“Më kërkoi që borxhi i saj të quhej i shlyer…” Një histori e pazakontë shantazhi ku janë përfshirë prokurori i Krujës, mikesha e tij dhe dy biznesmenë (letra në Ambasadën Amerikane)

redaktor

 

Petrit Çano, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë pritet të dalë përpara trupës së KPA pasi kjo e fundit të njihet me raportin e përditësuar të DSIK. Mes disa flamujve të kuq që janë ngritur në analizën e tre kritereve për figurën e tij spikat një denoncim i një biznesmeni të njohur që e akuzon Çanon se i ka bërë shantazh për qëllime personale:

 

Letra e gjatë e biznesmenit, e cila ndodhet në Ambasadën Amerikane, i është drejtuar edhe KLP-së, zyrës së Inspektorit dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që po merr në shqyrtim dosjen e prokurorit Çano, përfshirë akuzat për abuzim gjatë ushtrimit të detyrës dhe ndikim të paligjshëm me anë të postit.

“Përpara dy vitesh jam thirrur në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë nga prokurori Petrit Çano për arsye personale të tij. Në atë takim prokurori Cano, më tha se të kam thirrur jozyrtarisht për të biseduar për një mikeshën time, e cila quhet Alma B. (shën.red: identiteti i saj që gjendet në redaksi dhe në letrën dërguar organeve të Vetingut, nuk publikohet i plotë për arsye etike) – shkruan biznesmeni në letrën e tij dhe shton: “I thashë që nuk e njoh këtë shtetase. Më përsëriti se nuk të kam thirrur si prokuror”.

DITA mësoi se autor i këtij denoncimi të pazakontë është biznesmeni Nikolin Lleshi. Letra është firmosur edhe nga dy avokatët Rigert Koni dhe Enea Radiçi. Lleshi është administrator i shoqërisë “Alba-Shoes” dhe i shoqërisë “TNA’’, investitor në fushën e ndërtimeve, me rreth 28 vite aktivitet; aktualisht në listën e taksapaguesve më të mëdhenj në vend.

Skandali sillet rreth një objekti qendër tregtare dhe rezidencë banimi që ndodhet në lagjen Nr. 1, Rruga “Kala” në Krujë. Sipas materialeve të administruara nga tre institucione të Vetingut, historia lidhet me një hapësirë të porositur pikërisht në këtë godinë.

Gjatë takimit në zyrë prokurori i ka folur biznesmenit “për një kontratë porosie” të lidhur aty “mes bashkëshortit të Alma B. dhe ndërtuesit Arben Kupi”.

Kupi është ndërtuesi prej të cilit Lleshi ka blerë godinën në fjalë.

“Prokurori Petrit Cano më bëri me dije që, unë e di që ti je blerësi i pallatit, por do të doja që kontrata e lidhur mes bashkëshortit të A.B. dhe ish pronarit të pallatit Arben Kupi, të njihet nga ana juaj dhe detyrimi të merret i mirëqënë nga ju. I kam bërë me dije se, nuk kam asnjë detyrim ligjor ndaj askujt që ka pasur kontrata me ish pronarin Arben Kupi, pasi objektin e kam blerë pa detyrime ndaj të tretëve.

Në këtë pikë biseda u acarua, prokurori ka ngritur zërin dhe mē ka kërcënuar se, këtë detyrim do ta njohësh patjetër. Duke menduar se ishte një reagim i ashpër momental i tij, i thashë që nuk mund të bëj të tilla ndere. Më kërkoi të largohem nga zyra dhe të mendohem edhe njëherë,  përndryshe do të përballesha me të personalisht”.

Bisnesmeni dhe Prokurori nuk kanë patur më komunikime, por historia nuk u mbyll këtu.

“Vetëm dy javë pas ngjarjes në zyrë, më thërret përsëri në Prokurori, por këtë herë me cilësinë e të kallzuarit për mashtrim. Kallzuesi ishte.. bashkëshorti.i mikeshës së tij. U shtanga sepse unë atë person nuk e kisha takuar kurrë në jetën time. Në prani te prokurorit Cano, këtë herë kam paraqitur të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që më është kërkuar, për të provuar që nuk kam asnjë detyrim ndaj kallzuesit, madje as nuk e njoh, fakt të cilin ai e dinte shumë mirë”.

Denoncuesi shton në letër se pseudo-kallzimi ishte stisur nga vetë prokurori Petrit Cano, pasi “nuk është bërë më asnjë veprim më tej; ka pasur si qëllim vetëm të vazhdonte presionin e ngritur ndaj meje” – shkruhet në letër.

Në praninë e prokurorit është kryer gjithashtu një ballafaqim midis biznesmenit Nikolin Lleshit dhe shtetasit Arben Kupi, prej të cilit është blerë godina.

“Kupi ka deklaruar se, objektin ia kam shitur pa asnjë lloj detyrimi Nikolin Lleshit dhe të gjitha detyrimet që unë kam pasur me kontrata, me të tjerët, i kam përsipër vetë, duke i njoftuar ata; çdo detyrim si edhe ky për të cilin interesoheni ju, e kam unë” – citohet në letër.

Denoncimi përfshin më pas edhe institucione të tjera lokale që janë vënë në lëvizje nga prokurori si Bashkia dhe Komisariati i Policisë i Krujës.

“Ky drejtues me funksion prokuror i Krujës ka vendosur të përdorë të gjitha lidhjet që i ka për shkak të detyrës, duke kërkuar medoemos dëmtimin e biznesit tim dhe mua personalisht” –  shkruan në letrën e tij biznesmeni.

Ka pasuar një kalvar i gjatë konfliktesh dhe përplasjesh. “Theksoj faktin që cdo kallëzim i paraqitur nga ana jonë dhe jo vetëm rasti i mësipërm, pengohet dhe nuk vazhdohet në asnjë rast procedura ligjore që duhet ndjekur sepse kështu ka vendosur prokurori drejtues Cano” – citohet në letrën denoncuese, e cila do botohet e plotë nesër në DITA.

Ish-gjyqtarja e Krujës Enkeleda Hoxha, arrestuar në shkurt 2021. Majtas, Endrit Dokle

Prokuroria e Krujës dhe rasti Dokle

Endrit Dokle u dënua në janar 2012 me burg përjetë për një listë të gjatë akuzash përfshi tre vrasje, 4 tentativa vrasje e rrëmbim personi dhe përfshirje në organizatë kriminale.

Vendimi u la në fuqi nga Gjykata e Lartë në vitin 2014, pas një procesi maratonë të filluar në vitin 2005 ndaj të ashtuquajturës “Banda e Durrësit”. Ndërkohë paralelisht me këtë proces, Dokle u dënua përsëdyti në janar 2013 me 16 vjet burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda për krijim të organizatave kriminale dhe trafik narkotikësh, pasi ndërsa ishte në paraburgim ai ishte bërë pjesë e një rrjeti të trafikut, të cilin sipas vendimit të gjykatës e kontrollonte me telefon nga qelia.

Me një vendim të tretë, në korrik 2013, Gjykata e Krimeve të Rënda i bëri bashkë të gjithë dënimet e Dokles, në një dënim të vetëm me burg përjetë.

Por pak kohë më parë përmes gjashtë vendimeve, të marra njëri pas tjetrit dhe në një rast brenda të njëjtës ditë, gjyqtarja e Krujës Enkeleida Hoxha (tashmë e arrestuar) vendosi lirimin e tij “me kusht”, duke cituar në vendim gjendjen shëndetësore të të atit dhe depresionin që kishte kapluar Doklen.

Të dhënat tregojnë se gjyqtarja Hoxha – e cila ka liruar më herët në rrethana të ngjashme edhe të dënuarit për krime të rënda Ilir Paja dhe Genci Tafili, – i ka marrë vendimet skandaloze e ndihmuar nga raportet e drejtuesve të disa institucioneve, pa të cilat lirimi i Dokles do kishte qenë i pamundur.

Për të mbërritur tek liria, Dokles iu deshën një sërë procesesh gjyqësore, në të cilat gjyqtarja e Gjykatës së Krujës i njohu përfitim amnistie dhe po ashtu i pranoi përfitime prej paraburgimit dhe ulje dënimi.

Pas vendimit të Gjykatës, drejtuesi i Prokurorisë së Krujës, Petrit Çano u pyet cila ishte arsyeja e moskundërshtimit të vendimeve për amnistinë nga organi që drejton. “Ashtu e kemi çmuar,” – u përgjigj ai.

Prokurori i Krujës do dalë para KPA pas ankimimit nga Komisioneri Publik

Çano dhe Vettingu

Drejtuesi i Prokurorisë së Krujës, Petrit Çano u konfirmua fillimisht nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në korrik 2019.

Por në tetor 2019 Komisioneri Publik apeloi vendimin e KPK dhe i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit  hetim më të thelluar për Çanon.

Sipas Komisionerit Publik, KPK nuk kishte hetuar mjaftueshëm sa i përket blerjes së të paktën dy apartamenteve me çmim disa herë më të lirë se ai tregut çka e ngarkonte subjektin me dyshime për konflikt interesi dhe për fiktivitet.

Në maj 2021 Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të hapë hetimin gjyqësor lidhur me ankimin e Komisionerit Publik.

Në seancën e zhvilluar në qershor të këtij viti KPA doli me vendim të ndërmjetëm. Kolegji kërkoi prova dhe sqarime shtesë nga Gjykata e Krujës në lidhje me vendimet e marra dhe qëndrimin e prokurorëve të Krujës në çështjet që kishin të bënin me lirim me kusht, llogaritjen e ditëve të dënimit,  vendime mbi qëndrimin në shtëpi dhe çështje të ngjashme.

Komisioneri ngriti si çështje shtesë, veç dy apartamenteve, edhe sjelljen e Prokurorisë në lirimet e Endrit Dokles dhe Genc Tafilit.

Avokati i Çanos u mbrojt duke thënë se këto lirime nuk ishin në ankimin fillestar të Komisionerit ndaj nuk duheshin shqyrtuar, kurse vetë Çano tha se e kishte të pamundur të kontrollonte gjithë vendimet e Prokurorisë që drejton sepse kishte “shumë ngarkesë në punë për shkak të numrit të vogël të prokurorëve në Krujë”.

Tĕ pyetur mbi rastin, një burim nga KPA tha për DITA se Kolegji pritet të dalë me vendim për prokurorin Çano, pas mbërritjes së raportit të përditësuar të DSIK.

 

—–

Një material më i zgjeruar mund të lexohet nesër në DITA në versionin print të gazetës. Në foton kryesore: Prokurori Çano gjatë seancës së korrikut 2019 pas vendimit të KPK

 

Share This Article
22 Comments
    • Te shkarkohet po e po, dhe kjoeshte minimalja, por ky duhet edhe te ndeshkohet per shperdorim detyre, per kercenim të nje te treti per perfitim, per te cilat ka dispozita te caktuara ne Kodin Penal. Si ky, nga procesi i vetingut kane rezultuar dhe te tjere prokurore dhe gjyqtare qe jane shkarkuar, ata per fat te keq sot, ose jane avokate, ose gezojne parate e tyre te fituara ne rruge abuzive (korruptive) per shkak te pozicionit te tyre ne sistemin e drejtesise. Opinioni publik, me te drejte, nuk kerkon vetem shkarkimin e tyre, por edhe ndeshkimin per veprat penale qe mund te kene kryer dhe qe do duhet me nje investigim të thelluar pe SPAK, t’u vertetohet gjykatave faji i kryer, dhe ne baze te te cilave ato te japin drejtesi…

  • Qenka leter shume e forte, dhe mendoj qe eshte e vertete.
    Prokurori ka shfrytezuar detyren, e ka thirrur urori,.
    Ky eshte krim.
    Megjithate Cano eshte drejt pensionit, per 1 apo 2 vjet.
    Mendoj qe eshte Prokuror i mire, …

    • Po mo Pilo po.
      Duket puna e mire e ktyre.
      Kruja dhe Laci shembullore ne rendin publik, nuk ka krime fare.
      Aaaa pika
      Ik bej ndonje pilaf Pilo ate bej

        • Ti Pilo qeke si Nastradini kur u be gjykates.
          Erdhen dy qe grindeshin.
          Foli i pari: Keshtu, e keshtu ka ndodhur
          Ke te drejte – i thote Nastrua.
          Dale.more – hidhet e dyti – nuk eshte si thote ai. Eshte keshtu e keshtu e keshtu…
          – Ke te drejte – i thote Nastrua dhe ketij.
          Ngrihet njeri nga salla dhe thote: O zoti gjyjates,.po si mund te kene te drejte te dyja palet??
          KE TE DREJTE – i thote Nastradini dhe ktij…

    • Per ate qe thua Krutan nuk eshteas faji i prokurorit dhe as i gruas se prokurorit por i krye bashkiakut qe e paguan dhe i Rames qe e ka zgjedhur kete kryebashkiak (si ka zgjedhur te gjithe kryebashkiaket) .

    • Harroje. Nuk do kete drejtesi. U nderrojne postet, ne rastin me te rende, gjoja i denojne me mos ushtrim profesioni nja 2 vjet. Bejne fushate mediale kur i kapin, pastaj kur u vjen rradha per gjyq, as nuk kujtohen fare.

  • TE NDERUAR TE VETINGUT!!!

    MERRUNI PASURINE!
    ATY JU DHEMB!
    JO THJESHT SHKARKIM.
    JANE BERE AVOKATE TANI ATA WE KENI SHKARKUAR DHE BEJNE PRAPE LEK ME ALLISHVERISHE.

    SELUESTRIM.PASURIE!!!

  • Po te ishte per palen shqipare,te gjithe do e kalonin vettingun,….por desh zoti qe kemi keta te huajt,qe i qerrojne kriminelet prokurore dhe gjyqtare.
    Nje bravo te madhe meriton TEO JACOBS.

  • Ky eshte kokra e debilit dhe hajdutit
    Njeri I ndyre
    Te shkarkohet dhe ti sekuestohet pasuria
    Nje plehre me pak

  • Temen e semes hajde shaje po deshe Enver Hoxhen. Keta prokuroret e sotem nuk jane si te dklurshmit qe shume shume ndonje qengj a kec edhe e hanin se makina ishte e shtetit. Sa i takon shtepise ishi te gjithe me qera

  • Mtha kshu mtha ashtu ..sikur nuk dihet kush esht nikollin leshi kokrra mashtrusit qe di me vjedh pronat e krutaneve qe kan ble me gjak..qe ka korruptu cdo gjykate tn qe te doli nje prokuror i nderuar qe ka kalu vetingun te hasi sharra n gozhd dhe paske fillu me shpif.. njif pronat e krutaneve se nuk e ha dot me krutan

  • Po si mundet te blesh nje pallat apo qender tregtare pa njohur detyrimet ndaj te treteve qe shitesi ka? Pema duket e kalbur qe ne rrenje.

  • Ka me mashtrues se Nikolin Lleshi i cili meriton te denohet per ate cka u ka bere 22 te demtuarve??
    Mashtruesi i cili ka bere demin e 2 milion eurove.

  • A ka turp me te madh sesa nje ish prokurore e larguar nga Vetingu per 15 vite nga sistemi te perfaqesoje dhe te mbroje para te njejtit komision qe e shkarkoi nje pale tjeter??? O KPK o ONM i keni bere kallezim penal Sevdalleshes per pasurite e paligjshme qe konstatuat apo jo? Perse talleni me kete popull?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *