Letër e nënshkruar
Spiro Duka
E nderuar gazeta “DITA”! I kam shkruar edhe më parë gazetës me emrin që e meriton, sepse në shkrimet tuaja nxirrni në dritën e diellit vetëm të vërtetën.
Me besim se në një nga faqet e gazetës do hidhni edhe ndjesitë e mia që më freskon libri i Rudina Xhungës “Fletorja e luftës”. Të lumtë Rudina që skalit gjurmët e pamohueshme të lavdisë, të heroizmave të gjyshërve, gjysheve, të baballarëve dhe të nënave tona, që lanë histori të pashuara me gjakun e derdhur vardhar për të shtrenjtën tokë ame.
Me Rudinën dua të bashkëngjit edhe gazetarin Marin Mema, që me misionet e tij bën të njohur jetën reale me pamjet konkrete të gjendjes të mjegulluar të shumë zonave dhe fshatrave me tabllora konkrete me mendime tepër të qarta dhe zërin brilant, tregon të tashmen e monumenteve të rrënuara (heroizma të shuara).
Vazhdoni të ndriçoni historinë për brezat, ashtu si prindërit tuaj për ju. Të hidhni për tokë hije (rrjetë) të ndonjë merimange të zezë, që shpesh na faniten përpara, rrjeta që mundohen të thurin disa shërbëtore që vijnë nga amanetet e tyre të parë, mendje e tradhtisë të baballarëve, të cilët zvarriten për të bindur njerëz se fashisti është antifashist, kolaboracionisti na qenka hero?! Ata duan me fallsitetet e tyre, të transformojnë veten, pa mirënjohje për ata që derdhin gjakun si heronj për vendin dhe popullin e tyre derdhin për liri.
Më erdhi në mendje një shprehje e mençur e filozofisë popullore: “Në një shoqëri, më i ligu është mosmirënjohësi”.