Kerkesa per ngritjen e komisionit hetimor parlamentar lidhur me hetimin nga parlamenti te veprimtarise dhe menyres se zbatimit te ligjit te gjendjes civile nga drejtoria e pergjithshme e gjendjes civile dhe zyrat rajonale te saj ne qarkun e kukesit, shkeljet e mundshme te ligjit, nxjerrjen e pergjegjsive konkrete dhe marrjen e masave te nevojshme per mosperseritjen e tyre ne te ardhmen, nuk mund të refuzohet.
Kjo kerkese eshte plotësisht e mbështetur në legjislacionin tone, në praktikën parlamentare të këtyre viteve, por edhe në orientimet dhe arsyetimet e gjykates kushtetuese.
Refuzimi juaj sot është mirfilli politik, pa asnjë shkak ligjor dhe në fakt tregues i mjaftueshëm që mizën e keni nën kësulë dhe po ju djeg.
Ajo c’ka ka ndodhur në qarkun e Kukësit me shtimin e popullsisë në disa njësi vendore është e stisur, e dirigjuar nga Saliu dhe e ekzekutuar nga dyshja Noka-Poni për të mbajtur me cdo mjet dhe menyre 4 mandate ne Kukës me shpresën se do të përsëritet rezultati i 2009, por në fakt llogaritë i keni bërë gabim, dhe ata banorë nuk do ja’u falin lehtë kësaj here papunsinë, varfërinë, mjerimin, talljen dhe shfrytezimin që i keni bërë këto vite.
Nga pikpamja kushtetuese kjo kërkesë është plotësisht e mbështetur në ligj dhe gjykata kushtetuese me vendimet e veta e ka analizuar pothuajse në mënyrë shteruese të drejtën e parlamentit për të hetuar.
Në vendimin e vet nr. 18 gjykata kushtetuese midis të tjerash ka arsyetuar se;
Kontrolli parlamentar ushtrohet edhe ne kontekstin e te drejtes kushtetuese te çdo shtetasi per te marre informacionin e nevojshem ne lidhje me çeshtjet me interes publik. Organet e pushtetit publik qe i nenshtrohen kontrollit parlamentar, duke i transmetuar fakte e te dhena perfaqesuesve te popullit, permbushin njekohesisht detyrimin kushtetues per te qene transparente ne raport me publikun.
Nga ana tjeter, -vazhdon gjykata kushtetuese – nepermjet hetimit parlamentar, kontrollohet edhe zbatimi i ligjeve, nxirret pergjegjesia mbi menyren e qeverisjes dhe behen rekomandimet perkatese me qellim parandalimin dhe eliminimin e fenomeneve negative si dhe permiresimin e gjendjes ne te ardhmen.
Po c’farë ka ndodhur në qarkun e kukësit me popullsinë?
Ne vijim te kerkesave tona, perkatesisht ne muajt Maj dhe Qershor 2012, Ministria e Brendshme na ka vene ne dispozicion popullsine e te gjitha njesive vendore në muajt Maj dhe Qershor 2012. E njejta kerkese u perserit edhe ne muajin Shtator 2012, por Ministria e Brendshme nuk ktheu asnje pergjigje, mesa duket ishin duke punuar me kukësin.
Pergjigja e rradhës erdhi në daten 7 Nentor 2012, afati i fundit per dhenien e ketyre te dhenave edhe KQZ-se per te kryer llogaritjen per caktimin e mandateve per çdo zone zgjedhore.
Bazuar ne te dhenat e vena ne dispozicion nga Ministria per muajin Maj dhe Qershor 2012 Qarku i Kukesit duhej te kishte 3 deputete dhe Qarku i Beratit duhej te kishte 8 deputete. Nderkohe, sipas te dhenave te vena ne dispozicion nga Ministria ne daten 7 Nentor 2012 numri i popullsise te Qarkut te Kukesit eshte rritur ne nje mase te tille qe shkon në 4 mandate perkunder 7 qarkut Berat.
Duke krahasuar shifrat zyrtare të maj-qershorit me ato të nëntorit lehtesisht vihet re se rritja e popullsise per te 12 Qarqet e vendit per këtë periudhe eshte mesatarisht 0.39%. Nderkohe qe rritja per te njejten periudhe per Qarkun e Kukesit eshte 0.63%, me e madhja mes te gjitha Qarqeve, pas Tiranes me 0.75%, dhe perpara Qarkut te Durresit qe vjen i treti me 0.51%.
Nga krahasimi i shifrave rezulton se kjo rritje jo normale e popullsise ne Kukes u atribohet vetem disa njësive të ketij qarku, me konkretisht komunat Topojan, Shishtavec, Fierze dhe Tropoje qe jane nder komunat me te thella te ketij Qarku, si dhe bashkia Kukës .
Per Komunen Topojan rritja e popullsise per periudhen ne fjale eshte me 166 banore e shprehur ndryshe kjo me 5.99 % ose rreth 10 here mbi rritjen e popullsise se Qarkut dhe rreth 17 here me shume se rritja ne % e popullsise ne komunat e vendit, nderkohe qe per te njejten periudhe popullsia ne Njesine Bashkiake Nr. 10 e cila eshte 27 707 banore, pra 11 here me e madhe se ajo e Topojanit, eshte rritur me vetem 132 banore;
Per Komunen Fierze rritja e popullsise per periudhen ne fjale eshte 124 banore ose e shprehur ndryshe kjo me 4.93% ose rreth 8 here mbi rritjen e popullsise se Qarkut dhe rreth 14 here me shume se rritja ne % e popullsise ne komunat e vendit;
Per Komunen Shishtavec rritja e popullsise per periudhen ne fjale eshte me 88 banore e shprehur ndryshe kjo me 1.68% ose rreth 3 here mbi rritjen e popullsise se Qarkut dhe rreth 5 here me shume se rritja ne % e popullsise ne komunat e vendit, nderkohe qe per te njejten periudhe popullsia ne Komunen Katund i Ri e cila eshte 15 405 banore, pra rreth 3 here me e madhe se ajo e Shishtavecit, eshte rritur me vetem 83 banore.
Per Komunen Tropoje rritja e popullsise per periudhen ne fjale eshte me 65 banore e shprehur ndryshe kjo me 1.2% ose rreth 2 here mbi rritjen e popullsise se Qarkut dhe rreth 3 here me shume se rritja ne % e popullsise ne komunat e vendit.
Bashkia Kukës ka një rritje gjithashtu prej 141 banorësh ose 0.68%, shumë më e lartë se cdo bashki e ngjashme në vend.
Pra sic kuptohet lehtë kemi një shtim artificial dhe të stisur i cili nuk ka asnjë lidhje me terenin, nuk pasqyron lëvizje reale të popullsisë, dhe nuk ka lidhje as me talljen e Z. Noka se burrat e Kukësit janë më puntorë se ata të beratit. Këtu nuk bëhet fjalë për votues që kanë mbushur moshën 18 vjec dhe janë votues për herë të parë. Teoria e Flamurit do të ishte e vërtetë në rast se Flamuri do pranonte se në Kukës burrat janë kaq punëtor sa fëmijët konceptohen, lindin dhe bëhen gati për të votuar për tre muaj. Nuk e di për Flamurin edhe mund të jetë e vërtetë, se si mjek që është, mund të ketë bërë ndonjë shpikje.
Kemi kërkuar kush janë këta persona që ose janë bërë për të votuar për tre muaj, ose kanë shkuar në mrekullinë kuksiane të Flamurit nga vende të tjera të shqipërisë.
Nuk mund ti japim thonë se janë të dhëna personale. justifikim jo vetem absurd por edhe qesharak, pasi te gjitha keto te dhena për shumë pak ditë do publikohen ne listen e zgjedhesve, por mbi te gjitha i mohohen një institucioni zyrtar ne permbushje te misionit te vet ligjor.
Per ceshtjen ne fjale interesi publik eshte shume i larte, pasi ceshtja ka te beje me integritetin e Regjistrit Kombetar te Gjendjes Civile, perfaqesimin e barabarte politik te zonave zgjedhore dhe rolin e shtetit ne procesin zgjedhor që me sa duket edhe kësaj rradhe do bëjë përpjekje max për të futur duart në zgjedhje në favor të partisë shtet.
Ka dy-tre ditë që sipas tellallëve të saliut zgjedhjet e 2013 nuk qenkan kusht për integrimin në BE. E thënë ndryshe Saliu po përpiqet t’i thotë shqiptarëve që edhe po vodha prapë zgjedhjet, edhe po imanipulova prapë, edhe n.q.s nuk përmbushin standartet kjo nuk përbëka problem për |Europën, Europa do mbylli një sy e një vesh dhe do e pranojë shqipërinë në gjirin e vet. Propoganda e këtyre ditëve në fakt e nxorri lakuriq Saliun në gjithë subkoshiencën e vet lidhur me zgjedhjet. Po gëzon i shkreti dhe po i thotë shqiptarëve se europa nuk dyshon më te ai, se europa nuk e quaka hajdut zgjedhjesh Saliun. Aq shumë është kujdesur ta heqi çështjen e zgjedhjeve nga kushtet e BE, sa tashmë qenia ose jo e zgjedhjeve kusht, kërkon të përkthehet prej tij si leje për t’i vjedhur zgjedhjet apo për t’i lënë të lira.
Prandaj ka dy-tre ditë që e ka ngushtuar debatin mediatik në tellallët e vet, tek fakti nëse zgjedhjet janë kusht ose jo. Nëse janë kusht, e humbasim integrimin, nëse nuk janë kusht, e fitojmë sipas tij.
Por nuk i shkon mendja kurrë që zgjedhjet të jenë vërtet të lira dhe të drejta, në të kundërt, nuk kishte pse diskutonte fare nëse ato janë kusht apo jo. Rasti I Kukësit është prova e parë.
Po me kë kërkon të tallet ky plak në ikje? Me europën apo me shqiptarët?
Kësaj rradhe laku është shtrënguar fort dhe nuk i bën derman as demagogjia bajate, as fshehja e krizës, as manipulimi i shifrave dhe as gogoli i vjedhjes së zgjedhjeve.
Po ta themi shqip dhe troc Sali Berisha, nuk ke më fuqi të vjedhësh zgjedhjet, as mos e mendo dhe as mos e provo, mos e provo ti e të tutë se në atë zjarr që kërkoni të ndizni në ikje e sipër për shqiptarët do digjeni vetëm ju. Vota e shqiptarëve do të jetë uragan dhe kaq e fortë pro koalicionit tonë saqë era do t’jua kthejë zjarrin nga vetja.