Pushtetin, në tavolinë!

redaktor

Bojkoti kaq i gjatë i opozitës së sotme nuk është diçka e re. Sa herë që Berisha ka qenë në opozitë, aq herë edhe ka praktikuar bojkotin, kryesisht për dy qëllime thelbësore: për të gjetur një sajesë në humbjen që ka pësuar, dhe së dyti, për të mbajtur nën kontroll njerëzit e tij që herë pas here kanë pasur dallgëzime të vogla rebelimesh. Para se ato të mund të ktheheshin në dallgë, Berisha ndërmerrte bojkotin, për të frenuar gjithçka që mund t’i vinte nga brenda, dhe mbi të gjitha, oligarkia e tij pushtetore të mos kishte mbarim përmes zgjatjes së luftës së klasave në demokraci.

Kësaj here Berisha vetë qëndroi disi në prapaskenë, duke futur në betejën imagjinare një skalion të dytë, tepër vulgar dhe mediokër, por që i duhej të shfaqej agresiv, revanshist dhe i pamoralshëm. Loja me Bashën, si një lojë e të dytë që nuk tërheq fijet, ishte po ashtu një lojë e hapur, por e mbuluar përmes tonit të ngjirur të një marionete politike. Bojkoti i tashëm, i ngjashëm deri diku me bojkotet e tjerë, është edhe më absurd se të gjithë të tjerët; jo vetëm se ai erdhi pas një humbjeje plebishitare duke qenë në pushtet, çka deri tani nuk i ka ndodhur asnjë parti qeveritare, duke ngjasuar me humbjen e vitit 1992 të socialistëve të sapodalë nga vazhdimi i Partisë së Punës, por edhe sepse kërkesat e përmbledhura, herë në tri pika dhe herë në katër, ishin nga më absurdet që mund të sjellë një forcë opozitare.

Megjithatë, shumica e sotme qeverisëse, ndonëse akuzohet si e ashpër e aspak tolerante, në të vërtetë po dëshmon se këllqet e saj nuk janë aq të fuqishme sa janë votuar. Besimi, një shumice dërmuese nuk i është dhënë për të bërë pazare me një opozitë të çoroditur, por për të sendërtuar një shtet që kishte shkarë nga të gjithë binarët; që nga drejtimi presidencial, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, shërbimi inteligjent, e deri tek skalionet e mbushura të administratës me fanatikë të linjës pëdëiste, merita e vetme të cilëve ishte shkatërrimi i shtetit.

Të gjitha pikat e bojkotit të opozitës ishin në fakt një mizerabilitet i mendimit politik të një klase politike të çoroditur; e cila e filloi betejën për veshin e një deputeti, Strazimiri quhej më duket, për të vazhduar me ndryshimin e ligjeve dhe të rregullave që vetë i kishte miratuar me cinizëm disa vite më parë, kur ishte në pushtet. “Veshi” i një deputeti mund të bartë një kauzë aq sa i vazhdon dhimbja e veshit dhe nuk mund të shkojë më tej. Edhe nëse shpulla që ai ka ngrënë ka qenë e fuqishme, dhimbja ka përfunduar më shpejt se sa efekti i fjalës së tij. Pra, opozita fillimisht gjeti një shkak që nuk mund të mbante një bojkot thuajse gjashtë mujor, dhe pastaj kërkoi e gjeti shkaqet e tjera, të cilat, po ashtu nuk ishin të vërteta, deri sa arriti tek kërkesa e saj e fundit, thënë në minutën e fundit, për të devijuar në tavolinë verdiktin e 23 qershorit të vitit të shkuar. Ajo tashmë, nuk kërkon as më pak e as më shumë, por që shumica qeveritare, e cila ka mbi 84 vota të sigurta e mund të ketë edhe më shumë se kaq në një të nesërme të shkurtër, që ligjet ,të cilat kërkojnë një shumicë të cilësuar, të mos miratohen pa dhënë “vizën” opozita e sotme. As më pak e as më shumë ajo kërkon tani zhbërjen e votimit plebishitar dhe mbi të gjitha atë që asnjëherë vetë ajo nuk e realizoi.

Nëse ndonjëherë kemi pasur një parlament cinik, antinjerëzor dhe antishtet, ai ka qenë pa dyshim parlamenti i viteve 2008-2012, gjatë të cilit, duke marrë rrokopujë të gjitha të drejtat sendërtare të një opozite që thuajse ishte shumicë, u miratuan ligje që u binin ndesh të gjitha neneve kushtetuese; u shpallën nga ky parlament armiq dhe horra e lavire bulevardesh personalitetet e larta drejtuese të institucioneve të pavarura; u degradua fjala e opozitës në një hiç përmes kartonit blu; u nëpërkëmb e drejta e opozitës për të ngritur komisione të posaçëm parlamentar; deputetë të saj nuk u lejuan as të futen në shkallët e ministrisë së mbrojtjes; u bë përgjimi i tyre me të gjitha mjetet e mundshme dhe u krijuan dosje antiligjore që përfunduan në zyrat ilegale të Berishës; u ngritën skalione të rinj të detashmenteve të një force antiligjore të sigurisë; titullarët e ministrive, kunetërit e dhëndurët e tyre u bënë zotër të pasurisë së vendit, u krijuan oligarki financiare dhe monopole të fuqishme, shumica antiligjorë; u dhanë liçenca të shpejtuara, heqja e të cilave i kushton shtetit qindra milionë euro; dhe të gjitha këto të miratuara përmes një kartoni të shumicës, e cila, po të mos kishte pasur disa renegatë politikë, do të ishte shembur prej kohe.

Tani, jo rastësisht, opozita e sotme kërkon shumë më tepër se mund të jetë e menduar dhe jashtë çdo imagjinate të asaj që mund të kishte bërë e dhënë ajo. Ajo i kërkon qeverisë të mos qeverisë, parlamentit të mos votojë, shumicës të mos vendosë, ligjet që duhen ndryshuar të mos ndryshohen, që apatia legjislative të jetë vendosëse. Ajo kërkon që të sundojë mbi votat e shumicës dhe që gjingjonizmi të jetë ende motivi parësor në drejtësi, që presidenca të jetë e tillë edhe në një pesëvjeçar tjetër dhe të kemi ballo me maska të njerëzve që prej kohe u anë rënë maskat; opozita kërkon të zhvendosë boshtin e gjërave, jo nga e mbara, por nga ruajtja e mbrapshtisë që ata vetë kanë krijuar.

Shumica parlamentare deri tani ka dëshmuar, mes të tjerave, se hendekun mes fjalës dhe asaj që është bërë, ende nuk kanë filluar ta mbushin. Nëse në disa rrugëtime elektorale ata janë në vijëzimin e duhur; në ndëshkueshmërinë, në krijimin e një korpusi ligjor të denjë për një vend që aspiron perëndimin, në fillimin e dhënies fund të oligarkisë financiare berishiane, në ndreqjen e deformimeve në drejtësi, ekonomi dhe financa, ata janë ende në terrenin e akuzës dhe ende nuk kanë filluar të mbushin gropat që pushteti i shkuar ka lënë pas vetes.

Lëshimet që ajo i bëri opozitës, me synimin e mirë për të kthyer një grusht renegatësh të demokracisë në parlament, kanë qenë jo vetëm të mjaftueshme, por edhe mbi verdiktin që i është dhënë asaj. Sepse, në fund të fundit, ajo nuk ka një verdikt në kartë të bardhë, mbi të cilën nuk do të shkruajë atë që ka premtuar.

Por, nëse ajo, për hir të një politikani që është lodhur me Shqipërinë, Kukan qoftë a kushdo qoftë, do të bëjë edhe lëshimin e fundit, që në fund të fundit është gur themeli i demokracisë; atëherë ajo ka hequr dorë nga një pjesë e madhe e qeverisjes së saj dhe ne, të tjerët, duhet të fillojmë të heqim dorë në besimin ndaj saj. Eshtë shumë e mundur që nga luajalizmi ndaj pushtetit, shumë deputetë të shumicës të mund të mbrojnë një çështje që nuk u duket e drejtë dhe që nuk është e drejtë. Një luajalizëm i tillë është i dëmshëm për shtetin, më shumë se sa për vetë ato, dhe deputetët janë deleguar për të mbrojtur shtetin. Ka ardhur koha që ne të kemi një parlament, i cili respekton format tradicionale, që do të thotë se ndërsa dëgjon me respekt fjalën e shefit të qeverisë apo të shefit të opozitës, kërkon që fjalën e fundit ta ketë vetë parlamenti. Miratimi i një ligji apo marrëveshjeje, sipas së cilit apo së cilës, shumica nuk mund të vendosë pa marrë miratimin e opozitës, dhe kjo mund të sjellë bllokimin e të gjithë ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar, e çon vendin tepër larg. Ndoshta është me vend t’u kujtojmë parlamentarëve tanë apo shtetarëve të lartë, se që më 3 janar të vitit 1642, parlamenti anglez miratoi një ligj të shkurtër, domethënës, sipas të cilit “pakica duhet t’i nënshtrohet shumicës e t’i japë kësaj mundësinë për të qeverisur”. Në asnjë ligj të botës nuk është thënë deri tani se shumica duhet t’i nënshtrohet pakicës, e aq më tepër një pakice, e cila që nga mëngjesi e deri në darkë vonë, që nga i pari, ujk i vjetër i politikës së mbrapshtë e deri tek më i riu, birbo holandez i politikës grabitëse, nuk thonë gjë tjetër veçse shumicë vrasëse, hajdute, piromane, e droguar, kriminele etj etj. Dhe kush mendon se kjo opozitë mund të të japë konsensusin për të shembur barrikadat e egra të saj, ai është thellësisht i gabuar. Qoftë ai edhe shefi i qeverisë.

Edi Rama nuk e ka humbur ende cilësinë pa të cilën nuk mund të qeveriset, ndjenjën e së mundshmes. Por kjo që kërkon opozita del tej së mundshmes; ajo kërkon përmbysjen e gjërave në një tavolinë të bisedimeve, nga e cila nuk humbet asgjë, por që mund të fitojë atë që njerëzit nuk ia kanë dhënë dhe që nuk kanë ndër mend të ja japin edhe për shumë vite të tjerë. Fillimisht pjesë të rëndësishme të pushtetit e pastaj, të gjithë një pushtet që në tetë vite e kanë bastarduar.

Share This Article
37 Comments
  • Jam shume dakord me opinionin e artikull-shkruesit !
    Por ,nji gje elementare e marreveshjes ,i permbys te gjitha ato ore dhe dite per te ledhatuar kriminelet qe te kthehen ne parlament !Kush eshte ajo pjese e marreveshjes >?
    Pika e pare qe kerkone qe te pyeyet opozita per miratimin e cdo gjeje …..ne funde thote ;
    ….po qe e mundur !Dmth,se neqoftese opozita hedh shqelma si gjithmone dhe nuk do te miratoje ligje qe u djeg atyre bytha….atehere vepron automatikisht me 84 vota !Nuk eshte prere dhe nuk ka shkuar kot votimi dhe zgjedhja njimilioneshe e 23 qershorit !
    Prape opozita do bej qef jshte parlamentit per 5 muaj e 29 dite dhe prape do te kemi KUKANA e Shejtana te europes ne Tirane !Me keta njerez nuk ecet !

    • Po nuk i doli shpirti Kryekriminelit Sali nuk ka per te paur shtet normal ne Shqiperi.Zoti e marte sa me pare ne krahet e tij.

      • Z.Islami.Ju pergezoj perzemersisht per kete artikull Brilant.Ndjenja e c’do Shqiptari te dnershem sot eshte nje dhe vetem nje.Nese Edi Rama pranon te neshkruaje kete marrveshje,ai merr fund politikisht.Nese Rama pranon qe deputetet e tij ara se te votojne,duhet te marrin leje tek Saliu,at’here Edi Rama ka marre fund.Une personalisht di te them vetem nje gje.Ende nuk me besohet qe Edi Rama ka pranuar te beje nje marrveshje te tille me Saliun.nese ai pranon kete marrveshje,voten time ta harroje perfundimisht dhe perjetesisht.Edi Rama do rrezohet ose do qendroje ne kembe,pikerisht nese pranon ose jo kete marrveshje te sotme.Nese e pranon dhe e firmos,ai eshte i rrezuar pergjithmone.Nese nuk e pranon fiton populli Shqiptar.

  • Lajmi me trondites.Mazhranca eshte dakord me kerkesen absurde te pd-ke,qe ajo te mos perdor ne parlament 84 votat e saj.O zot na ruaj nga budallenjet.Edhe vete opozita eshte e ndergjegjeshme dhe qarte,se kjo kerkese eshte e pa drejte dhe absurde.Ata hodhen nje gure ne lume dhe budallenjet e Ps-te u hodhen per ta gjetur.As nje vend i botes nuk e bene kete.Vetem ne shqiperi ndodhin çudira.

  • Nerastese ps,lsi pranojne kushtin e berishes qe te vendosi shumica pasi te jap aprivimin Berisha, do te thote qe Berisha eshte ne pushtet dhe e kryen detyren me yzmeqar. Pra Ps Lsi jane sherbetoret e Berishes, e popullit mos I kerkoni me vote.

  • Bojkot ben PD, bojkot ka bere dhe PS. Nga keto detyra shpie te Kukanit te pa kenaqur jane socialistet, te pa kenaqur thone se jane dhe demokratet. Sa mire kemi vepruar ne 23 qershor ne qe nuk kemi votuar fare kete corbe politike qe nuk na perfaqeson.

    • cjane keto polikane te peshtire ;;;; ne vend qe te mendojne per popullin;;;cfare bejne ;bojkote koti ;;;de as qe e cajne koken per shqiptaret ;;;berisha ben bojkot ;;ha ha ha ;;;; ai duhet te futet ne burg se ka vjedhur dhe e la shqiperine ne merde ;dhe basha katunari qe i mban qeririn ;;sa te turpshem qe jane ;;;; dhe duan te bejne politike keto cobanet ;;; lopet e normandise kane me shume mend ;;;prandaj nuk ecen para shqiperia se ka nga keto hajvane ;;

  • Bedri,shum mir e ke,teleisur shkrimin,por te them te drejten,dhe une kem shkruar disa komente,por te miat jan,pak ma te vrazhda por te merituara per shumicen rama-meta.
    Nji,gje qe nuk e fitoi me vota sali serbi,e fiton me lojrat e ti,nga msimet qe,merr nga serbet dhe greket.Po,them dhe dicka.pra une nuk kam ndigjar as,ne demokracit evroperendimore se per sistemet njipartiake se qe behet fjal,qe nji opozit kriminele te beje kete katrahur,dhe perkrahet nga dy individ te evropes kete nuk e kuptoi po the,se jo qe nuk e kuptoi,shum mir e kuptoi,se kta dy individ,kukan prepstein,apo si e ka emrin,kta jene ka bejn eksperimente,nji lloi si olexi ne kosove,kta e bejne ne shqipri!po,ne vendet nga vijn kta horra politik,athue ne parllamentet e tyre,jua japin opozites kta t’padrejta qe jua japin sali serbit dhe lulzim proserbit?Nuk,e besi se nji gje te till e bejne ne vendet e tyre,dhe kerkundi ende nuk ka ndodhe nji gje e till.Pra Bedri,faji bie mbi ramen-meten.dhe shumicen parllamentare.Nese kta i gjegen 84,votat kta ja kane var mushkurit ujkut ne qafe,apo ma mir,ujku ti ruje delet,po kjo eshte par te lishue piskamen deri ne qyell,dhe kjo eshte barabar me tradhtin ndaj nji miloin votusve,ane nga sharri ju bej ftes,juve si gazetar dhe intelektual,te dilni hapur kunder kti truku te imponuar serb,dhe te demaskoni te gjithe politiken shqiptare,pa marr parasyshe e kajte apo e gjathte,mos e lejoni kete katrahur,dhe kapje te shtetite nga kriminelet e gjallit,te djathe dhe te mejte,organizoni protesta dhe demostrata te qeta,por te drejta,dhe bejni thirrje atyre 84,deputetve qe ta mbrojn voten e zgjedhsve te tyre,ju pershendes sharri.

  • Mire ja ben qe vepron ne kete menyre Sal muti dhe nuk ka se cfar ti beje njeri Perhere ka vendosur ai per cdo gje dhe kurdohere Nuk e di si nuk doli nje burre ta beje zap ate maskara Pse nuk tregojeni trima por terhiqeni pas buythes se atij muti Sa turp per ju cfar do i thni elektoratit tani qe ato vota qe na i dhate do i fusim ne bythe se nuk kemi takat per te bere asnje gje me to se na i mori Saliu ai i paska fituar ato vota jo ne Lum ai elektorat qe ju ka Ju jeni per tju futur ne ndonje vend dhe te hani mut te tere

  • O Bedri leri llogjet ! Levizjet e fundit ne “kenten e politikes” , po tregojne se nuk qeveris populli shqiptar dhe qeveria nuk eshte e tij ! Shkurt , shqip !

    Me “nese….” e medyshje , vetem i sherbehet atij kanceri qe ka 28 vjet qe e ka zene Shqiperine dhe shqiptaret kudo qe ndodhen ! Ia arriten me ne fund ! Sapo deklaruan dhe shpallen pushtimin 500 vjecar romak apo turk ! Lengimi i filluar tre dekada me pare , tani morri diagnozen , hapur fare ! Rrofte pushtuesi !

    Iu drejtohem pushtuesve dhe mekembsave te tyre shqipfoles !

    Po ka ndonje vend pune te lire si kolaboracionist , ma beni nje zile celulari mua Lleshit ! Jam gati te jap kontributin tim per shfarosjen e ketyre qenieve te quajtur shqiptare ! Pranoj te punoj falas , si kohe prove , ose sa kohe te doje pushtuesi ! Lavdi pushtuesve ! Poshte Shqiperia dhe shqiptaret !

  • kjo eshte shumica e cilesuar e votave te blera me leket e eurot e krimineleve qe jane pas LSI dhe PS. Prandaj, ato nuk duhet te vendosin per fatin e ligjeve te rendesishme, te pakten.
    Kjo shumice do ja nxjerre nga syte te gjithe atyre qe i moren ato leke per votat, prandaj sa me pare te shporret aq me mire do ishte per te gjithe. Sa per artikull shkruesin e njohin mire ne Shkoder kush eshte, po aq mire edhe kosovaret.

  • Bedri Islami eshte gazetari me i pelqyer i mediave te shkruar dhe kush perdridhet e hedh kunja kunder tij , i ben sherbim klanit serbofil, qe ka per objektiv shkaterrimin e Shqiperise.Ky shkrim eshte nje kembane alarmi per Mazhoracen , qe po zgerlaqet ne balten e hedhur nga armiqte e Shqiperise , qe kane grabitur dhe shkaterruar pasurite e Vendit dhe te popullit , duke mbushur xhepat e tyre.Veprimi i Mazhorances duhet te jete konkret dhe efikas. Ndryshe , njerzit e pazot te bejne menjane dhe te lene drejtimin e vendit njerzve te perkushtuar ndaj Atdheut dhe Popullit .

  • Shumica pranoi qe pd te hyje ne parlament, kaq. Nqs pd del perseri nuk do te merret njeri me me pd se Kukan dhe te tjere jane lodhur aq shume me politiken shqiptare sa qe nuk do pranojne te fillojne perseri te bindin pd te kthehet.
    84 votat sigurisht qe do te perdoren shumica do te akuzohet se shkeli nje nga tre kushtet. E cfare? kush do tja dije? prape me lulen e pd do te merrret evropa. Le te te rrine jashte paralamentit se mos po japin ndonje kontribut pd -istet shkaterruesit e shqiperise.

  • Lajm shume spekullativ nga redaksia e gazetes se nderuar DITA. Deri kaq eshte thjesht nje karamele pa qeder per opoziten per te hyre ne parlament. Nuk merret fare parasysh vazhdimi:
    “kur eshte e mundur”. Kaq ka edhe Kushtetuta ose ligjet me 84 vota. Po kur nuk eshte e mundur? Atehere vendoset me 84 vota. Shkurt…”po kjo eshte lojeeee”..!!!!

  • Me kete marreveshje qe bene dy palet PS-PD tregon perfundimisht moralin e politikes sone, tregon dhe forcen qe ka PS per te drejtuar vendin, qe mashtroj kete popull duket i thene se do te rilind vendin, por se deri tani po e ridhjete vendin. Nuk e kuptoj aspak kete marreveshje nga ana e PS, pasi keshtu hedh balte mbi 1 million votues qe i dhane voten. Nuk ka asnje lloj medyshje, se ky veprim i PS sot, te flase sa te doje, por stonon shume, te mundohet te duket si nje marreveshje luajale, si nje marreveshje normale, gjoja per hater te futjes ne kuvend te PD. Po kujt i plas kapertoni i hajdarit per PD-ne??????, kur dihet sa luajale ka qene ajo me opozen kur ka qene ne Pushtet, me 74 deputet ???, sa vendime te gjykates kushtetuese ka zbatuar ajo?????, as edhe nje. Cfare kerkon tani ????, dhe ti me vote plebeshitare me 84 deputete ben kete marreveshje?????.Nuk e kam idene se car mendon kryeministri, apo kryetari i parlamentit per kete problem, por e them me bindje te plote si nje qytetar i thjeshte i Shqiperise, o Popull, sot e mbrapa, poshtetin ne Shqiperi e ka Sali Berisha, kurse ky kryeministri me gjethe lari ne vegla, si dhe ILirflorili kane vetem policet, dhe lloqet ne televizor. Perderisa nuk eshte e zonja te votoje shumica, nje ligj me shumice te cilesuar, atehere te marrin rrogat, te marrin ato prona qe kane mbetur pa i marre PD-ja, dhe te mos te na cajne trapin me me lojra dhe premtime boshe per rilindje. Kjo eshte me tere kuptimin e fjales, rilinje k…ash, rilindje kriminelesh, rilindje hajdutesh, rilindje spiuneshes serbe, dhe ne fund rilindje qeveritaresh medioker, por jo rilindje e popullit shqiptar. “fuck you all” politikane qelbesira, perderisa lejoni veten te iu komandoje edhe ne opozite kryeqelbesira. Heren tjeter kur te kerkoni votat mendohuni mire…….!!!!!!!!

  • Te dashur miq komentues ,,,,! Bashkohem me ju e indinjohem po aq sa ju .Por mos valle po nxitohemi ,marreveshja midis dy forcave politike ende nuk zbardhur ,! Une them te presim nje here cdo te dale ,jo te gjykojme nje cope leter qe ka shkruar Kukan ,ne se eshte e vertete pasojat do jene jashtezamonisht fe renda,TE MOS NXITOHEMI SE KETU JEMI ,,,!

  • na vjen keq rama nuk qe aq burr sa te beje shtet nuk behet shtet ke burgos nje fukara apo shemb shtepi fukarejsh por duke burgos hajdutet e 20 viteve me vjen vertet keq per ju kur te vi zgjedhjet do ta kuptoni

  • EVROPIANET ASNJEHER NUK E KAN DASHUR SHQIPERINE.

    Historikishte Evropianet asnjeher nuk e kane dashur shqiparin.Ata po te mos ishte Baba Amerik sote nuk do te kishte shqiperi .Fal Amerikes dhe ajo na ka ndihmuar dhe ishlla kollitet edhe njeher se ndryshe neve jemi shume keqe.
    Evropianet e dine shume mire poziten gjeografike dhe intelektuale te shqiptarve,ndaje ata I rane kalemit mire dhe kerkuan me qeri ne dore te gjejne nje Sali Berishe qe me ndihmen e tyre ti kthje shqiptaret ne bujkerob.
    Keshtu me ndihme ne Evropianeve Berisha shkatrroi tere shqiperin madje desh e bombardoi gjysmen e shqiperis vetem e vet qe shqiperi te jet ne agoni gjithmone.
    Pop[ulli shqiptar I menqure dhe trim eshte uzurpuar nje nje Bej qe shqiperin e ka kthue ne bukrober.Kure done e djeg flake, kur done I ngatrron dhe vriten ndervet e behen cope, kure don u jep nafte kundeshtarve dhe armiqeve tradicional te shqiptarve, kur done I vret ne mes te dites kur done I rrafshon me barut dhe ku I do qefi atije shet edhe cop ate shqiperis dhe asnje ferre ne kembe nuk I hyne.
    Populli shqiptare me intuiten e tije politike vazhdon ta mposhte me voten e tije te lire dhe te ndersh duke ditur se do te heqe kete qeveri kriminele nga koka e vet dhe do te sjell nje qeveri qe do ta drejtoj dhe do ta qeveris.Pore kush te lent e veprosh keshtu.? Te lejne Kukenet busveraure .! Jo ata ken nje mission qe shqiperi kurre te mos behet.Sapo te filloi ngjitj e shqiptarve me drejtimein e se majtes sajohen skenare nga me te ndryshme per ta rrezuar voten e popullite dhe per ti dhen kriminelit Berisha pushtet ne tavoline.
    Keta pushta Evropian nga njera an therrasin arrestoni Sali Berishen per krimet qe I ka ber shqiperise.Ndersa na ana tjete dhe ne fshehtesi I leojn shpatullate per bemat e ndyra qe u ben shqiptarve ku pusjhte,Pra pushte Evropian gjeten pushtin shqiptar Berisha dhe vazhdojen edhe sote e kesaje dite njelloi si ne vitet e filleses se shtetit shqiptar.Po ajo Evrope qe ishte edhe ne vitin 1912-13 po ajo eshte edhe sote keshtu do te jete edhe neser.
    Me qindra protesta ke ber partia Socialiste deri edhe greve urie askush nga evropeian nuk I dhe te drejte edhe perse dihej botrishte qe Berisha hapure bashke keta pisa Evropian vodhen votat e votuesve shqiptare dhe perseri ata nuk I dhan asnje te drej.Ndersa kure esht fjal per kriminelin Berisha ata nuk kan te ngopir duhet te votoi populli te majten ndesa keta pushta ja falin pushtetin ne tavolin.
    Nuk duhet lejuar nje gje e tille

    Evropianet kan nje qellim.Ta mbaj shqiperin ne agoni gjithmon qe ta perdorin ate si trampoline per monopolet e tyre te ndyra dhe ekonomikishte ate ta rrezoijne sa her e shofin qe shqiperi po ngjite.
    Me qeverin e Rilindjes u hodhen bazat e ngjitje drejte lartesive ekonomik, pore pushte Evropian dhe pushte Berisha e kan vendosur shqiperin ta mbajn ne bujkroberi tere jeten.Keshtu u intereson atyre.!

  • Une personalisht kam nje respekt te madh dhe i lexoj me laps ne dore si te thuash shkrimet shume dinjitoze te Bedri Islamit. Duket qe eshte nje njeri shume dinjitoz dhe me shume eksperience.
    Edhe kete radhe me shkrimin jam dakor por kisha dy gjera per te thene.
    1.- Ne marreveshjen qe ka publikuar Kukani eshte e shkruajtur e bardha ne te zeze qe :

    ““Mazhoranca në pushtet nuk do e përdorë shumicën prej 3/5 për të shmangur opozitën, por do të kërkojnë konsensusin e saj për reformat e rëndësishëm, kur është e mundur”, thuhet në rezolutën e publikuar nga Kukan.”

    Pra maxhoranca do te kerkoje konsensin e opozites per reformat e rendesishme, dhe ne se ky konsensus nuk arrihet atehere maxhoranca do te detyrohet te perdorin shumicen e cilesura prej 3/5 pra 84 votat. Pra e gjitha eshte nje formulim diplomati qe ne fakt nuk ndryshon gje, sepse mos perdorimi i 84 votave nga maxhoranca do te ishte ne kundershtim me kushtetuten dhe do nxirte jashte loje sovranin i cili i ka dhene koalicjonit te majte 84 vota. Zgjedhjet si proces qendrojne shume me lart se parlamenti. Parlamenti ne fakt eshte perfaqesuesi i sovranit qe fjalen e tij e tha ne zgjedhje.

    2.- Ne shkrimin me siper Bedri Islami thote :

    ” Nëse ndonjëherë kemi pasur një parlament cinik, antinjerëzor dhe antishtet, ai ka qenë pa dyshim parlamenti i viteve 2008-2012, gjatë të cilit, duke marrë rrokopujë të gjitha të drejtat sendërtare të një opozite që thuajse ishte shumicë,……”

    Me vjen keq por ne vitet 2008-2012 opozita nuk ishte thuajse shumice por pakice. Edhe kur LSI ne kater muajt e fundit doli nga koalicjoni me Pd-ne Sala bleu ish deputetet e opozites si Islami, etje dhe mbeti perseri ne shumice.

    Pershendetje

    • …plaku…nuk e lexova fare artikullin as se cfare ke sqaruar ti,por thjesh po te kerkoja te te kerkoj ndjese nqs e kam tepruar pak me ty,”sinqerisht”lexova pergjigjen qe me kishe kthyer mua,duke me thene mos ofendo,e drejte,por edhe ti gurin e kthen me gure duke ofenduar,une thjesht doja te pervoja pulsin tend se cfare qyteterimi ke ngaqe shkruan ne cdo teme,”mendimi tend”,dhe me sa po kuptoj jemi i te njejtes kategorie,mundet te jem pak me shume se ty un i qyteteruar,e them kete se ju rate me posht nga une duke u kthyer ne nje njeri vullgar me te njejtat pergjigje si une,kjo ne moshen tende sic thua ti “pensjonist”nuk lejohet te biesh kaq poshte duke ma kthyer me te njejten monedhe,mgjth ne fund te shkrimit tend,un u befasova kur thua,gezuar krishlindjet dhe festat e fund vitit,urimi ishte fantastik,nuk e di ishte ironike apo e vertete,per mua nuk ka shume rendesi,rendesi ka urimi,prandaj edhe une po ta kthej me te njejten monedhe,gezuar per shume vjet plakut nga zvicra,urimi im eshte i sinqerte,nga LONI:).ok.

  • per te ardhur keq per ket kryeminister palaco i teri bashke me administraten e tij te palacove qe pranoi te qeveriset nga birbot e hollandes e padronet e tij ndyresire meresh me njerezit ne nevoje duke i prer dritat se per ato ke fuqi ti bashke me ate sajmirin . merresh me hallexhinjte qe skane buke te hane per kte ta dhame voten ne ty mor kryeminister

  • Me falni ju lutem. Ne te gjithe diskutimin ne lidhje me piken 1, rendesi kolosale ka pjesa :

    “…. kur eshte e mundur.” qe perben ne vete vete edhe thelbin e marreveshjes qe ka publikuar Kukani. Pra edhe nje here rendesi ka togfjalia : “..KUR ESHTE E MUNDUR”. Pra ne se opozita nuk jep konsensus maxhorancei i mbetet vetem qe e perdore te 84 votat.

  • Per sot po ju them se Edi Rama .ka humbur shume me pjesmarrjen per librin e zogut ,pr ballon me presidentin dhe me marreveshjen e fundit ka dorezuar pushtetyin dhe ka ofenduar gjithe votusit qe kerkuan ndryshimin.Po ju pyes a mund te beje Berisha reforme ne drejtesi a mund te denohen vrasesit e 21 janarit apo te gerdecit apo hajdutet e rruges se kombit me kete drejtesi pra qe sot ndodhi ajo qe nuk ka ndodhur ne as nje vend te botes qe pakica sundon shumicen .SHkurt SHqiperia nuk ka politikane por hajdute dhe tradhetare qe tallen me SHqipetaret.

  • Mos iu versulni me kot Salushkes dhe Lulushkes. Edhe pse ne momentin e pare, duket sikur ata jane “shkaktaret” e kesaj perpelitjeje qesharake dhe e tjetersimit te vullnetit te sovranit, po te mundohesh sadopak te lexosh dicka midis “rreshtave te shkruar apo te pashkruar”, e kupton se Kryeministri yne i nderuar, nuk e ka luften me Salushken sac e ka me Ilirushken.
    84 votat ne parlament, jane si ata pellumbat mbi cati, persa kohe Ilir Meta eshte ideatori i intrigave dhe pislliqeve qe ndodhin per momentin.
    Ai qe thote se “jam i gatshem” te mos perdor 84 votat qe “mi dha elektorati sovran”,,,ai nuk i ka ato. Pare ne kete aspekt, nese Kryeministri Rama, ka edhe me te voglen ndjenje sinqeriteti me kete popull, duhet te mendoje nje rrugedalje nga kjo situate pengmarrjeje.
    Kriza e opozites, po kthehet ne nje krize te “shumices absolute parlamentare”.
    Kriminalizimi i radheve te kesaj skene mafioze, afron shume shpejt Saliun dhe Ilirin ne te njejten “koalicion”,,,,,,sesa mund te shpresoje RILINDJA e Kryeministrit Rama.
    Me mire nje fund me dhimbje sesa nji dhimbje pa fund,,,,Z.Kryeminister. Sqaroje elektoratin per situaten qe ndodhesh dhe jepi fund kesaj loje kurvash me nje partner qe vjen nga radha e kodosheve me eksperience. Zgjedhje te reja.!!!

    • VR !!! @@@@ VR !!! “I. Troplini”? Më pëlqen idea juaj “më mirë një fund me dhimbje sesa një dhimbje pa fund”, ç’ka e ka kurorëzimin në “zgjedhje të reja”? Mirpo duhet menduar mirë? Nuk është aq e kollajtë? Të paktën nga pikëpamja që e shoh unë? Kjo pikëpamje nuk e sheh të majtën socialiste shumë të vendosur,është shumë e squllët si përbêrje,është shumë jo konsekuente në qëllime? Mjafton të kujtojmë sjelljen e saj me 70 vjetorin antifashist,dhe ne shumë ngjarje e episode të tjera pavendosmërie..!? PS vuan gjithashtu nga një farë majmêrie dhe polarizimi me elektoratin e vet? Nuk mund të mbrojnë të majmurit të skamurit? Edi Rama gjithashtu nuk ka qartësi dhe kohezion në mbrojtjen e ideve të majta,reflekton paqëndrueshmëri në to,krijon ekuidistanca banale me elektoratin, nuk rrethohet nga luftëtarë të vendosur, i ka hequr kryq parimit universal të përvojës njerëzore duke ndertuar një qeveri paksa foshnjarake dhe më e keqja, me elementë që nuk i pashë pothuajse asnjëherë në betejat e socialistëve!? Nuk mund të lë pa përmendur edhe se në shumë vendime e veprime edi ramës i anon “kandari djathtas”??? Prandaj në këto kushte a mundet ai të organizojë e të drejtojë një front të majtë??? Personalisht kam pak besim!? Idea juaj që unë sipërcitova do të ishte një zgjidhje shpëtimtare por në kontekstin e dobësive që përmenda kam pak besim se edi rama mund ta kurorëzojë e celebrojë misionin shpëtimtar që propozoni!? Duhen menduar shumë pluse por edhe shumë minuse që ka kryerja e një beteje të tillë me përmasa të mëdha? Nuk do të mungojë në këtë betejë dhe diversioni agresiv i superdiversantit berisha, i miqve të tij agjenturorë, i zyrave te tij të specializuara të nëntokës ballkanike e më gjërë? Duhet që edi rama të jetë e të bëhet një gjeneral i madh që të mund ti hyjë një operacioni të ketyre përmasave dhe për të cilin mendoj se ai nuk i ka këllqet dhe vartësit e nevojshëm!? Trimi i mirë me shokë shumë por… “shokët” e tij nuk po i shoh akoma!? Kam shumë për t’ju thënë por, besoj se kaq mjafton për të kuptuar shqetësimet e mia? Nderime! PS/ idetë e shkrimit të z. Bedri i konsideroj mjaft konstruktive, të qarta,goditëse dhe kuruese për pozicionet politike që po mer rama? A do ti dëgjojë rama kambanat e tij dhe të elektoratit nuk e di? Por di që po që po rrethohet nga zhgënjimi masiv çka duket qartë dhe në komentet e këtij forumi ? Tung!

  • Boykoti si i pd-se si i ps-se Kane vetem nje qellim mbatjen e kishe ‘ konfliktuozitetin’edhe opoziten falco!Kurse qellimi i vertet eshte pushteti ekonomik per bije e ppsh se!
    Pra qytetaret duhet t’i boykotojne nje here e mire keto dy parti!Do fitojme vertet oxygjen e pa qe shpirterore pa ta!

  • Rezoluta duhet te kete vetem nje pike. “Mazhoranca do te zbatoje Kushtetuten dhe ligjet e Republikes, dhe I ben thirrje edhe PD te beje te njejten gje” Strategjia e Berishes eshte shkaterrimi I rendit kushtetues, nepermjet sabotimit te gjithanshem. Ai eshte I ndergjegjshem se askush nga mazhoranca nuk mund te perballet me te ne kete drejtim. E majta ndjehet e frikesuar dhe viktime dhe kerkon meshire e perkrahje jo nga populli qe e ka votuar, por nga nderkombetaret qe te mbajne ne pushtet. Kete e kane mesuar nga 24 vjetet e Mashtrimit te Madh.

  • Me mire te te jene te dy kryeministra dhe zgjidhet kjo pune te drejtoi nje dite edi nje dite sala, shqiptaret kete hall kane se te tjerat i kane ne rregull pune nuk duam shtet jo e jo ne kerkojme vetem keta ta shesin shqiperin deri ne metrin e fundit kur te jene ngopur te thone vetem zoti na ndimft se per keta skemi shprese

  • I. Troplini? Më pëlqen idea juaj “më mirë një fund me dhimbje sesa një dhimbje pa fund”, ç’ka e ka kurorëzimin në “zgjedhje të reja”? Mirpo duhet menduar mirë? Nuk është aq e kollajtë? Të paktën nga pikëpamja që e shoh unë? Kjo pikëpamje nuk e sheh të majtën socialiste shumë të vendosur,është shumë e squllët si përbêrje,është shumë jo konsekuente në qëllime? Mjafton të kujtojmë sjelljen e saj me 70 vjetorin antifashist,dhe ne shumë ngjarje e episode të tjera pavendosmërie..!? PS vuan gjithashtu nga një farë majmêrie dhe polarizimi me elektoratin e vet? Nuk mund të mbrojnë të majmurit të skamurit? Edi Rama gjithashtu nuk ka qartësi dhe kohezion në mbrojtjen e ideve të majta,reflekton paqëndrueshmëri në to,krijon ekuidistanca banale me elektoratin, nuk rrethohet nga luftëtarë të vendosur, i ka hequr kryq parimit universal të përvojës njerëzore duke ndertuar një qeveri paksa foshnjarake dhe më e keqja, me elementë që nuk i pashë pothuajse asnjëherë në betejat e socialistëve!? Nuk mund të lë pa përmendur edhe se në shumë vendime e veprime edi ramës i anon “kandari djathtas”??? Prandaj në këto kushte a mundet ai të organizojë e të drejtojë një front të majtë??? Personalisht kam pak besim!? Idea juaj që unë sipërcitova do të ishte një zgjidhje shpëtimtare por në kontekstin e dobësive që përmenda kam pak besim se edi rama mund ta kurorëzojë e celebrojë misionin shpëtimtar që propozoni!? Duhen menduar shumë pluse por edhe shumë minuse që ka kryerja e një beteje të tillë me përmasa të mëdha? Nuk do të mungojë në këtë betejë dhe diversioni agresiv i superdiversantit berisha, i miqve të tij agjenturorë, i zyrave te tij të specializuara të nëntokës ballkanike e më gjërë? Duhet që edi rama të jetë e të bëhet një gjeneral i madh që të mund ti hyjë një operacioni të ketyre përmasave dhe për të cilin mendoj se ai nuk i ka këllqet dhe vartësit e nevojshëm!? Trimi i mirë me shokë shumë por… “shokët” e tij nuk po i shoh akoma!? Kam shumë për t’ju thënë por, besoj se kaq mjafton për të kuptuar shqetësimet e mia? Nderime! PS/ idetë e shkrimit të z. Bedri i konsideroj mjaft konstruktive, të qarta,goditëse dhe kuruese për pozicionet politike që po mer rama? A do ti dëgjojë rama kambanat e tij dhe të elektoratit nuk e di? Por di që po që po rrethohet nga zhgënjimi masiv çka duket qartë dhe në komentet e këtij forumi ? Tung!

  • Ky K/minister eshte i “fuqishem ” sa kohe eshte ne opozite,tash I zbathi fare breket
    perballe nje bande mafioze e kriminele qe vec hajnise,shkaterrimit dhe krimit nuk
    njeh gje tjeter. Z.K/minister, e late ne balte te majten, alertet !!! I pafshi hajrin Fevziut,
    te “fala Sandrit”, merru me Arian Canin, njeriu me I deskritituar…, merru me degeneri-
    min ……!!! I pafshi hajrin e perseris……! Quo Vadis ????

  • Një shkrim perfekt… ju lumtë z. Bedri Islami shumë më bëri përshtypje fjalia ku shkruan se shumices, nuk i është dhënë besimi për të bërë pazare me me nji opozit tejet destruktive… kjo nuk do t’i falet z.Rama.

  • Uroj te jet ashtu si thot “i riu”perndryshe nuk ka fitore,nuk ka me kryeminister e nuk ka me Shqiperi ! Dua te ndalem ktu e te mos vazhdoj, se ky poshterim do te jet me i madhi ne historin e nje demokracie boterore ,do jet turpi me i madh i nje kombi do te jet mohimi i emrit ton e i flamurit kuq e zi……………..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *