Me Këshillin e ambasadorëve shqiptarë, Meta: Politika e jashtme, larg ndikimit

Dita

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim Këshillin e ambasadorëve shqiptarë, të kryesuar nga Presidenti i këtij Këshilli, ish-ministri i Punëve të Jashtme, z.Besnik Mustafaj.

Qëllimi i këtij takimi ishte njohja me misionin dhe programin e kësaj organizate, e cila është themeluar nga një grup ish-ambasadorësh të Republikës së Shqipërisë , si dhe nga bashkëpunimi me institucionin e Presidencës.

Presidenti Meta tha se krijimi i këtij Këshilli është një nismë e cila do të ndihmojë me kontributin, përvojën dhe këshillat profesionale, sa i takon çështjeve të rëndësishme të politikës së jashtme.

Ai u shpreh gjithashtu se politika jonë e jashtme duhet t’i qëndrojë larg ndikimit të interesave të politikës së ditës. Sipas tij, kjo politikë duhet të shfaqet e maturuar dhe e përqëndruar në interesat e qëndrueshme kombëtare.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *