Në një reagim pas një interviste në Ora News, Fatos Lubonja thotë se gazeta Tema dhe faqja online Lapsi i kanë shtrembëruar deklarimet.
“Pse e kanë deformuar dhe banalizuar në këtë farë feje intervistën, që mendoj se kishte shumë argumente serioze për tu bërë oponencë nëse nuk ishin dakort? Kemi të bëjmë me paaftësi, me dembelizëm apo me atë që flitet “nëpër koridore” se kemi të bëjmë me gazetarë të lekut të Ramës” – shkruan Lubonja.
Më poshtë reagimi i tij i plotë:
“Pas një interviste që dhashë të enjten në mbrëmje tek Ora News mbi qëndrimi tim ndaj reformës në drejtësi të futur në online edhe nga Ora News me titull: “Pse Lu mbështet Ramën dhe pse opozita ka rezerva” mbeta paksa i habitur kur pashë tek Lapsi.al se titulli ishte konvertuar në: “Lubonja: Rama ka korruptuar ambasadorin amerikan për Reformën në Drejtësi”. Duke e ditur se këtë stil të deformimit shpifës të çfarë shkruaj e ka Tema hapa edhe Temën dhe gjeta të njëjtin titull.
I çova me këtë rast Bushatit një sms, ku i vija në dukje se kjo është gazetari alla Baze, që kërkon jo të informojë, por të manipulojë dhe të delegjitimojë atë çka thotë një koleg në shërbim të padronit të rradhës. I thoja gjithashtu se nuk ishte e saktë, çfarë kishin shkruar, se ajo që po jepnin ishte intervista e plotë pasi qe një shkurtim, i zbardhur keq madje. Ndërkohë që prisja që kolegu Bushati të harxhonte pak kohë për ta ndjekur intervistën vetë në faqen e Orës, qoftë edhe për miqësi, jo vetëm për profesionalizëm, pashë se, si përgjigje, Lapsi.al kishte vënë një lajm me titull: “Muç Nano: Lubonja dhe Ylli Rakipi bëjnë muhabet mejhanesh” ku lexova, se, duke iu referuar intervistës së një nate më parë, Muçi shkruante: “Rakipi ironikisht pyet: “Pse vallë ambasadori amerikan po na e jep këtë ndihmë të madhe?” Lubonja seriozisht i përgjigjet: “Ambasadori amerikan është i korruptuar nga Rama; kështu pëshpëritet nëpër korridore”. E duhet thënë se kur diskutimi zbret në nivele të tilla mejhanesh, nuk ke as ç’të thuash”.
Jo Muçi, edhe ti Bushat, ky nuk është muhabet mejhanesh, është shpifje, sepse të thuash që një x person është korruptuar nga y person, cilëtdo qofshin ata, duhet ta shoqërosh me prova. Por problemi është se cili shpif dhe cili ka shkruar nga mejhania, (pasi ka marrë ndonjë porosi), pa marrë mundimin as të dëgjojë se çfarë ka thënë realisht kolegu, por duke u vënë edhe thonjëza citimeve të shpifura. Që Muçi shpif nga mejhanja e vërteton fakti se as ka marrë mundimin të pyesë, ata që e kanë porositur, se cili ishte intervistuesi, sepse Ylli Rakipi e ka mbyllur emisionin me kohë, dhe pyetjet mua m’i drejtoi gazetari i lajmeve, po Bushati, që edhe e kisha informuar, pse ngulmon në këtë shpifësirë?
Sepse intervista është aty: http://www.oranes.tv/…/lubonja-pse-lu-mbeshtet-ramen-dhe-…/
I pyetur nga gazetari të jap mendimin tim se pse Lu mbështet reformën, duke u nisur nga mendimi im për këtë reformë, që e shtjelloj gjere e gjatë, midis shumë gjërash, kam thënë edhe këto fjalë ku është mbështetur shpifja:
“Është pyetje me vend që duhet ta ngremë. Hipotezat janë të shumta, […] Njëri version, që mund të them, është gabimi. Mosverësimi si duhet i një situatës. Gabim ka bërë Rajersoni kur mbështeste Berishën në mënyrë të pakufizuar, ndërkohë që ne brenda e dinim shumë mirë se po rritej një autokrat. Gabim ka bërë edhe Limprehti kur i jepte rezerva pa fund Nanos. Gabim bëri Arvizuja kur donte të na sillte armët kimike për interesat e SHBA (sepse një tjetër arsye janë interesat e SHBA) apo kur mbështeti Berishën tek Gërdeci në formë të pakursyer. [Këtu kam dashur të them 21 janarin, jo Gërdecin. F.L.]
Pra për mua një nga arsyet [e mbështetjes] është gabimi në vlerësim. […]” Më tej, duke dashur të shpjegoj edhe mosbesimin e opozitës, vijoj:
“Mbi Lunë, edhepse opozita nuk e thotë, qarkullojnë nëpër korridore shumë hipoteza. Që nga, po themi, hipoteza më banale, korruptim personal, deri tek lobingje të Ramës që vijnë nga Washingtoni etj., etj. Nuk di të them tani saktë, por mendoj se ne, përtej kësaj, duhet të vlerësojmë atë se çfarë mendojmë ne shqiptarët se është më e drejtë lidhur me këtë reformë, se cili është problemi themelor që kemi me të, jo pse ambasadori e mbështet apo jo.”
Tani unë i pyes këta kolegë: pse ky raport kaq i shtrembër me të vërtetën? Unë flas për hipoteza, duke e vënë theksin tek gabimi e duke e ilustruar më tej me shumë gabime që kanë bërë amarikanët, ata thonë: “Lubonja: Lu-në e ka korruptuar Rama”. Pse e kanë deformuar dhe banalizuar në këtë farë feje intervistën, që mendoj se kishte shumë argumente serioze për tu bërë oponencë nëse nuk ishin dakort? Kemi të bëjmë me paaftësi, me dembelizëm apo me atë që flitet “nëpër koridore” se kemi të bëjmë me gazetarë të lekut të Ramës dhe oligarkëve të tij, jo të së vërtetës?..”
Tema e Mero Bazes ka reaguar duke vënë në dukje se intervista është marë fjalë për fjalë nga Ora News dhe se Lubonja ndërkohë që nga njëra anë thotë se nuk mund të akuzojë Lun pa prova, nga ana tjetër nuk i dridhet qerpiku të akuzojë Temën si të korruptuar nga Rama.
Edhe faqja Lapsi mbrohet me të njëjtin qëndrim: “Megjithëse thelbi i argumentit të tij është se ai nuk mund ti thotë dikujt i korruptuar pa fakte edhe në këtë sqarim Lubonja nuk nguron të përmendë fjalët e koridoreve për gazetarë të lekut të Ramës dhe oligarkëve të tij që shtrëmbërojnë të vërtetën. Ne po ia lëmë lexuesit tonë në dorë të gjykojë”.

Ta paskan dhene si tyt eti mire urdherin ne udb. Spiun i ndyre. Te futi me te drejte ne burg Enveri. Spiun rus dhe serb si shefi jot Saliu
Ky qorri i bibës analizon me hipoteza e muhabete kafenesh e korridoresh, e si pasojë i dalin opinione të pavërteta e të njëanëshme. Ky s’mund të jetë gazetar, aq më shumë i pavarur sepse ky është një shërbyes i antishqiptarëve nga të cilët edhe paguhet.
Kishte pasur te drejte Enveri dikur qe te coi ne Spac ty mut Kontrolloji fjalet kur flet poshte e lart tani thua se nuk eshte e vertete.
nuk flas shume per ty lubonja.vetem nxir nje konkluzion pse gjithe ambasadoret e amerikes me perjashtim te pari jane kunder saliut.po ma dhe pergjigjen e kesaj une te vleresoj
NUK E KAM LEXUAR INTERVISTEN, POR DI TE THEM SE ESHTE I VETMI QE FLET ME MEND NE KOKE, NGA TE GJITHE PSEUDOANALISTAT QE DEGJOJME CDO DITE NEPER SHTYP.
Fatos nuk habitem qe ti shtremberojn intervistat sepse ti kur flet je nje gagac dhe nuk te kupton njeri
PO PSE PEZMATOHESH KAQE SHUME O ANALISTI TOZ LUBONJA KUR KE TREGUAR VETEM TE VERTETEN?
Po pse CUDI eshte qe Edi Rama te kete korruptuar LU-ne tone prej SHBA-je? Po harrove qe Sali Berisha kishte korruptuar koke e kembe ambasadorin Withers ne aferen e piset te Gerdecit, bile jo vetem treguesin e perrallave me “Molle te krimbura” Withers, por edhe zyrtare te larte te Pentagonit te administrates me dallkauke qe historikisht kane pasur SHBA te Bush Junjorit, qe me nje cinizem te papare derguan Condolizen e tyre ne terrin e nates ne Tirane per te pergenjeshtruar alarmin qe kishte dhene Sekretari i pare i ambasades petr implikimin e zyrtareve te larte ne kete afere te Saliut me Withersin dhe me sekser Fatmir Mediun. Kjo Condoliza e Bushit pa piken e moralit dhe me nje arrogance te papare e ngrohur nga qendrimi prej pederasti i Bamir Topit qe deklaroi boterisht se nuk e dinte se ku ishte Gerdeci, pra kjo kurve politike e Bush Junjorit u soll me gerdecaret ashtu sic ishin sjelle pilgrimet e pabese nga Evropa me hindianet vendas qe i strehuan ne dimrin e acarte dhe me pas i vrane dhe i masakruan me nje poshtersi prej krimineli. Sot ne SHBA cdo vit amerikane i kerkojne falje hindianeve vendas per krimet e eterve te tyre me ceremonine zyrtare THANKSGIVING
prandaj:
MOS U PEZMATO KAQE SHUME O ANALISTI TOZ LUBONJA SE NUK KE THENE ASGJE TE KEQE
sepse:
Ka ardhur koha qe SHBA me ambasadoret e tyre ne Tirane Withers dhe LU te kerkojne falje alla THANKSGIVING per viktimat e Gerdecit dhe te demshperblejne familjet e tyre me shume qe ndryshe i kane paguar ne vende te tjera ne raste shume me te lehta.
Ik ore qen , mjaft hengre mut, ti bastard i qelbur qe vetequhesh gazetar , analist antishqiptar i qelbur, qe shite bythen ne Spac tek Udb-ja dhe tek Eyp – i Grek.
Nuk kane se cfar te te banalizojne ty….,ti je ,nga koka deri tek kembet , nje cope banal , dicka me teper se nje psikopat !
Dihet we mero baze manipulon nje tufe komentuesish injorant
O…z.Tosi ,pse ben sikur skandalizohesh per budallalleqet qe ti i quan analiza.Rilexoi njehere mendimet qe shpreh ne analizat e tua dhe te kuptosh pafytyresine qe te karakterizon.Gremisu sharlatan qe ngele tere jeten me bythe perpjete analisti menderes.Ty te perkrahin pederaste si puna e nastradinit alias,haleIntelektuali.Lexoi komentet qe bejne lexuesit onlajn per analizat e tua o qifsh vehten,shko or idiot vri vehten cte duhen ty analizat.Tashti po e kupton populli se sa te drejte kishte diktatori qe jutrithte ju sehan lepiresve.
ANAL-ist-it Fatos Lubonja- ti i felliq te perndjekurit dhe intelektualet shqiptare
Ore Laraske(Fatos eshte shume per ty) thirri mendjes. Dil sa me pak ne ekrane, dhe kur te flasesh, flit per Shqiperine dhe jo kundra saj. Te gjithe i jemi borxhli Shqiperise dhe jo Salise-shqiptarit me antishqiptar i te gjitha kohrave. Leri anal-iz-at si psiko-anal-ist. Ti qe je rritur dhe ke jetuar me te gjitha te mirat ne kohen e diktatures, ne nje nga familjet e anetareve te KQ te PPSH, u denove dhe bere burgun jo pse ishe kundra politikes se PPSH, por sepse Enver Hoxhes, per interesat e tija, ne nje moment te caktuar i duhej koka e babait tend, Todi Lubonja (i cili nuk ka deklaruar kurre se ishte kundra vijes se PPSH). Ne kohen e diktatuires ti ( dhe jo vetem ti) ishe vetem nje i ri (djale blloku-si thote sala) qe e mbaje veten si modernist per shkak te modes qe ndiqje apo muzikes qe degjoje dhe te tjera si keto, te cilat ishin vetem ”gudulisje” per PPSH dhe sigurimin e shtetit. Ishe aq i papjekur dhe i papergjegjshem sa tentove te vjedhesh pyetjet e provimit te matures 1968-1969 ne zyren e drejtorit, ne shkollen Sami Frasheri. Te kapen me presh dhe te denuan. Nuk e kam kuptuar akoma pse e bere kete veprim, nuk ishe i afte te merrje maturen apo ishte thjesht nje hobi si “modernist” i kohes. Kurre nuk e permendte kete veper kriminale, per vazhdove shkollen e larte si biri i Todi Lubonjes. Tjeter njeri do te ishte kalbur burgjeve.
Babain tend (komunist i devotshem) Todi Lubonja e denuan mbas denimit nga PPSH te Festivalit te 11 te kenges ne vitin 1972. Kur u formove ti si element anti parti? Eshte e pranushme qe kur futesh ne burg nga PPSH dhe sigurimi i shtetit(jo per “meriten” tende por per “mekatet” e babait tend Todi Lubonjes) te kthehesh kundra PPSH, Enver Hoxhes dhe djallit vete.
Respektoj vuajtjet e burgimit te padrejte tuajin dhe te babait tuaj, por kjo nuk ju barazon me ata qe ishin kundra komunizmit(intelektuale, klerike , etj.) dhe vepruan drejt per drejt kunder PPSH e Enver Hoxhes. Koha e pruri qe te dy palet te ishit ne te njejten qeli, por kjo kurre nuk ju jep te drejten ty(dhe shume te tjere si ty) te barazoheni me ta.
Pikerisht kete dyzim shfrytezoi Sali Berisha per te krijuar amulli tek shqiptaret dhe per te nxjerre perfitimet per vete dhe PD(qe su be kurre parti). Nuk dua ketu te te kujtoj “karjeren” tende shume frytdhenese ne demokraci, mbasi ate je i lire ta zgjedhesh vete, deri sa perfundove ne nje zgjedhje miljonere, komode per ty si anal-ist, bile psiko-analist, ne televizionin e Beketit.
Dua vetem te te them se Kryeministri(ai qe eshte sot) po perpiqet te beje dicka per Shqiperine, po perpiqet qe shteti ligjor te filloje te funksjonoje. Mundet nuk i ben te gjitha mire, mund te beje edhe gabime, por ju a i beni pyetje vetes cfare keni bere ne keto 25 vjet per Shqiperine? Vetem lloqe-lloqe keni bere gjithe kohes, “kolloqithje me rigon”. Me e keqja eshte se akoma beni sikur nuk e kuptoni se gjithe kohes keni cuar dhe coni uje ne mullirin e armikut me te madh te shqiptareve dhe Shqiperise-qenit qe te ha tines-Sali Berishes.
Uroj te kthjellohesh dhe te punosh “pro” per Shqiperine dhe jo “kunder” saj.