“D(r)itë e dashur! Me ç’duket, ky debat, nuk do të bitisë kurrë. Për më tepër, kur, ndonëse mbahet për evropianist, Stefani këmbëngul kaq ballkanshëm në atë çka, sipas tij, na qenka e drejtë! Megjithëse është bërë një nga emrat më të përveçëm në lëmë të gazetarisë, shqipen nuk paska mundur ta mësojë drejt e pa gabime! Le ta mësojë, pra, prej replikuesve të matur, të mençur e të dituruar si Malaj, Xhafa etj., por edhe prej nesh, emrave të papërveçëm! Druaj se edhe për këtë farë shqipeje fajin t’ia ketë pasur Enver Hoxha. Ky, ndoshta, duhet të jetë edhe shkaku që i është turrur e vërsulur Atij kaq tërbimshëm e me jatagan si otomanët Skënderbeut. Përshëndetje “D(r)itës” së drejtarsyetimit dhe drejtgjykimit!
