babait apo ne zyrat e shtetit shqiptar ku e kane per detyre ligjore te presin me respekt cdo qytetar dhe te perpiqen t’i zgjidhin hallin qe ka?!!! Nese e kane te pamundur t’ia zgjidhin hallin, te pakten te sillen me minimumin e etikes qe kerkon puna ne cdo zyre te shtetin shqiptar! Eshte vertete per te ardhur keq kur shikon nje nivel te tille te administrates shqiptare dhe e krahason me ate te administratave ne vendet e tjera te zhvilluara, ku edhe emigrantet shqiptare nuk do te mund ta imagjinonin nje sjellje te tille nda tyre!!! Qe te rregullohet kjo gje duhet qe te kthehen zyrtarisht oraret e pritjes me qytetaret!

  • A more Luan, akoma se kuptuar qe te gjithe derrat nje turi kane. Politika Shqiptare ka mbledhur gjithe llumin e shoqerise, dhe per rrjedhoje kjo reflektohet edhe ne administrate. Une nuk besoj se do te kete ndryshime per mire ne Shqiperi. Kjo per faktin se po nuk u pastrua stalla e derrave nga derrat, gjithmone ere e qelbur do te vije. Me vjen keq per njerezit e mire dhe idealista qe besojne vertet, por mos fluturoni nga realiteti. hidhuni nje sy se kush jane dhe cfare perfaqesojne dhe aty eshte pergjigjia, fatkeqesisht.

  • Ah mor Z. Luan Toto ja the por kujt ja the, fole por kush te degjoj se. Ajo zonje qe thua ti as zonje Nuk mund ti thuash, I Ben reshtore drejtorit e te gjitheve aty. Mos u merzit se do ju vi dita, per mua ata perfaqesojne Xha Goriojne qe sa me shume I ngjiste shkallet e pensionit aq me te thelle e kishte renien. Ajo zonja se ka mbiemrin Vajza por L. Lu.. Nuk po vazhdoj me teper se e njeh gjithe Vlora. Por mos u habit se drejtues te tille, te tilla administrata krijojne dhe e quajne veten profesionist. Pavaresisht se kujt krahu politik I perket nje nenpunes se pari duhet te jete njerezor, profesional dhe Jo arrogant I paedukuar e matrapaz dhe po ta shikosh ate staf aty jane te tere forokopje e njeri tjetrit dhe Kane nje pershtatshmeri shume te mire sidomos per tju bere keq te tjereve. Me vjen keq per ate qe ju ka ndodhur por ata Nuk dine te dallojne njerezit e rregullt dhe me vlera Sepse sjane te tille vete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *