Si tymi i cigares
Gjithë jeta m’u tret
Dhe kurrë s’kam qenë
Si peshku në det.
Si tymi i cigares.
M’u tret e m’u tret,
Me një zë putane
Vdekja më thërret.
Me një zë putane,
Me zë prostitute,
Futur pas një rrëze,
Fshehur pas një skute.
Me një zë putane,
Që nga errësira,
Po më ka mbërthyer
Jeta me zinxhira.
Dhe s’ka djall në botë
Qirinjtë të m’i fikë,
Keq më ka mbërthyer
Dhe s’më lë të ikë.
Keq më ka mbërthyer
Dhe kurrë s’u dorëzua,
Dikur dhe unë desha,
Po tani nuk dua.
Dikur dhe unë desha
Të ikja këtej,
Po jeta, si zjarri,
M’u ndez nëpër dej.
Më foli ngadalë,
Me një zë të fikur:
“Ka kohë, poet,
Ka kohë për të ikur…”
Ka kohë për të ikur
Në varrin e heshtur,
Jeto dhe këndo,
Dhe gjëmo pareshtur.
Gjëmo si një det,
Ty s’të lodh përpjekja,
Se ti je poet,
Më i fortë se vdekja.
Ndaj gjëmo pareshtur,
Me gjithë zemrën tënde
Dhe putanën vdekje
Trembe edhe trembe.
Trembe dhe trembe,
Të marrë arratinë,
Se kohë nuk ka
Veç për dashurinë.
Nga era s’t’u fikën
Qirinjtë në jetë,
Dashuria ikën,
Ndërsa vdekja pret.
Veç për dashurinë
Kohë s’ka vërtet,
Ndaj këndo pareshtur,
Këndo, o poet.
Ndaj këndo pareshtur
Këngë nga më të mirat,
Të dua kaq shumë,
Ndaj s’t’i heq zinxhirat.
Korrik 2008

Tymi i cigares gjithe jeten te ka tret,
e ke shkruar vete kete qe ne 2008
ama dicka tjeter Benko mos na fshih ne,
…qe i semure nga trute je qysh se ke le!
Problemin e keni ju “Gjitoni,, , Benkua është ne rregull. Të shkuara mik vëllai!
E mo do te vije dhe dita jote e nuk do te pjerdhesh më.
Lal lushnjarka ato te shkuarat mbaji vet,
se paske vertet nevoje per to o i shkret.
Nga Lushnja Benkon nuk e sheh dot ti,
prandaj kot mundohesh ti besh avokati.
Vazhdo pirdh o Ben Duka, o sharlatan komunist dhe fetar, që njëherë i thurr vargje koqeve të Enverit dhe njëherë Muhamedit (apo për dy Maritë dhe Jezusin). Një bejtexhi që i lëpihet diktatorëve dhe pushtetit qoftë tokësor apo pseudo qiellor. Sa të jesh te gazeta Dita që çensuron të vërtetën, futja pordhës rehat se nuk të heq njeri nga puna. Por, sigurisht që nuk të pjerdh njeri!