Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Unë nuk kuptoj me këta përfaqësuesit e FMN-së, si vijnë e ulen në biseda dhe i kërkojnë mendime për budallallëqet që nxjerr nga goja kjo opozitë shqiptare, që para dy vitesh e la ekonominë për faqe të zezë dhe me ato borxhe, që FMN-ja i di më mirë se të gjithë dhe nuk ka nevojë për komente? Opozita e kriminalizuar deri në fyt kërkon të luftojë kriminelët në qeveri. Si nuk kanë turp kur flasin për kriminelë ata që janë me dosje të hapura? Lul Basha për vjedhjen e Rrugës së Kombit, për shitjen e detit, për vrasjet e 21 janarit etj. Sali Berisha për Gërdecin, për vjedhjet e pasurisë së popullit, për 1997-ën, 1998-ën e me mijëra krime të tjera. Kur do të vijë dita të japin llogari dhe të mbyllin gojën këta të paturp?
