Më ka paguar Rama, të vras Ndre Legisin!

redaktor

Meqë atentatet,
tani do të nisin,
dhe unë jam paguar,
të vras Ndre Legisin!

Porosinë e kam,
direkt e prej Ramës,
se Ndreka kërkon,
Bashkinë e Tiranës!

Për vrasjen e Ndrekës,
interesin shfaqa,
ama me shpërblimin,
tamam s’u kënaqa!

Nëse ky problem,
s’do kish dalë mes nesh,
Ndreka me mustaqe,
do ikte për lesh!

Donte ca më shumë,
sosj’e asaj pune,
me aq s’do të vrisja,
as një Shef Komune!

Meqë Edi Rama,
nuk e ngriti stekën,
vajta në Yrshek,
dhe takova Ndrekën!

Dhe vrasjen e Ndrekës,
Ndrekës ja tregova:
Më thanë të të vras,
po unë u pendova!

Do ta sosja punën,
me një plumb në ballë,
po s’ma bëri zëmra,
ndaj – o Ndrekë je gjallë!”

Ndrekës dhe mustaqet,
ju bënë kaçurrel,
dhe më tha se Rama,
është një kriminel!

Por, më pyeti Ndreka,
sa vlente kjo punë,
ose saktësisht,
sa para vlej unë?!

Po rreth një milion,
kaq do më shpërblente,
me lekë të vjetra,
ndaj dhe nuk ja vlente!

Nga tarifë e vogël,
Ndreka u mërzit,
u nisa të ikja,
po Ndreka tha: “Prit!”

Nxjerr një shuk me pare,
edhe m’i vërvit:
“Merr dy milionë,
dhe Ramën ma vrit!”

Ndreka i kish paret,
se kish shitur dhitë,
Kështu un’u nisa,
për vrasjen e ditë!

Po prapë i thashë vetes,
mos u vjas – o lumë,
se koka e Ramës,
kushton shumë më shumë!

Ndaj i thashë Legisit
të vras ndonjë tjetër?
Se me kaq para,
s’vritet as një ketër!

“Merr paratë – tha Ndreka,
dhe vrit kë të duash,
vetëm se përpara,
duhet që t’ia thuash!”

Tringëlliti zilja,
ora shtatë pa pesë,
isha bërë në ëndërr,
vrasës me pagesë!

Share This Article
37 Comments
    • bravo dita,
      E kapet stilin e ri te gjobevenesve.
      Tani gjobvenesit dhe kriminelet nuk kan me ne fokus tregtaret e thjeshte sepse i vjen keq. Ne planet e tyre jan politikanet e pasur tashme.
      Si do ja merrnin leket tomes pervecse ne kte forme .
      Ky eshte kulmi i mashtrimit .
      I lumte kur gjejn pse mos te bejn, megjithse ktyre mir ja bejn:))
      Bravo Dita cdo dite e me shum bindem per ju qe jeni me te zotet.

  • Duhet ti drejtohemi si popull OKB te vere dore se jetet e shqiptarve jane te kercenuara .Ne nuk kemi mundesi te ndalojme keto lojra qe luhen ne kurrizin tone .Si boset dhe fukarenjte kercenohen dita dites .
    O zot ! A kane te mbaruar aventurat me kete popull .Deri dje thoshnim se na i kishte fajin komunizmi. Sot ulurijme se komunistet jane ringjallur dhe po bejne kerdine .Cfare sistemi te ndjekim .
    Ramiz Alia, ne Plenjumin e 18 te vazhdimesise se sukseshme te PPSH, tha :Shqiperia nuk eshte as Lindje dhe as Perendim.E po cfare jemi ??? E tha kur mbeti edhe pas shpalljes se pluralizmit . Nje baj.. qe as thahet e as njomet . Te me fali populli shqiptare qe nuk arita ti coje ne ate rruge qe ata deshen. Por mos u dekurajoni :
    Ju lash Fatos e Saline.
    Qe me mire do e bejne Shqiperine .
    Te na rroje Saliu Beu.
    Amanetin sec e kreu .
    Ftoje te gjithe shqiptaret ti futen poezise dhe bejteve per politikanet tane qe jane drita e syve tane .Tu kendojme e tu thurrim lavdi per mbrekullit qe na japin cdo dite. Te heqim dore nga thumbat se nuk depertojne ne mishrat e tyre.

  • une mendoj qe ky vit te shpallet viti PENDESES.edhe une jam nje vrases I penduar.vetem me lini pak kohe te mendohem se kush me afroi para dhe ke duhet te vras.mbasi jane zene te gjitha vendet..potani sa u kujtova per dy veta qe jane te lire ne kete drejtim me ka paguar 1 euro Fatmir

  • ne vazhdim te komentit te meparshem. Fatmir Mediu me ka pagur me 1 euro per te vrare Ilirian Delibashin per doreheqjen qe dha para disa kohesh nga qeveria.por une ne kuader te vitit te pendeses po I cjerre fytyren ketij vrasesi duke u penduar.po jam duke pritur rradhen per tu paraqitur ne prokurori.mbasi rradha ishte shume gjate.njerezit duke pritur radhen kane kujtuar radhen per qumesht ne kohen e diktatures.i bej thirrje prokurorise qe te shtoj punen duke mos e nderprere punen dhe duke kaluar ne 24 oresh .falemnderit per mirekuptim.vec kesaj I bej thirrje popullit te respektoj kete vit pendese.

    • Je bere bajat me keto poezira gjoja,ik futi ndonje got raki me mire,e kupton qe kur del shume here sta var me njeri?

      • Mos ua hiq fukarenjve atë çikë humor politik qe zoti Duka ua ofron falazi, herë pas here. Eshte shumë më i mirë dhe më i shëndetshëm se artikuj dhe analiza të tëra të analistëve profesionistë apo edhe se sa shumë e shumë komente qejflinjsh nëpër bllogje.

        Dhe, meqë dukesh se paskëke një farë kompetence akademike në poetikë, je i lirë t’i konkurosh “këto poezira gjoja”, të Arben Dukës me poema të vërteta qytetare, filozofike apo lirike, që të na sjellësh aromat e Trebeshinës dhe të pasurosh antologjinë e poezisë shqipe me xhevahira.

        Me sa duket, thumbi i hostenit te Arben Dukës, të ka çpuar në vënd të lig, por mund ta kalosh pickimin duke kthyer, mbase një gotë uiski, sepse rakia de, nuk i ka hije sërës tënde, sindozot Arben Dukës.

      • Trebeshina,ky ka qene terre jeten bajat,vetem bajatet cuditen me
        vargjet e ketij Laboviti… ngri e ve vetem te njejtat bajga!
        Cudija me e madhe e tij eshte kur na flet per trimerira?

        • Tartuf tope e truthari,
          Kelysh balli me fare taljoni
          Hiqmu sysh mos me çaje trapin,
          Mize bythekali, banor bajge.

  • te vrasesh ne ender Ramen dhe Berishen,do te vesh populli me ar kemishen,Na hiq nga enderat keta dy horra ,se e mbushen vendin vetem me qorra.

  • Dhe nje ze me vjen nga lumi
    me tundon me zgjon nga gjumi
    nuk eshte Vjosa as Gjanica
    eshte pppppoeti ketu te Dita

    Ky ne enderr ora 7 pa pes
    eshte ber vrases me pages
    une ne enderr “Je suis Tom”
    ne parfumeri kerkoj “Eau de Tritol”

    Te ngrihet thirrja si kaher motit
    per ju bijte e Kastriotit
    mjaft me bejte per ca qorra
    na pine gjakun keta HORRA !!!

  • Eh, o Arben Duka
    Ty të qofsha fal.
    Pse s’më the dhe mua,
    ne prit t’u kisha dal.

    Do t’u kisha zen prite
    atje në at’kodër .
    jo pushke rej vertei
    Po kobure loder!

    Me kobure lodër
    ja ta them unë
    si këciti nje herë
    atje në stadium.

    Edh

  • Eh, o Arben Duka
    Ty të qofsha fal.
    Pse s’më the dhe mua,
    ne prit t’u kisha dal.

    Do t’u kisha zen prite
    atje në at’kodër .
    jo pushke rej vertei
    Po kobure loder!

    Me kobure lodër
    ja ta them unë
    si këciti nje herë
    atje në stadium.

    Edhe Ju e dini
    une as pule s’kam vrar
    po ndoshta do merja
    euro apo dollar >

  • Djali im nuk e dinte c’eshte hallati dhe me pyeti kur une u nxeha me pyetjet berishiane te Blendi Bregasit drejtuar Edi Rames dhe recitova strofen e “hallatit”: -Babi, ca eshte ky hallati i Enverit, Une s’fola, vec nje fjale duke i nxjerre nga aipadi vjershen tende o Ben i Pavdekshem, dhe i thashe , na, lexoje, Ai e lexoi dhe pas kesaj, hidhu e qesh neper shtepi sa na dolen lot te gjitheve.
    Edhe kjo vjershe eshte ne lartesine e ” hallatit-Blend” dhe te “makines se rrojes qe behte rakete balistike” e te stilografeve te mbushur me helm gjarperi! Rrofsh se na kenaqe o poeti yne!

    • E kemi sqaruar nje here, qe poeti nobelist Arben Duka, ka bere nje gabim me ate punen e hallatit. Enveri sa Blendi donte hallatin ne bithen e tij.

  • të lumtë pena…sa nevojë kemi për pak humor nga ky që prodhon ti o Arben Duka. Kujt s’i pëlqen le të kënaqet duke e lexuar, jam e sigurt se kanë qeshur por s’ja do politika ta falenderojnë për vargjet…hahaha ishte vërtetë perlë si ato që vetëm ti di t’i shkruash. 🙂

  • Pershendetje poetit Duka!Kjo poezi eshte nje mrekulli, nje fantazi qe kumton nje realitet te zi te politkes sone ku ulerine dhe kafshon ç’te gjeje perpara shtrigani-monster, Sal-uk-ari.

  • Vajet e Santos

    Ashtu u ngrita dhe une
    Heret ne mengjes
    Kur nga pas m’u vune
    Me motoçikles

    Hije seç me benin
    O ngado qe shkoja
    Ata thurnin lemin
    Un diçka kuptoja

    Dhe nje dit te bukur
    Rruges per ne Dajt
    I pash te kerrusur
    Mbi motoçiklajt

    Kishin jave e jave
    Qe me benin hije
    Skutave e sheshit
    E ne prak shtepie

    Ashtu edhe une
    Heret ne Mengjes
    I pashe nga dritarja
    Vrasesit me pagese

    I thashe dhe gruas
    Hidhi nje veshtrim
    Se sot po me duket
    Do qash shpirtin tim

    C’thua more burre burre
    Ne sot kemi shtet
    Qe dy me skafandra
    I kap fet e fet

    Ashtu tha qyqarja
    Me syte lart nga qielli
    Kurse une ndjeva
    Se po ikte Dielli

    Ashtu tha qyqarja
    Dhe me shterngoi fort
    E nga mallengjimi
    Ishim lare ne lot

    Lere hallin tim
    Por do qesh dynjaja
    Vrases me pagese
    Bejn kesi hataja?

    Mu ne mes te sheshit
    O kur pushka krisi
    Un perdhe i shtrire
    Po bertet polici

    Nderkohe dy skafandrat
    Duke peshperitur
    Po shkojme perseri
    Ne drejtim t’paditur

    As vete nuk e dija
    Se kam kaq vuxhud
    Qe une te luaja
    Film me Hollivud

    Ne mes te Tiranes
    Chicago njezete
    Un tabela qitjes
    Per Al Caponete

    Hajt thash me vete
    Ashtu si ne endra
    Tia bej dhe nje pyetje
    Njerezve me skafandra
    Tia bej dhe nje pyetje
    Vrasesve me pagese
    Tia bej dhe nje pyetje
    Para se te vdes:
    Pushke o dinamit,si i keni ndare?
    Pse pushken per mua,cfar me keni pare!?
    Ai mu pergjigj,ne ne Shqiperi
    I bejme punet ashtu si t’na vij
    E sidomos ketu ne Tirane
    Qe te rruajne si ne berberhane.

    Dhe pse e dime e jemi penduar
    Pasi i kemi ditet o te numuruar
    Duke vrapuar me rrota perpjete
    Sa te thyejme qafen,ne ndonje kenete

  • Tani që kjo punë
    u bë bozë mbi bozë,
    kot s’loz parlamenti
    një film me mafiozë.

    S’ka nevojë Regjie,
    skenarë edhe fjalë
    sepse deputetët
    janë më origjinalë.

    Pritni kur të thotë
    Berishë veteranin
    se Meta ka dashur
    që të vrasë Nishanin.

    Dhe kjo punë ka muaj
    që vlon nëpër qarqet
    tamam kur Nishani
    rruajti mustaqet.

    Si provë ka kasetën,
    bombën dhe fitilin,
    Metën që paguan
    Kajo Karafilin.

    Kjo punë qe gatuar
    me ditë dhe me orë
    dhe data n’a qenkësh
    tridh’tegjashtë dhjetor.

    Komploti dështoi
    dhe u gjetën shkaqet
    shyqyr që Nishani
    kish hequr mustaqet.

    Ndaj po le Berishën
    të të bëjë rezil
    prit kur t’a nxjerrë Metën
    Njësit Guerril.

    Dhe po nuk besove
    Berisha ka huqe,
    do thotë Meta ngriti
    Brigadat e Kuqe.

  • Sado të dhimbshme jan këto realitete ti të lumtë ajo Penë or Biri i shqipërisë. Je i mrekullueshëm. Urojë që që një ditë t’ na i botosh gjithë këto Poezi që ti lexojnë edhe brezat e ri e të kuptojnë se kush e përbalti të vuajturën Shqipëri.

  • Ndreu qendroi drejt
    si n’mal dru i pishes
    kur ‘Trimat” minj te djeshem
    i fshiheshin Berishes

    Mund te shese dhe dhite
    por s’eshte lapanjoz
    sot si ne ato kohe
    i paster jo mafioz

    Kujtesen e ndeza
    ketu prane Bunes
    si Ndreut, ne tre breza
    ia futi partia e punes

  • O njerez, ky nuk eshte humor, ky eshte me tall bythen Arben Duka me ju te gjithe dhe ju qeshni. Arben Duka, mos harro se e verteta thuhet edhe duke qeshur, keshtu qe kur ti te marresh ndonje shuk me euro se vrave ndonje “Ndreke” gjekundi, askush s’do ta besoje, sepse ti e ke parathene, por duke qeshur ama, pra duke bere gallate. Nje pyetje kisha une per ty, e po deshe mu pergjegj me poezi, po deshe me proze: SA VETA KE TORTURUAR OSE VRARE NE kohen e Qoftelargut, he mo e di ti, te atij qe donte ne bithe hallatin te ishte i gjate sa Blendi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *