Me ikjen e Fatmir Xhafës nga detyra, Babalen “e harruan” të gjithë!

Ornela

Vllaznit kosovarë,
keq na i punuan,
se në Hungari,
Babalen e çuan!

Shteti i Ramushit,
si një yll ndriçon,
shtetit tonë fashist,
i dha një leksion!

Me Babale-kërmën,
u sollën si burrat,
për strehim ja bënë,
gjithë procedurat!

Pse e le Babalen,
moj prokurori,
që vllaznit ta çonin,
gjer në Hungari!

Këtu pa Babalen,
gjyq nuk ka sakaq,
dhe katër Salianjët,
se ç’ja hodhën paq!

Katër deputetë,
nga të Lulëzimit,
nga kjo arratisje,
ja hodhën gjykimit!

Sapo Fatmir Xhafa,
këtu la detyrën,
s’u mor më njeri,
me Babale zgjyrën!

Vështirë që logjika,
këtë ta kuptojë,
se as socialistët,
s’e zunë më në gojë!

Dy palët qëllimin,
e realizuan,
pas kësaj Babalen,
të gjithë e harruan!

Opozitë e Lulit,
që lahet në Lanë,
për shumë më pak,
do bënte hatanë!

Një fjalë s’tha as Rama,
sa për të larë gojën,
po tani dhe bufi,
e kuptoi lojën!.

Aty nuk u bë,
thjeshtë falsifikim,
po i gjithë “përgjimi”,
është një goxha krim!

Lumpen politika,
dhe rrugaçëria,
në aksion së toku,
si ç’u tha partia!

Gati për të gjithë,
do qe bërë qelia,
po punoi si breshka,
xhan prokuroria!

Me ikjen e Xhafës,
qëllimi u mbërrit,
dhe asgjë s’pësoi,
çeta me banditë!

Mori goxha masa,
Luli kapedani,
kur e çoi Babalen,
“si mik” tek Orbani!

Tani me Babalen,
lidhjet u shkëputën,
vllaznit kosovarë,
sa keq na i futën!.

Ne dy kosovarë,
ministra i bëjmë,
e për një Babale,
gjuhën dot s’e gjejmë!

Gjithë kjo punë më duket,
tamam si komplot,
unë tri herë kam shkruar,
po kam shkruar kot!

Bëjnë këtu krime,
pastaj me vrap ik,
dhe BE u jep,
strehim politik!

Këta kriminelë,
kanë goxha talent,
dhe PD-ë i ka,
të gjithë kontigjent!

Arben Duka

Share This Article
9 Comments
  • O fuksi i deges a je perseri aktiv,apo tash ke marr rolin e servilit.A te paguajn ma mire se kur ishe 1200 si i quajke populli fuksat e deges o poetaruc si ke marr edhe zanatin e qenit te cilin po e kryen mire.

    • Po ti mor idiot role e kujt te kane ngarkuar besoj te gomarit se vetem pellet dhe ha m… tjeter gje sdi te shkruash. Po kete se marim vesh mor trapi Mark q… i që ke kaq urejtje e mllef per poetin e shume kengeve e hiteve që i pelqen nje popull i gjithe. Me sa duket e njeh nga afer dhe te ka prishur ndonje qef ne lidhje me pjestaret e familjes se ndryshe ska perse te kesh nje urejtje te tille shtazarake ose je pjelle e uryer e atyre që te pollen pjese e armiqte e tradhetare te popullit shqipetar

  • Po ti mor idiot role e kujt te kane ngarkuar besoj te gomarit se vetem pellet dhe ha m… tjeter gje sdi te shkruash. Po kete se marim vesh mor trapi Mark q… i që ke kaq urejtje e mllef per poetin e shume kengeve e hiteve që i pelqen nje popull i gjithe. Me sa duket e njeh nga afer dhe te ka prishur ndonje qef ne lidhje me pjestaret e familjes se ndryshe ska perse te kesh nje urejtje te tille shtazarake ose je pjelle e uryer e atyre që te pollen pjese e armiqte e tradhetare te popullit shqipetar

  • Halet ne hale lahen e pastrohen.

    Opozitë e Lulit,
    që lahet në Lanë,
    për shumë më pak,
    do bënte hatanë!

    Bukur,shume bukur!
    Poeti ma i dashtun i kesaj kohe nga populli.

  • Kujdes mjeshter se do te censurojn gradualisht.. Qellimi u arrit, s’ka me rendesi thelbi.. Keshtu punojne partit politike ne Shqiperi.. Socjalistet rrine si “memeca” tani duke mos mbajtur askush pergjegjes qe kolegu I tyre u baltos ne ate far feje..

  • Babalja i vertete eshte nje tjeter vlonjat,
    akoma nuk e more vesht ti Duka trap?,
    Eshte nje peshkatar nga Vlora ai,
    nuk eshte hic fare ai Albert Veli,
    por ty dhe ca tjereve si ti njesoj,
    ju ngeli ky emri Babale mu ne goj,
    Sa per Albert Veliun ju s’ke goj fare,
    ai e nxorri ate Geron Xhafajn ashiqare,
    prej Albertit shqiptaret te gjith mesuan,
    per Geron-Agron Xhafajn u sqaruan,
    se ishte vellai trafikant me burg denuar,
    i atij Fat Xhafajt minister te diskretituar,
    pra kunder Albertit ju prandaj villni vrer,
    se ju nxorri lakrat e Xhafajve te dhjer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *