Më jepni pagën e Majit, t’ju jap pagën e 13-të

anazapta

“Do ta bënte Rrugën e Arbërit Berisha, ai është burrë, por në Qafë Murrizë na ka dalë një gur”, – qesendisin dibranët. Premtimet e Berishës janë anektodike. “Do rrisim rrogat dhe pensionet dy herë më shumë se çmimet. Jam këtu për t’u premtuar punonjësve të administratës pavarësisht nga rritja e përvitshme nga fundi i këtij viti do të merret rroga e trembëdhjetë për ta nga Partia Demokratike” – tha përshembull dje.

Por në rokullimën elektorale drejtues të PD – së bëjnë “ harakiri” dhe në nerva e sipër nxjerrin ato që kanë në mendje, djallëzitë dhe prapësitë e planizuara për t’i përdorur në fushatë. Dhe këtë kanë filluar ta bëjnë hapur, ashiqare në takimet “e dhunshme” elektorale.

Në një të tillë të organizuar në qytetin e Peshkopisë me gratë e punësuara, njëri nga dejtuesit e PD –së lokale që dreqi e di pse e thërrasin Kasem, kur ka tjetër emë,  pasi mblodhi gratë e punësuara në arsim, shëndetësi dhe administratë locale u tha: “Ndihmoni partinë në fushatë , jepni për të pagën e muajit maj , kush nuk e jep të mos paraqitet në punë”. Natyrisht nëse anëtarë a simpatizantë të partisë demokratike kanë kënaqësinë të financojnë partinë e tyre sipas normale ligjore , le ta bëjnë , por të marrësh forcërisht një pagë mujore nga ata të punësuar në mënyrë të dhunshme e kërcënuese është krim, të cilin strukturat vendore shtetërore  nuk është se nuk e dinë, por nuk ua mban të kapen me qeverinë.  Hokatarët thonë se Berisha po ua merr borxh një pagë , ne ia japim atij pagën e muaj maj për fushatë, ai na e kthen si pagë të trembëdhjetë në fund të vitit, natyrisht pa kamatë.

Jo pagë të trembëdhjetë të premtojë Berisha , jo viza për Amerikë , por sikur të premtojë qumësht dallëndysheje , nuk do të gjejë më budallenj ta lënë në karriken që i janë kalbur këmbët.

 

Letër e nënshkruar: Petrit Zili

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *