Me karikatura, në mbështetje të Brukselit

Dita
Rrjetet sociale janë mbushur me imazhe që nderojnë viktimat e Brukselit  dhe shprehin mbështetje për qytetin e traumatizuar.

Shumica e karikaturave përmbajnë flamurin trengjyrësh belg, apo edhe ikona kulturore dhe ushqime tradicionale belge. Radio Evropa e Lirë ka përzgjedhur disa prej tyre, të  cilat mund t’i shihni më poshtë:

1

Karikaturisti i gazetës franceze, Le Monde, ka lidhur ngjarjet në Bruksel me sulmet terroriste në Paris, të cilat kanë ndodhur nëntorin e kaluar. (Burimi: mediat sociale)

2

Një karikaturë që tregon skulpturën Manneken Pis duke qarë. Manneken Pis është një skulpturë e njohur bronzi në Bruksel, që përshkruan një djalë të vogël, duke urinuar në pellgun e një fontane.

3

Një tjetër karikaturë popullore. Përkthimi nga frëngjishjta: Terrorizmi godet përsëri: A mund të bëni një vend të vogël për mua?

4

Një tjetër karikaturë që i referohet skulpturës Manneken Pis.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *