Më keq se të 43-it

Dita

“Pse s’mbyllet kjo rubrika me Ballin?”, shkruajti Pëllumb Kulla nga SHBA. Idajet Beqiri sqaroi mirë e bukur lexuesit e gazetës Dita. Alimadhi del e shan partizanët dhe veteranët e luftës duke thënë se ju jeni kriminelë dhe kriminelë keni për të ngelur gjithë kohën. Po këto sharje duan përgjigje. Kur zihen dy vetë në rrugë, ai që shan i pari ha grushte nga koka, nuk i ndahet ai sa të marri hakën. Familje të luftës e familjet dëshmorësh ka shumë dhe nuk i pranojnë këto fyerje të Alimadhit. Në vend që të kërkonte falje për bëmat e Ballit, ai del dhe vjell vrer më keq se ballistët e vitit 1943. Kështu nuk mbyllet rubrika as për dy vjet radhazi. Këta që mbrojnë vlerat e luftës NAÇL nuk kanë sharë kaq shumë në gazetë, se nuk e lejon kultura e edukata, prandaj të bëjë autokritikë Alimadhi për ato fjalë që nxjerr nga goja dhe të mbyllet kjo rubrikë këtu, kështu mendoj unë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *